- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Akuza ndërpartiake rreth udhëtimit të kryetarit të Ohrit në Australi
Udhëtimi i kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandër Petreski në Australi është shndërruar në temë përplasjesh politike. Deputeti i VMRO DPMNE-së nga Ohri Cvetko Grozdanov, akuzoi Petreskin se shëtit nëpër botë, ndërsa qytetarët dhe institucionet e shtetit luftojnë me katastrofat natyrore në komunën e tij.
"Për kryetarin e komunës Petreski, më parësore janë vizitat e tij në ndeshjet e futbollit, rehatia dhe moti i ngrohtë në Australi, se sa problemet e komunës. Pas komunikatës së djeshme të LSDM-së mbi këtë ngjarje, VMRO DPMNE-ja sugjeron që edhe ata të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të komunës Aleksandër Petreski”, u shpreh Cvetko Grozdanov,deputet i VMRO-DPMNE nga Ohri.
Vizita në Australi është një gabim i madh dhe i palejueshëm, përsëriti sot edhe lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, që nga ana tjetër, sulmoi edhe përfaqësuesit e qeverisë. LSDM fajëson se pikërisht kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij po e bindin opinionin se në Ohër, nuk po ndodh asgjë.
"Secili, e ndoshta edhe kryetari i komunës Petreski mund të konkludojë se mund të shkojë në qetësi dhe rehati, për në Australi. Me fjalë të tjera, dorëheqjen eventuale të kryetarit të komunës mund t’a shqyrtojmë në pako me dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë", deklaroi kryetari i LDM-së Branko Cërvenkovski.
Ndërsa Cërvenkovski pohon se Petreski ka informuar se do të përfundojë para kohe vizitën, nga Shërbimi për marrëdhënieve me opinionin të kryetarit të komunës së Ohrit, thonë të kundërtën. Petrevski, do të qëndrojë 2 javë në Australi.
Frosina Cvetkovska
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


