Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Përkujtohen demonstratat e vitit 1981, zbulohet pllaka në nder të dëshmorit Mursel Ahmeti

Përkujtohen demonstratat e vitit 1981, zbulohet pllaka në nder të dëshmorit Mursel Ahmeti

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Viktimat e demonstratave të 1981 në Prishtinë, u kujtuan sot në Shkup, me një akademi përkujtimore. 29 vjet pas protestave të përgjakshme, shqiptarët mbeten ende larg të drejtave të barabarta. Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare nga Kosova, Adem Demaçi tha se politikanët tanë nuk duhet të bëhen pre e interesave ditore, por të punojnë për popullin nga i cili kanë marrë verdiktin.
“Të gjitha shkojnë e vijnë, shkojnë edhe Hasanat e Hysenat e të tjerët, shkojnë edhe partitë njëra pas tjetrës, por kombi mbetet. Prandaj le të investojmë le të sakrifikojmë për interesin e kombit nëse nuk duam që të harrohemi dhe nëse nuk duam që të vdesim. Vëllezërit tanë që janë të instaluar nëpër pushtete në të katër anët e hapësirës shqiptare në rend të parë kur të ngrihen në mëngjes të mendojnë, çfarë duhet të bëj diçka për kombin tim!”, tha Adem Demaçi, veprimtar i njohur kombëtar.
“Të sharat e Adem Demaçit na bëjnë mirë sepse na shanë në gjuhën shqipe që ne të jemi edhe më të mirë sepse na do shumë dhe njeriun që të qorton duaje, mos e duaj atë që të lavdëron. Këto të arritura sigurisht që janë me sakrifica të panumërta, sigurisht që i vranë dhe u vranë shqiptarët për lirinë e vet, por ama pushtuesit një gjë nuk e arritën, nuk arritën të vrasin truallin shqiptar, truallin që ushqen shqiptarët, këtë nuk e arritën dot dhe bijt e vet këtë truall e çliruan”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndërkohë, para Muzeut të Lirisë në Shkup u zbulua pllaka përkujtimore në nder të dëshmorit kombëtar, Mursel Ahmeti, djalit të Ahmet Delisë, i cili në vitin 1931 u soll i plagosur në Shkup dhe më pas u helmua. Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se zbulimi i kësaj pllake përkujtimore është një hap drejt kthimit të të gjitha simboleve shqiptare në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, Shkupin. .
“Sot në Shkup kemi një atmosferë festive, kjo ndjehet edhe tek qytetarët por edhe tek ne si funksionar bashkë me familjarët e Mursel Ahmetit dhe jo rastësisht zgjodhëm proverbin popullor tek pllaka përkujtimore “Gjaku u bëftë dritë”. Ne aty e kemi vendos sepse gjaku i tij u bë dritë. Shkupit dardan dalëngadalë po ia kthejmë simbolet dhe të gjithë ato që një kohë janë shënuar në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës Çair.
“Falënderoj që ma mundësoi Zoti me ardh dhe ta zbuloj pllakën e tij sot në Shkup pas 70 viteve që kur ka ndëruar jetë këtu në Shkup dhe me këtë rast falënderoj gjithë popullin, ata që kanë kontribuar për këtë ditë, për këtë komb e për këtë flamur”, tha Adem Ahmeti, nipi i Mursel Ahmet Delisë.
Gjatë Akademisë përkujtimore të 29 vjetorit të fillimit të demonstratave të vitit 1981, morën pjesë dhe anëtarë të familjes së Adem Jasharit, Ahmet Delisë dhe Tahir Mehës si dha dy ambasadorët, ai i Shqipërisë Arben Çejku dhe ai i Kosovës në Shkup dhe Skënder Durmishi.

Valmir Kuçi    

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

gazi baba më 13/03/2010 18:29:00
avatar
ide e mire lavdi per deshmort e kombit shqiptar ane mban trojeve shqipe por nje ta dini o popull nuk keni gabuar per voten e dhant te z.ali ahmeti por nje ta dini se z.ali ahmeti prej vitit 1979 edhe ne levizje per ket komb jo vetem ne maqedoni po ne tan trojet shqiptare mos keni merak se do mposht edhe gruevskin zoti te dhasht jete te xhat z,ali ahmeti se i duhesh kombit shqiptar
Thumbs Up Thumbs Down
trimi më 12/03/2010 11:54:06
avatar
Trim ai eshte qe e nderon Kombin, shqipetar eshte ai qe e mban vellaun, njeri eshte ai qe qmon vlerat, mendoni dhe thuani deri kur do shajame vetvehten,deri kure do peshtyjme vehtveten, kete se ben njeriu, kete se ben shqipetari dhe kete se harojn Trimat.
Mjer ju qe nuk mund ta gjeni vehten ne mesin e vlerave.Uroj qe sa me teper te kemi plaka perkujtimore se perkujtojm ata qe derdhen gjak per Lirine tone.
Thumbs Up Thumbs Down
Blerim - Gostivar më 12/03/2010 09:50:46
avatar
Në pllakën përkujtimore të Mursel Delisë keni shkruajtur ,, Gjakui i tij u bë dritë". Por "dritë" duket vetëm për deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave shqiptarë, kurse populli shqiptarë në FYROM jeton në erësirë të vërtetë politike, arsimore , ekonomike .
Për fat të keq dritë nuk ka as për familjet e dëshmorëve.
Është koha politikanët shqiptar ti lënë pllakat përkujtimore, ti lënë gurët e voreve , le të fillojnë të ndërtojnë një jetë më të ndritshme për gjithë shqiptarët e gjallë. Ky ka qenë amaneti i dëshmorëve të kombit.
Thumbs Up Thumbs Down
Prilepi më 12/03/2010 09:28:22
avatar
Populli thot:"ME MIRE NJE ORIGJINAL I SHEMTUAR, SE SA NJE KOPIJE E ZBUKURUAR". Asgje te re,vecse nje kopijim nga Gruevski!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Kaqaki më 12/03/2010 08:34:02
avatar
Me kto fjal nuk dua te them se BDI ka ber Maximumin dhe ka regulluar gjithqka, veq ju lus qe mos ta nenqmoni te nderuarin Ali Ahmeti sepse ai ka me shum merita se cdokush tjeter ne ket vend. Dhe ai fukaras per buk i jep buken por fukaras per mend smundet ti jep mend. Ju pershendes.
Thumbs Up Thumbs Down
glauku më 11/03/2010 20:03:02
avatar
Po.i qofte dheu i lehte shqiptare ketij dhe trimave tjere.Por te sharat e Baces Adem nese nuk i bekan dem Kryekomandantit athua klithjet,ofshamjet,e lutjet te shqiptareve qe kete dhe dhe toke po e ndjejne te huaj si do ti perjeton ky fare zoteriu.Rrofte partia punetore,rrofte partia popullore......hmmmm ku i kemi degjuar keto fare parolla?nje kishte te gjithe asgje.Nje ishte qdoher ne te drejte e tjeret po qe se nukishin me te-ishte kunder tij.Fshati digjet nusja krihet. Qte bejme me te thenat e Faik Konices dhe Gjergj Fishtes atehere?me kend do jemi?O burra!nje pllake nuk eshte konform njesoj me 30 pllaka,buste,permendore e qe po ti matish ne kandar do te kishin peshuar gati sa tere teritori i komunes qair me 3-4 km.katror.Urime!
dhe pasi ra fjala me siguri se ende nuk dihet sakte se kush(me emer dhe mbiemer) e paska helmuar kete trim,por a ka najsend te re per gjetjen e vrastareve te vllaut te Legjendes se gjalle shokut Fazli Veliut?
tungjatjeta
Thumbs Up Thumbs Down
drejtori më 11/03/2010 18:46:26
avatar
Nuk jemi kunder ketij trimi,Zoti e qoft ne xhennet,por jemi kunder asaj qe kan filluar qeveritaret tan ruget i kemi gjith gropa,e skemi buk me hanger ata me permendore i njejti mentalitet si i Gruevskit jazek ju koft,shum jemi pishman qe jau kemi dhan voten.
Thumbs Up Thumbs Down
Musa më 11/03/2010 18:07:30
avatar
I lehte dheu u koft ketyre Burrave,Lavdi .....
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com