Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje

Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete gjatë takimit të liderëve të katër partive më të mëdha politike, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit Gjyqësor Republikan. Kryeministri Gruevski njohur krerët e partive me ndryshimet kushtetuese, që sipas tij rrisin efikasitetin në Gjyqësor. Ndërkohë kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski kërkoi në formë të shkruar propozimin konkret që të mund të vendos për të.
“Sot u diskutua për gjithçka. Kishte vërejtje se çfarë ndodh nëse hapen edhe iniciativa të tjera. Ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë. Kjo nuk do të thotë se duhet edhe t’i pranojmë të gjitha iniciativat e tjera. Në fund u kërkua nga ana e Cërvenkovskit që t’i prezantojmë në formë të shkruar se si do të dukej versioni final i tekstit i cili do të miratohej. Zoti Selmani dha gjithashtu disa propozime duke përfshirë edhe disa ndryshime të tjera në kushtetutë. E pyeta se a janë këto në Marrëveshjen e Ohrit, ai tha se nuk janë. Unë këtë e kuptoj më shumë si nevojë për ndërrimin e Marrëveshjes së Ohrit, që mendoj se nuk është koha e duhur për këtë” deklaroi pas takimit kryeministri Nikolla Gruevski.
“Në takimin e sotëm dëgjuam vetëm një paraqitje të shkurtër gojore nga ana e kryeministrit, ku ai theksoi vetëm disa pika kryesore dhe pa zgjidhje konkrete, që propozohen për ndryshime të kushtetutës. U konkludua që, para takimit të ardhshëm të liderëve, nga ana e iniciatorëve do të na dorëzohet dokumenti i shkruar për të cilin do të mund të deklarohemi”, u shpreh Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ndonëse prezent në takim, nuk u prononcua për median mbi qëndrimin e partisë së tij lidhur me ndryshimet kushtetuese, megjithatë mësohet se Ahmeti ka kërkuar nga Selmani që kërkesat e DR-së për ndryshime shtesë në kushtetutë t’i parashtroj në formë të shkruar.
“Kryeministri pati pyetje drejtpërdrejt se a është kjo pjesë e rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit përgjigja ime është shumë konkrete se Marrëveshja e Ohrit ka pjesët e shkruara por ka edhe frymën e vet dhe ka mekanizmat mbrojtës ndaj mbivotimit. Parimi i Badenterit apo votimi i dyfishtë është një parim si vlerë e lartë e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo duhet gjithsesi të implementohet edhe në vendimet e gjykatës kushtetuese”, u shpreh Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Ndryshimet në kushtetutë parashikojnë rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor republikan, heqjen e të drejtës ministrit të drejtësisë që të jetë anëtarë i Këshillit gjyqësor republikan si dhe shkurtimin e mandatit nga 6 në 4 vjet. Këto ndryshime, sipas kryeministrit Gruevski, shmangin presionet e ndryshme ndaj gjyqësorit.
 
Bedri Rexhallari   
   

Subscribe to comments feed Komente (35 dërguar):

aziz më 13/03/2010 14:44:23
avatar
doja te shtoj dicka duke then se tash vijne ka fundi po pun edhe kjo parti shqiptare do qendroj me popullin apo me gruevskin ket do duhet ta analizojn dhe te nxjerin nje konkluzion, de facto sa e shof un ata vec kan zgjedh edhe tash do te shofim se cka do te behet, mirepo duhet thene se interesa kombetar esht shum ma i madh se interesi privat po nejse kuj po ja them ket nje shurdh memeci,po prap se prap ndjej obligim nga ana morale apo shpirterore ta them ket per nje restart te kujtese se tyre
Thumbs Up Thumbs Down
realisti-gostivar më 12/03/2010 12:08:21
avatar
kapo di tuti kapoja.normalisht kur te tjeret nuk e din se cka po ndodh me ta ,dikush edhe keshtu do ta thir z.thacin.jo se aj e meriton por kta te tjeret jan shum te dobet perteper.
Thumbs Up Thumbs Down
oslo_norway më 12/03/2010 10:58:18
avatar
A e dini pse Ali Ahmeti i ka kerku Imer Selmanit me shkrim?
Ja pse:Aliu kur e ka ndegju Imerin duke parashtru kerkesat per nryshimin e kshtetutes ai ka mendu se asht duke folur per dicka per planeten Mars dhe sen e ka kuptu.Dhe ai nuk miret me astronomi dhe ka nevoj me shkrim per perkthim dhe per analiza prej analistave te ve.Ja ka e kemi ne mbledhje ku jan mbledhur burat me kuvendu. mjert tna se ka e kemi ne pushtet per momentin as qe nuk e lodh trurin aspak se edhe ashtu nuk aq shum ne at trur te vetin,dhe besoj se asht i fiksum.
Sa i perket Imer Selmanit nuk e njohim mir por ai sa do pak po perpiqet me tregu se ka ende dikuh me kerku per ne shqiptaret.Nese nuk gabojm per te,se gjithmon shqipet ktu tek ne luftojn per karieren evet deri sate ngopen por per fat te keq spo ngopen kur ei po pelsasin.
Alsat-pershendetje per ju se ju jeni e vetmja shpres per ne shqiptaret ne Maqedoni ju po ndihmojni me programet e juaja me publikimin e gjithave.FLM.Tung
Thumbs Up Thumbs Down
Fatmiri më 12/03/2010 09:56:58
avatar
Nga ky takim kishte vec nje gje pozitive.Deklarata e Imer Selmanit,propozimi per mbrojtjen e interesave kombetare.Urime lidershipit te kesaj partie
Thumbs Up Thumbs Down
Agron më 12/03/2010 09:55:06
avatar
Deklarata e Imer Selmanit u prit me entuziazem ne Gostivar.Forca DR,urime vec perpara
Thumbs Up Thumbs Down
Driti më 12/03/2010 09:53:55
avatar
Propozim konkret nga njeri me potencial.Dikur kryetar komune i suksesshem,minister i suksesshem tani lider i sukseshem.Nuk njeh deshtime Imer Selmani.Me kete njeri ec perpara ceshtja shqiptare.Urime DR e keni mbeshtejen e Dibres
Thumbs Up Thumbs Down
Jetmir më 12/03/2010 09:51:53
avatar
Perpara Imer Selmani, na zbardhe fityren
Thumbs Up Thumbs Down
besnik kadriu - tetove më 12/03/2010 09:51:02
avatar
Dita ditet po bindemi se avokati i vetem qe per momentin mbron intersat e shqiptareve eshte DR dhe lideri i saj.Kjo u deshmua nga ky takim.I vetmi qe doli me propozim pro interesit shqiptareve.Imer Selmani ka vizion,nuk eshte ne politike per te mbushur xhepat.Ka biznesin e vet familjar.Ka nje mision,avancimin e shqiptatarve,c'ti besh Thacit qe ka nje synim,uzurpimin e Tetoves apo Ahmetit qe nuk din cka ben vetem e vetem te arrij deri te pasuria dhe interesat klanore.Imer Selmani eshte zgjidhja
Thumbs Up Thumbs Down
Drejtimi më 12/03/2010 09:47:19
avatar
Perfundimisht del se Imer Selmani mbetet zgjidhja e vetme e shqiptareve te Maqedonise. Nga ky takim nxora dy konkluzione. E para se Imer Selmani ka guximin qe Brankos dhe Nikolles t'ua thote troc ate qe duhet per shqiptaret dhe nen 2: Rane maskat dhe shpifjet per figuren emlementike te Imer Selmanit, se kinse eshte njeri i Gruevskit. Me takimin u pa hapur se edhe Gruevskit ia tregoj rrugen. Mendoj se te gjithe shqiptaret duhet te kthejn syte nga Imer Selmani, kete e theme per shume arsyje. Nen 1, dy te tjeter, Ahmetin dhe Thacit i pam kush jane. Ua pime corben,kurse Rufi Osmani te cilin te gjithe e mbeshtetet po tregohet se ska aftesi praktike per te udhehequr, e ka sjell komunen e Gostivarit ne qorsokak. S;ka investime s'ka agje. Deri sot kam menduar ndryshe, sinqerisht e them, por sot po bindhem se DR vertete tregon mencuri dhe pjekuri politike. Une tash jam percaktuar
Thumbs Up Thumbs Down
Albert më 12/03/2010 09:37:17
avatar
Foto e ditës!!!! Gruevski me klishat..
Pa koment...Fotoja flet vet...
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 35 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com