Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje

Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete gjatë takimit të liderëve të katër partive më të mëdha politike, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit Gjyqësor Republikan. Kryeministri Gruevski njohur krerët e partive me ndryshimet kushtetuese, që sipas tij rrisin efikasitetin në Gjyqësor. Ndërkohë kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski kërkoi në formë të shkruar propozimin konkret që të mund të vendos për të.
“Sot u diskutua për gjithçka. Kishte vërejtje se çfarë ndodh nëse hapen edhe iniciativa të tjera. Ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë. Kjo nuk do të thotë se duhet edhe t’i pranojmë të gjitha iniciativat e tjera. Në fund u kërkua nga ana e Cërvenkovskit që t’i prezantojmë në formë të shkruar se si do të dukej versioni final i tekstit i cili do të miratohej. Zoti Selmani dha gjithashtu disa propozime duke përfshirë edhe disa ndryshime të tjera në kushtetutë. E pyeta se a janë këto në Marrëveshjen e Ohrit, ai tha se nuk janë. Unë këtë e kuptoj më shumë si nevojë për ndërrimin e Marrëveshjes së Ohrit, që mendoj se nuk është koha e duhur për këtë” deklaroi pas takimit kryeministri Nikolla Gruevski.
“Në takimin e sotëm dëgjuam vetëm një paraqitje të shkurtër gojore nga ana e kryeministrit, ku ai theksoi vetëm disa pika kryesore dhe pa zgjidhje konkrete, që propozohen për ndryshime të kushtetutës. U konkludua që, para takimit të ardhshëm të liderëve, nga ana e iniciatorëve do të na dorëzohet dokumenti i shkruar për të cilin do të mund të deklarohemi”, u shpreh Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ndonëse prezent në takim, nuk u prononcua për median mbi qëndrimin e partisë së tij lidhur me ndryshimet kushtetuese, megjithatë mësohet se Ahmeti ka kërkuar nga Selmani që kërkesat e DR-së për ndryshime shtesë në kushtetutë t’i parashtroj në formë të shkruar.
“Kryeministri pati pyetje drejtpërdrejt se a është kjo pjesë e rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit përgjigja ime është shumë konkrete se Marrëveshja e Ohrit ka pjesët e shkruara por ka edhe frymën e vet dhe ka mekanizmat mbrojtës ndaj mbivotimit. Parimi i Badenterit apo votimi i dyfishtë është një parim si vlerë e lartë e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo duhet gjithsesi të implementohet edhe në vendimet e gjykatës kushtetuese”, u shpreh Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Ndryshimet në kushtetutë parashikojnë rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor republikan, heqjen e të drejtës ministrit të drejtësisë që të jetë anëtarë i Këshillit gjyqësor republikan si dhe shkurtimin e mandatit nga 6 në 4 vjet. Këto ndryshime, sipas kryeministrit Gruevski, shmangin presionet e ndryshme ndaj gjyqësorit.
 
Bedri Rexhallari   
   

Subscribe to comments feed Komente (35 dërguar):

aziz më 13/03/2010 14:44:23
avatar
doja te shtoj dicka duke then se tash vijne ka fundi po pun edhe kjo parti shqiptare do qendroj me popullin apo me gruevskin ket do duhet ta analizojn dhe te nxjerin nje konkluzion, de facto sa e shof un ata vec kan zgjedh edhe tash do te shofim se cka do te behet, mirepo duhet thene se interesa kombetar esht shum ma i madh se interesi privat po nejse kuj po ja them ket nje shurdh memeci,po prap se prap ndjej obligim nga ana morale apo shpirterore ta them ket per nje restart te kujtese se tyre
Thumbs Up Thumbs Down
realisti-gostivar më 12/03/2010 12:08:21
avatar
kapo di tuti kapoja.normalisht kur te tjeret nuk e din se cka po ndodh me ta ,dikush edhe keshtu do ta thir z.thacin.jo se aj e meriton por kta te tjeret jan shum te dobet perteper.
Thumbs Up Thumbs Down
oslo_norway më 12/03/2010 10:58:18
avatar
A e dini pse Ali Ahmeti i ka kerku Imer Selmanit me shkrim?
Ja pse:Aliu kur e ka ndegju Imerin duke parashtru kerkesat per nryshimin e kshtetutes ai ka mendu se asht duke folur per dicka per planeten Mars dhe sen e ka kuptu.Dhe ai nuk miret me astronomi dhe ka nevoj me shkrim per perkthim dhe per analiza prej analistave te ve.Ja ka e kemi ne mbledhje ku jan mbledhur burat me kuvendu. mjert tna se ka e kemi ne pushtet per momentin as qe nuk e lodh trurin aspak se edhe ashtu nuk aq shum ne at trur te vetin,dhe besoj se asht i fiksum.
Sa i perket Imer Selmanit nuk e njohim mir por ai sa do pak po perpiqet me tregu se ka ende dikuh me kerku per ne shqiptaret.Nese nuk gabojm per te,se gjithmon shqipet ktu tek ne luftojn per karieren evet deri sate ngopen por per fat te keq spo ngopen kur ei po pelsasin.
Alsat-pershendetje per ju se ju jeni e vetmja shpres per ne shqiptaret ne Maqedoni ju po ndihmojni me programet e juaja me publikimin e gjithave.FLM.Tung
Thumbs Up Thumbs Down
Fatmiri më 12/03/2010 09:56:58
avatar
Nga ky takim kishte vec nje gje pozitive.Deklarata e Imer Selmanit,propozimi per mbrojtjen e interesave kombetare.Urime lidershipit te kesaj partie
Thumbs Up Thumbs Down
Agron më 12/03/2010 09:55:06
avatar
Deklarata e Imer Selmanit u prit me entuziazem ne Gostivar.Forca DR,urime vec perpara
Thumbs Up Thumbs Down
Driti më 12/03/2010 09:53:55
avatar
Propozim konkret nga njeri me potencial.Dikur kryetar komune i suksesshem,minister i suksesshem tani lider i sukseshem.Nuk njeh deshtime Imer Selmani.Me kete njeri ec perpara ceshtja shqiptare.Urime DR e keni mbeshtejen e Dibres
Thumbs Up Thumbs Down
Jetmir më 12/03/2010 09:51:53
avatar
Perpara Imer Selmani, na zbardhe fityren
Thumbs Up Thumbs Down
besnik kadriu - tetove më 12/03/2010 09:51:02
avatar
Dita ditet po bindemi se avokati i vetem qe per momentin mbron intersat e shqiptareve eshte DR dhe lideri i saj.Kjo u deshmua nga ky takim.I vetmi qe doli me propozim pro interesit shqiptareve.Imer Selmani ka vizion,nuk eshte ne politike per te mbushur xhepat.Ka biznesin e vet familjar.Ka nje mision,avancimin e shqiptatarve,c'ti besh Thacit qe ka nje synim,uzurpimin e Tetoves apo Ahmetit qe nuk din cka ben vetem e vetem te arrij deri te pasuria dhe interesat klanore.Imer Selmani eshte zgjidhja
Thumbs Up Thumbs Down
Drejtimi më 12/03/2010 09:47:19
avatar
Perfundimisht del se Imer Selmani mbetet zgjidhja e vetme e shqiptareve te Maqedonise. Nga ky takim nxora dy konkluzione. E para se Imer Selmani ka guximin qe Brankos dhe Nikolles t'ua thote troc ate qe duhet per shqiptaret dhe nen 2: Rane maskat dhe shpifjet per figuren emlementike te Imer Selmanit, se kinse eshte njeri i Gruevskit. Me takimin u pa hapur se edhe Gruevskit ia tregoj rrugen. Mendoj se te gjithe shqiptaret duhet te kthejn syte nga Imer Selmani, kete e theme per shume arsyje. Nen 1, dy te tjeter, Ahmetin dhe Thacit i pam kush jane. Ua pime corben,kurse Rufi Osmani te cilin te gjithe e mbeshtetet po tregohet se ska aftesi praktike per te udhehequr, e ka sjell komunen e Gostivarit ne qorsokak. S;ka investime s'ka agje. Deri sot kam menduar ndryshe, sinqerisht e them, por sot po bindhem se DR vertete tregon mencuri dhe pjekuri politike. Une tash jam percaktuar
Thumbs Up Thumbs Down
Albert më 12/03/2010 09:37:17
avatar
Foto e ditës!!!! Gruevski me klishat..
Pa koment...Fotoja flet vet...
Thumbs Up Thumbs Down
avdil më 12/03/2010 02:10:08
avatar
Imer Selmani?? nipi Gruevskit a? jooo be, atij i ka ra rejtingu hala pa i hyp.
Thumbs Up Thumbs Down
meri më 12/03/2010 00:28:59
avatar
-O ti zoteri xhemail shum bukur po flet ti po merru njeher me ata politikanet etu. Analizoi pak ti ato veprat e ministrave te kesaj qeveria se ti haptas po tregohesh se po mbron ket qeveri.
-Une nuk jam sipatizant i asnje partie prandaj po te keshilloj qe me mir ti besh kritika vetvetes se sa tjetrit.Peshqeshin e qeveris se me pare e kishim BRODECIN kurse te kesaj e kemi gjuhen maqedone, largimin e popullit nga syt kembet, shkupin do na zbukuroni me bustet e herojve maqedonas etj.
-Desha te shtoj edhe pak per kritiken qe kishe ber per selmanin se ai me shum ka dash te jap intervista neper tv dhe gazeta se te drejtonte punen si minister. Ndoshta edhe keni te drejte, por ama sikur ti ritikoni keto ministrat etashe ateher me shum njerez do tju jepnin te drejte.
Thumbs Up Thumbs Down
toni më 11/03/2010 23:46:37
avatar
po shqiptaret hum let mashtrohen me nji fjal ? vetem nje fjal etha imer selmani menjier e shpallin patriot i popullit shqiptar po edhe aj esht njesoj o shqiptar se cfar vepre ka ber per komb apo per shqiptarizem imer selmani po shikone si lieder i shqiptareve ne maqedoni qe si trmbet maqedonasit duhet tjet ASAN PRISHTINA po kush esht ki ? po ki esht ai qe ela parllamentin e doli ne luft aka sod asi shqiptari dokund athu o popull po cka jeni qorru po mbane zotri HISNI SHAQIRIN se vetem ki burr qe irrin maqedonasit denk e sun ja tut sinin kti burri se ki asht ai qe i zgjidh problemet ne Maqedoni pra qish do koft si me luft ashtu edhe me diallog flm tv alsat-m
Thumbs Up Thumbs Down
shkupi më 11/03/2010 23:10:57
avatar
Bravo Imer vetem keshtu vazhdoni se do e keni perkrahjen e krejt popullit.
Thumbs Up Thumbs Down
vigani më 11/03/2010 21:30:14
avatar
Gjykata kushtetuese na e solli Gostivarin ne vitin 1997,Verejtje dhe propozim shume me vend i Imer Selmanit, e ka detektuar mire ku qendron problemi i gjykates. Me kete propozim nuk do te mund te na shkelin maqedonet ne gjykaten kushtetuse,se duhet shqiptaret te votojne per vendime. BRAVO!!!
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 next gjithsej: 35 | shfaqen: 1 - 15

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com