Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Gruevski takoi liderët për ndryshimet kushtetuese

Gruevski takoi liderët për ndryshimet kushtetuese

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Liderët e partive kryesore politike sot kanë diskutuar iniciativën e VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese në pjesën e pushtetit gjyqësor. Në takim ku morën pjesë lideri i VMRO DPMNE-së, kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i LSDM Branko Cërvenkovski , lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe i Demokracisë së Re Imer Selmani u vendos që fillimisht të përgatitet një version me ndryshimet që kërkohen në gjyqësor dhe më pas për to të diskutohet në takimin e radhës.
Ndërkohë lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani këkoi që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe e votimit në Gjykatës Kushtetues më parimin e Badenterit për të pamundësuar mbivotimin e vendimet që kanë të bëjnë me shqiptarët që të mos përsëritet rasti me shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për flamurin flamurit kombëtar. Por, kryeministrit Gruevski ka vlerësuar së kërkesa e tillë kërkon edhe ndryshimin e Marrëveshjes së Ohrit pasi sipas tij kërkesat e Selmanit bien ndesh me këtë marrëveshja. Ndryshe, iniciativa e VMRO DPMNE-së synon rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillin Gjyqësor Republikan që zgjidhen nga radhët e vetë gjykatësve, pastaj ministri i Drejtësisë të mos jetë më anëtar i Këshillit Gjyqësor si dhe të zvogëlohet mandati i tyre i cili zgjat gjashtë vjet. Në mënyrë plotësuese, përmes ndryshimeve ligjore, nga partia në pushtet kërkohet edhe përforcimi të kritereve për zgjedhjen e gjykatësve.
Paraprakisht, opozita vlerësoi se çdo ndryshim i Kushtetutës është hap i rrezikshëm që mund të shkaktojë edhe kërkesa tjera për ndryshime kushtetuese. /alsat-m/

Subscribe to comments feed Komente (13 dërguar):

Lavdimi Forine më 12/03/2010 11:18:30
avatar
rilindi97 Cili popull e din. Sa mendim cinik. E din vec fabrika e shpifjeve me emrin PDSH. Une jam popull dhe e di qe imer selmani eshte zotri, politikan dhe mbi gjitha kombetar dhe fetar, gje qe se kane asnjeri lider tjeter.Me dukesh si njeri i dyshimte,njeriu flet per interesa kombetare ju vazhdoni me shpifjet sikur te ju kete porosit ndonje sherbim sekret
Thumbs Up Thumbs Down
rilindi97 më 11/03/2010 17:05:48
avatar
Unë vazhdimisht po shkruaj që DR-ja është pjellë e N. GRuevskit kundër shqiptarëve.
Kurse me "takimet e liderëve" Gruevski po mundohet edhe ta dënojë opozitën, por edhe ta promovojë Imer Selmanin, kinse ky qenka ndonjë lider i madh.
E din populli kush eshte Imer Selmani dhe çfar roli luan ai kundër shqiptarëve.
Posaqërisht banorët e Sarajit e njohin më së miri.
Thumbs Up Thumbs Down
ubejd gashi më 11/03/2010 16:59:25
avatar
Pse Menduh Thaçi nuk ishte prezent aty?
Ndoshta për shkak të Imer Selmanit, të cilin e konsideron si varëse të Grujevskit.
O Menduh Thaçi, jo vetëm Imer Selmani, por edhe Ali Ameti të dy ia kanë kthyer shpinën popullit shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
Homoec më 11/03/2010 16:59:24
avatar
E kisha porosit Ali Ahmetin qe te mos e permban Gruevskin por cka mungon ne kushtetut per shqiptaret duet ta kerkojn, sepse nese nderhyet ne Kushtetut pse mos te nderhyet te marveshja e Ohrit, edhe ashtu marveshja ohrit ka mungesa sic esht Flamuri, gjuha shqipe zyrtare e dyt, mos lujn me arsimin qe ne klasat e para edhe shum tjera, prandaj duet tja veni mendjen, nese nderhyet ne kushtetut duet te kemengulet, se kjo nuk ndodh per xhdo dit, prandj duet shfrytzu.
Perndryshe duet te bllokoet nga shqiptaret. Fal. Asat
Thumbs Up Thumbs Down
zemri dashi (austri) më 11/03/2010 16:55:22
avatar
Të gjithë në diasporë jemi të njëzerit që partitë shqiptare në Maqedoni kanë dështuar totalisht.
Kishim shpresë që Imer Selmani dhe DR-ja do të mund të ndryshojnë këtë gjendje, por fatkeqësisht doli që ai paska hapur parti me ndihmën e Gruevskit, vetëmse për ta përçarë PDSH-në.
Dhe tash shpresa jonë ka mbetur te ndonjë partie re e cila do të artikulonte zërin e kërkesave të shqiptarëve.
Thumbs Up Thumbs Down
burimi më 11/03/2010 16:49:48
avatar
Edhe takimet e liderëve u bë sikur familja moderne, dmth u bë bajate.
Shqiptarët nuk ka kush ti përfaqesojë
Ali Ahmeti e ka humbur mbështetjen e popullit të vet.
Imer Selmani as që e ka pasur ndonjëherë mbështetjen e popullit të vet.
Imeri mbështetjen e ka vetëm te maqedonasit e maqedonisë lindore.
Thumbs Up Thumbs Down
orhan ramadani më 11/03/2010 16:46:12
avatar
Çka kërkon Imer Selmani aty. Po ai dhe partia e tij kanë rejting nën 1%, kurse tash dëshirojnë të bëhet faktor.
Kot e ka Gruevski, se kurrë nuk do të mundet ta faktorizoj Selmanin, bile jo te shqiptarët.
Thumbs Up Thumbs Down
Kultura më 11/03/2010 16:43:42
avatar
Ska faj Menduh Thaqi.
Nuk shkohet ne takim ku te gjithe jane kunder shqiptareve.
Aliu i ka shitur drute, kurse Imeri eshte masha e Gruevskit.
Ai e komandon Imerin si do vete ai.
Thumbs Up Thumbs Down
veton Duraku më 11/03/2010 16:40:22
avatar
Paramendoni.
Imer Selmani njëherë krëkon të ndryshoj kushtetuta edhe për çështjet shqiptare, por kur Gruevski thotë që nuk do të pranoj këso ndryshime atëherë Selmani përkrah iniciativën e Nikolla Gruevskit.
Shumë i tejdukshëm
Thumbs Up Thumbs Down
blerim më 11/03/2010 16:37:00
avatar
Ranë maskat (zaten nuk është hera e parë).
Selmani e përkrah iniciativën e Gruevskit.
Turp
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 13 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com