- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Liderët të enjten debatojnë për ndryshimet kushtetuese
Nesër do të mblidhen liderët e partive më të mëdha politike në vend për të shqyrtuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit Gjyqësor Republikën. Sipas burimeve Brenda VMRO-DPMNE-së ndryshimet parashohin rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan, pamundësinë e ministrit të drejtësisë të jetë anëtarë i KGJR-së si dhe zvogëlimin e mandatit të anëtarëve nga 6 në katër vite. Nga VMRO-DPMNE-ja shpresojnë se iniciativa do të mbështetet edhe nga subjektet tjera politike. Ndërkohë që lideri opozitar Cërvenkovski paralajmëron se ndryshimi i kushtetutës bartë me vete edhe rrezikun nga hapja e Kutisë së Pandorës.
“Çdo hapje e Kushtetutës bart rreziqe që të hapet Kutia e Pandorës, me propozime të ndryshme, iniciativa për ndryshime në pjesë tjera të Kushtetutës, andaj pa një përgatitje të mirë dhe serioze nuk duhet të përshpejtohet me iniciativa të tilla. Ne si parti politike jemi përgjegjëse dhe nuk kemi qëllim që të dalim me propozime të reja që ta rrisim kaosin apo konfuzionin që mbretëron momentalisht në skenën politike”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Ndërkohë Imer Selmani nga Demokracia e Re, konfirmon pjesëmarrjen në takimin e liderëve dhe thekson se do të hap edhe çështje tjera si votimin me Badenter edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të hapim edhe çështjen e Gjykatës Kushtetues veçanërisht sistemit te votimit të Badenterit dhe pamundësinë që në ta ardhmen të ketë mbivotime dhe të na përsëritet rasti siç ishte abrogimi në vitin 2007 i ligjit për flamurin. Mos harrojmë se gjithashtu pikërisht ky sistem I pambrojtur me sistemin e Badenterit në vitin 97 pezulloi vendimet e komunave të Gostivarit dhe Tetovës dhe parapriu ose inicoi ngjarjet tragjike të vitit 97 në Gostivar. Do të hapim edhe çështjen e demokracisë koncensuale si një përfitim shumë i rëndësishëm dhe i madh, veçanërisht në vij të bojkotit permanent që e kemi ndaj komitetit dhe pamundësinë që të mbrohen të drejtat kolektive të bashkësisë etnike shqiptare dhe bashkësive etnike më të vogla”, deklaroi Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Pjesëmarrjen në takim e nesërm të liderëve e kanë konfirmuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i BDI-së Ali, Ahmeti, i DR-së Imer Selmani, ndërkohë që nuk ka informata nëse në këtë takim do të marë pjesë edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Hallall te qofte lmer ke shpine te forte Gruevskin per te bere percarje tek partite shqiptare