Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Liderët të enjten debatojnë për ndryshimet kushtetuese

Liderët të enjten debatojnë për ndryshimet kushtetuese

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nesër do të mblidhen liderët e partive më të mëdha politike në vend për të shqyrtuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit Gjyqësor Republikën. Sipas burimeve Brenda VMRO-DPMNE-së ndryshimet parashohin  rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan, pamundësinë e ministrit të drejtësisë të jetë anëtarë i KGJR-së si dhe zvogëlimin e mandatit të anëtarëve nga 6 në katër vite. Nga VMRO-DPMNE-ja shpresojnë se iniciativa do të mbështetet edhe nga subjektet tjera politike. Ndërkohë që lideri opozitar Cërvenkovski paralajmëron se ndryshimi i kushtetutës bartë me vete edhe rrezikun nga hapja e Kutisë së Pandorës.
“Çdo hapje e Kushtetutës bart rreziqe që të hapet Kutia e Pandorës, me  propozime të ndryshme, iniciativa për ndryshime në pjesë tjera të Kushtetutës, andaj pa një përgatitje të mirë dhe serioze nuk duhet të përshpejtohet me iniciativa të tilla. Ne si parti politike jemi përgjegjëse dhe nuk kemi qëllim që  të dalim me propozime të reja që ta rrisim  kaosin apo konfuzionin që mbretëron momentalisht në skenën politike”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Ndërkohë  Imer Selmani nga Demokracia e Re,  konfirmon pjesëmarrjen në takimin e liderëve dhe  thekson se do të hap edhe çështje tjera si votimin me Badenter edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të hapim edhe çështjen e Gjykatës Kushtetues veçanërisht sistemit te votimit të Badenterit dhe pamundësinë që në ta ardhmen të ketë mbivotime dhe të na përsëritet rasti siç ishte abrogimi në vitin 2007 i ligjit për flamurin. Mos harrojmë se gjithashtu pikërisht ky sistem I pambrojtur me sistemin e Badenterit në vitin  97 pezulloi vendimet e komunave të Gostivarit dhe Tetovës dhe parapriu ose inicoi ngjarjet tragjike të vitit 97 në Gostivar.  Do të hapim edhe çështjen e demokracisë koncensuale si një përfitim shumë i rëndësishëm dhe i madh, veçanërisht në vij të bojkotit permanent që e kemi  ndaj komitetit dhe pamundësinë që të mbrohen të drejtat  kolektive të bashkësisë etnike shqiptare dhe bashkësive etnike më të vogla”, deklaroi Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Pjesëmarrjen në takim e nesërm të liderëve e kanë konfirmuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski,  i BDI-së Ali, Ahmeti, i DR-së Imer Selmani, ndërkohë që nuk ka informata nëse në këtë takim do të marë pjesë edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Bedri Rexhallari 

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

kumanova më 11/03/2010 18:29:20
avatar
Hahhaha ok,neta mbaje pra ali amemeti pra qeverin me gjakin e deshmoreve e me luften ce ka hi ne qeveri,a menduh thaqi sa edi un,ska mar vota me gjak apo me luft dakord ket e dim kejt,un jam anetar i pdsh-es.dhe mbas luftes ja kam dhen voten dhe krejt ja kemi dhen luftes e Alies,po shifet se cka po ben Ali Ameti,dhe pak keni me ndegju se cka ka mu bo,ju pershendes Alsat.
Thumbs Up Thumbs Down
beho më 11/03/2010 12:59:00
avatar
Ne kete takim me urgjence nga partite shqiptare duhet te kerkohet qe gjuha shqipe te jet zyrtare ne gjithe territorin e RM-se,ligji i UCK-se dhe familjeve te deshmoreve,investime kapitale ne rajonet shqiptare,zbatimi i plote i Marrevshjes se Ohrit ne teren dhe praktike ,6 poste kryesore drejtuese te shtetit nga shqiptaret,punesimi proporcinal ne te gjitha institucionet deri 35/qind dhe ndryshimi i emrit per me hy sa me shpejt ne NATo,tjeter gje ne kete takim eshte vetem kote dhe humbje kohe,dhe prap do vazhdon diskriminimi total per shqiptaret nga ana e maqedonasve ne institucionet vendimarrese te shtetit dhe qeverise.
Thumbs Up Thumbs Down
cana më 11/03/2010 10:55:45
avatar
me qene menduhi shtylla e shqiptarise, shqiptaret i paska hanger dreqi, edhe nuk e mbajn mend shqiptaret se ndonje here menducici i paska mshu tavolines,se di ndoshta ,,tavolines bukes,,
Thumbs Up Thumbs Down
Kumanova më 11/03/2010 01:44:57
avatar
hahahah,me qeshet,ka i shoh por Zotri Menduh Thaqi nuk shkon nuka pun me kingja aty,se kemi qef kejt me shku Menduhi,se kur shkon aj krejt Dridhen veq nje her kurti shikoje dhe tavolines boks,vallah veq se ja kemi inatin krejt,se per politikan duesh ti kesh krejtat senat si i ka Menduh thaqi,se gruevski nuk i ndihet zeri hiq,
Thumbs Up Thumbs Down
Xhati më 10/03/2010 23:01:04
avatar
o tash do knaqen kukllat imeri e alija me nikollen.por mos shkoni se nuk u pyet juve kush.vetm te fotografoi me minsterpresidentin e maqedonis veriore roft mendui tug alsat
Thumbs Up Thumbs Down
ezel gostivari më 10/03/2010 23:00:47
avatar
Menduhi ska pune me keto far trdhetaresh edhe ska per cka te mer pjese ne ket mbledhje tradhetaresh.Ne mbledhje mund te shkojn ata te cilet i ka prodhu vet sveti nikola per ne nuk asht legitime.Sa i perket ngjarjeve te Gostivarit ate tmer vetem ne cka e perjetuam e dime e jo ju zoteri site jeni por sma mer mendja Imer selmanovski
Thumbs Up Thumbs Down
shkupjani më 10/03/2010 21:33:21
avatar
Ne takimin e lidereve eshte turp te ftohet lmeri ngase nuk ka legjitimitet ,mirepo per gruevskin eshte i domosdoshem nje Rahman Morina nga maqedonia te jet pjsemares ne takimin e lidereve...
Hallall te qofte lmer ke shpine te forte Gruevskin per te bere percarje tek partite shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
shqiptari më 10/03/2010 20:43:14
avatar
zotri menduhi shko ne takim liderash e biri niher tavolines si e kije zanat dridhiaty se veq ti je shtylla e shqiptaris dridhi niher edhe dr e bdi se punet zgjidhen me fjal te mira ose me grusht tavolines suksese
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com