- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
To Vima: ‘Maqedonia Veriore’, zgjidhje për emrin
Absolutisht i kënaqur nga rezultatet e arritura. Kështu e vlerësoi kryeministri grek takimin e mbrëmshëm në Uashington me presidentin amerikan Barak Obama. Teksa gjatë deklaratave zyrtare që të dy folën më shumë rreth krizës financiare në Greqi, kurse dallimet rreth emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës aspak nuk u përmenden. Por gazeta greke “To Vima”, shkruante për propozime konkrete të paraqitura në tavolinë.
“Obama dhe Klinton i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre, Uashingtoni është i gatshëm të informojë KS të OKB-së se referenca IRJM në të ardhmen mund të zëvendësohet me “Republika Maqedonia Veriore”, kurse gjuha që flitet në këtë shtet të jetë maqedono-veriore” , shkruan “To Vima”
Këto njoftime të gazetës, VMRO DPMNE e cilësoi si ‘ trukime të mediave dhe intriga’ duke pasur parasysh se informacioni ka qenë krejtësisht i ndryshëm nga ajo që kanë njoftuar mediat e tjera në lidhje me bisedat e Papandreut me Obamën dhe Klintonin. Ndërkaq, gazeta e cila konsiderohet si e afërt me partinë qeveritare PASOK duke iu referuar burimeve amerikane, thekson se Papandreu do të përgjigjet në kërkesat e tyre, pasi hollësisht t’i shqyrtojë ato. Kjo është në kundërshtim edhe me intevistën e djeshme të zëvendës ministrit të jashtëm grek Dimitris Drucas i cili tha se në takimet në Uashington nuk janë shpalosur ide të reja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin. Ndërkaq, siç thuhet, takimi i Papandreut dhe Obamës ka zgjatur dhjetë minuta më shumë nga 30 të parashikuarat. Pastaj, në Shtëpinë e Bardhë, dy javë më herët, kremtuan ditën e pavarësisë së Greqisë 25 majin. Gjatë kremtimit edhe kryepeshkopi grek Demetrios kërkoi nga Obama të ndërhyjë në bashkimin e Qipros dhe siç tha ‘ gjetje të emrit të përshtatshëm për FYROM’.
“Njëlloj si babai dhe gjyshi i tij, kryeministri udhëheq Greqinë në një periudhe sfiduese. Siç i thashë edhe gjatë takimit në Dhomën ovale, në kohë të mira dhe të këqia, populli grek çdoherë do të ketë partner dhe mik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Barak Obama, president i SHBA-së.
Papandreu përveçse mori mbështetjen verbale nga Obama, nga SHBA–të u largua edhe me vendimin për heqjen e vizave turistike amerikane për qytetarët grekë. Kjo do të ndodhë pas një muaji.
Frosina Cvetkovska
Komente (2 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


