Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | To Vima: ‘Maqedonia Veriore’, zgjidhje për emrin

To Vima: ‘Maqedonia Veriore’, zgjidhje për emrin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Absolutisht i kënaqur nga rezultatet e arritura. Kështu e vlerësoi kryeministri grek takimin e mbrëmshëm në Uashington me presidentin amerikan Barak Obama. Teksa gjatë deklaratave zyrtare që të dy folën më shumë rreth krizës financiare në Greqi, kurse dallimet rreth emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës aspak nuk u përmenden. Por gazeta greke “To Vima”, shkruante për propozime konkrete të paraqitura në tavolinë.
“Obama dhe Klinton i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre, Uashingtoni është i gatshëm të informojë KS të OKB-së se referenca IRJM në të ardhmen mund të zëvendësohet me “Republika  Maqedonia Veriore”, kurse gjuha që flitet në këtë shtet të jetë maqedono-veriore” , shkruan “To Vima”
 Këto njoftime të gazetës, VMRO DPMNE e cilësoi si ‘ trukime të mediave dhe intriga’ duke pasur parasysh se informacioni ka qenë krejtësisht i ndryshëm nga ajo që kanë njoftuar mediat e tjera në lidhje me bisedat e Papandreut me Obamën dhe Klintonin. Ndërkaq, gazeta e cila konsiderohet si e afërt me partinë qeveritare PASOK duke iu referuar burimeve amerikane, thekson se Papandreu do të përgjigjet në kërkesat e tyre, pasi hollësisht t’i shqyrtojë ato. Kjo është në kundërshtim edhe me intevistën e djeshme të zëvendës ministrit të jashtëm grek Dimitris Drucas i cili tha se në takimet në Uashington nuk janë shpalosur ide të reja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin. Ndërkaq, siç thuhet, takimi i Papandreut dhe Obamës ka zgjatur dhjetë minuta më shumë nga 30 të parashikuarat. Pastaj, në Shtëpinë e Bardhë, dy javë më herët, kremtuan ditën e pavarësisë së Greqisë 25 majin. Gjatë kremtimit edhe kryepeshkopi grek Demetrios kërkoi nga Obama të ndërhyjë në bashkimin e Qipros dhe siç tha ‘ gjetje të emrit të përshtatshëm për FYROM’.
“Njëlloj si babai dhe gjyshi i tij, kryeministri udhëheq Greqinë në një periudhe sfiduese. Siç i thashë edhe gjatë takimit në Dhomën ovale, në kohë të mira dhe të këqia, populli grek çdoherë do të ketë partner dhe mik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Barak Obama, president i SHBA-së.
Papandreu përveçse mori mbështetjen verbale nga Obama, nga SHBA–të u largua edhe me vendimin për heqjen e vizave turistike amerikane për qytetarët grekë. Kjo do të ndodhë pas një muaji.

Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

MKD më 10/03/2010 19:36:22
avatar
Ndegjoni o SHyptaro-Amerikan ketu i thojn ILIRIDA ne jemi Ketu kur ZOTI vet e beri Toke e na dha jet na dha mendjen qe zdim ta shfrytzojm vet.Alejkumselam
Thumbs Up Thumbs Down
bosii më 10/03/2010 17:30:30
avatar
Me e pyet ndonje shqiptar a e kishe pranu ket emer do kishte then, ma mir do ishte emrin republika shqiptaro-maqedone ama mbasi thot keshtu amerika maqedonia veriore nuk ja prishi amerikes si thot ajo qashtu le te jet.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com