Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika

Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Numri 59 para dyerve të zyrës së të huajve në Belgjikë do të mbetet gjatë në kujtesën e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia. Para kësaj zyre ku u përplasën disa javë më parë me shpresë për të gjetur një jetë më të mirë, sot po marrin autobusin e kthimit për në vendet nga vijnë. Është kthimi i parë vullnetar i organizuar nga autoritetet belge.
“Bëhet fjalë për një autobus i cili financohet sigurisht nga shteti belg. Ka tre shoferë dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë dhe mbërritja e qytetarëve nga Maqedonia dhe atyre nga Serbia, në Kumanovë parashikohet të enjten paradite dhe në Preshëvë të njëjtën ditë rreth orëve të pasdites”, u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
Në autobus u ofrohet ushqim dhe pije freskuese, ndërsa përveç shoferëve, bashkë me ta udhëtojnë edhe një punonjës i zyrës belge të të huajve dhe dy përkthyes.
“Bileta e autobusit është falas dhe brenda tij iu ofrohet ushqim. Do të kenë kështu mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre në kushtet më të mira. Kjo sepse e dinë shumë mirë se në Belgjikë nuk do t’ju jepet azil pasi e kërkojnë për arsye ekonomike dhe në Belgjikë nuk ka azil ekonomik”, sqaroi u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
41 persona, familjarë apo jo, burra, gra e fëmijë, të mashtruar, të zhgënjyer e të dëshpëruar pas disa javësh aventurash aspak të këndshme në vend të huaj mbushën me ngadalë autobusin që i kthen në shtëpitë që braktisën. Një pjesë e mirë shajnë mediat, kamerat, nuk preferojnë të flasin. Vetëm njëri prej tyre tregon çfarë gjeti në Belgjikë ndërsa pyet veten çfarë e pret në vendlindje.
“Rrugëve kemi ndenjur. Unë s’po them që ne nuk jemi mashtruar por edhe këta do kishin bërë mirë të na thonin që në fillim që s’ka azil dhe mos u paraqitni. Tani a do të kemi pengesa prej shtetit tonë nuk e dimë. Është e mundur të kemi pengesa edhe prej shtetit, por kush e di”, tha Sali Sejdia, banor i Luginës së Preshevës.
Sipas autoriteteve belge me kthimin e parë të organizuar nga vetë këta të fundit fenomeni i azilkërkuesve pritet të ulet edhe më shumë. Zëdhënësja Ernould rrëfeu për Alsat M se ndërsa dje ka pasur 11 kërkesa të reja për azil nga qytetarë nga Maqedonia dhe Serbia, sot ka qenë dita e parë e këtij viti kur zyra e të huajve në Bruksel nuk ka regjistruar asnjë kërkesë.

Ernest Bunguri

Subscribe to comments feed Komente (13 dërguar):

miranda më 11/03/2010 18:53:31
avatar
Po ju njerez mendoni se keta familje qe kan ikur azil kan shkuar per te shetitur atje?? Kan shkuar prej zortit te madh per jet mat mir se maqedonia per cdo dit behet edhe me e varfer nuk eshihni se qfar kushtesh ka? a jetohet keshtu?
ata te kryesis jan veq duke e vjedhur shtetin,vjedhin para per vehte dhe smendojn per popull dhe populli normal qe do ike te kerkoje nje shtet met mir nje jetes me kushte me te mira. TURP TE KEN KRYESIA !!!!
Thumbs Up Thumbs Down
imperator më 11/03/2010 13:19:19
avatar
ti bre Agim sigurt je ne mergim pse spo vjen ne vendin tan edhe me i punu arat edhe token po je shku atje ne mergim ,eja ktu ne trojet tuaja edhe ndihmoje atdheun tand ne secilin si me prezencen tane , si me pune me te gjitha.Oke te pershendes prap se je shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
Agimi më 11/03/2010 10:59:52
avatar
E mora bossa a mendut atje se do te vozitni Mercedesa, Audi... Jo, jo duhet me u djersit me punu, pervelni duart tash dhe nisjani punes. E mos i leni arat pa punu. Jeni msu gjithe naten neper kafe tu lujt xhokera, ska ashtu. Pune,pune nate e dite qe te shohim pak drite.
Thumbs Up Thumbs Down
ali hoxha më 11/03/2010 06:35:24
avatar
ti mergimtari qe po shet mend si duket e paske rras barkun mire me banana e spo te hanka palla per hallexhit tjere
hajde edhe ti punoje token cka po rri ne belgjike
dy fjale per ata qe po ikin kaq lehte shqiptaret e ketyre viseve kane perjetu vuajtje shume te medha nder regjime kriminale si ato serbe e bullgare po nuk e kane leshu vendin dhe kane shpresu se do vine dite me te mira.
tash nuk na arsyetohet ta shprazim vendin.nese vazhdojme keshtu mbas 10 viteve do te mbetet vendi ne pleq dhe plaka .pas 20 viteve ne do perbejme 10%te popullsise se maqedonise dhe keshtu do te perfundoj stori i shqiptareve te maqedonise.a do te lejojme te ndodhe kjo tragjedi mvaret nga ne nga te gjithe nga politikanet nga mesuset nga hoxhallaret nga zenginet nga fukarate po ma se shumti nga mbajtja gjalle e shpreses per dite ma te mira ne vendin tone
Thumbs Up Thumbs Down
Mergimtari nga Zvicra më 11/03/2010 03:27:52
avatar
Ka faj Ali Ahmeti edhe atë si bile! Por para tij fajet i ka Arber Xhaferi me Menduh Thaçin dhe tani radhën e ka Ali Ahmeti, sepse këto merren me politikë e jo unë e ti i nderuar mërgimtar nga Belgjika! Pa stabilitet politik nuk ka stabilitet ekonomik, nuk mund te krijosh vende pune, nuk mund t i punësosh njerëzit, dhe nuk kane gjithë tokë të punojnë tokën siç ju sugjeron ti këtyre hallexhinjve. Unë dhe ti mund të flasim sepse jemi mjaft të ngopur, por pyeti këto që ndoshta vetëm nga një herë hanë ushqim në ditë? Nuk i arsyetoj aspak ikjet nga vendlindja, ama unë dhe ti pse ikëm pra? Mos vallë ikëm prej qejfi? Jo! Prej halli kemi ikur edhe unë edhe ti, prandaj është mirë së paku t ua dish hallin këtyre njerëzve që kërkojnë më mirë. Edhe pse plotësisht pajtohem që ato (kujdes, vetëm ato) që kanë tokë, le ta punojnë tokën e tyre dhe asnjë cent tatim mos t i japin shtetit sepse ky shtet nuk ju mundëson që të punoni tokën tuaj me ndihmën e tij, por këtë e bëni vetëm me forcat tuaja personale. Tregoni pa degjueshmeri qytetare, mos e merrni në dorë as gruevskin e ali ahmetin, se ju doli boja për çka angazhohen këto njerëz - vetëm për interesa të tyre personale.
Thumbs Up Thumbs Down
XY-CH-GV më 11/03/2010 01:57:15
avatar
Mua pas 20 vjetësh pune në një firmë të njejtë në Zvicër më nxorën nga puna pasi më nuk iu duhesha(sepse iu japin përparsi punëtorëve të vet të rij dhe të kualifikuar)!!!Kështu si unë ka plot jo vetëm në Zvicër por edhe në shtetet tjera të Unionit Europian! Pra,këtu në Europë n`a nxjerrin nga punët neve që kemi punuar këtu,e leje më të pranojnë (plot)tjerë nga shtetet Ballkanike!!!
Azili nënkuptohet vetëm si AZIL POLITIK,pra kur në shtetin amë personat janë të ndjekur politikisht dhe iu rrezikohet jeta si dhe iu cenohen të drejtat politike,religjioze,racore,etj,por assesi për arsye politike!!
Thumbs Up Thumbs Down
nga belgjika më 11/03/2010 01:47:03
avatar
A qenka mir me u ngu njerzit ce sillen cdo dit rrugve edhe vetem cesin fjal
te kota a i pat banesat paret shqiptari si te ndegjoje dicka as 2 or nuk rri niset ne ce po ju shkruj nga belgjika keni mendu ce per inatii jo more shqiptar jo po ne e kemi dit ma mir se ata njerez ce spikin llafe si ne kumanove edhe ne preshev po
ISHALLA ZOTI JU NDIHMON ata ce i kan kthyy e mos i ngoni prrallat e njerzve se nuk po bajka a pe shifni
Thumbs Up Thumbs Down
ardi ---belgjik më 11/03/2010 00:01:18
avatar
o zoteri njeriu para se te fol duhet te mendoj se çka po fol edhe te pakten te dij se çka don te thoj me ato pak fjal
e jo vetem te kritikoje dikan pa kurfar kuptimi
edhe un jetoj ne belgjik edhe e di se si jetohet edhe si punohet ketu . por nuk jan edhe ata njerz tuj ardhur per pik te qefit se fajet jan bash mu tek politikanet tan qe nuk marin masa edhe nuk kerkojn nga qeverit e tyre per permisimin e kushteve te shqiptarve .... po juve a spo ju shofin syt se kemi met si ^palestinezet ne mesin e europes bre e maqedonet e serbet çdo dit manipulojn me neve edhe po futen ne shoqerin e bashkesis europjane duke na diskriminu ne menyr çnjerzore ^po lene pash zotin mos u tallni se gjynaf eshte per ata njerz .... vetem zoti ju ndimoft
Thumbs Up Thumbs Down
TBA më 10/03/2010 23:37:54
avatar
po cfar toke be prej tokes po prit ti fitim a po jo ne komun te likoves asni fabrik nuk ka a ne gostvar e tetov nuk ka fshat qe nuk ka fabrik a komuna e likoves ka 36 mij banore a dibra ka vetem 15 mij parameno na asni fabrik a kur asht puna per lufte komuna e likoves e kris po tana fajet ali ahmeti nuk i ka i ka po spo ki qa me ba a na alijes ja dham pushtetin aj qe qysh na i kthej ju thoni qysh e ja dham i ka fitu pi neve mas pakti 3 deputet
Thumbs Up Thumbs Down
zollumi më 10/03/2010 23:16:45
avatar
Me te vertet me vjen keq por sesht dashur te mashtrohi,sesh dashur te ndegjoni njerez matrapazash,qe veten e vet nuk e du elere tet me tjeret.Kto familje vertet nuk e kajn be mir,po ja cka me be i kan mashtru. e din si me kajn perngjaj si kosovaret ngjashem si at..si ata berllog
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 13 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com