-
(140)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika
Numri 59 para dyerve të zyrës së të huajve në Belgjikë do të mbetet gjatë në kujtesën e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia. Para kësaj zyre ku u përplasën disa javë më parë me shpresë për të gjetur një jetë më të mirë, sot po marrin autobusin e kthimit për në vendet nga vijnë. Është kthimi i parë vullnetar i organizuar nga autoritetet belge.
“Bëhet fjalë për një autobus i cili financohet sigurisht nga shteti belg. Ka tre shoferë dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë dhe mbërritja e qytetarëve nga Maqedonia dhe atyre nga Serbia, në Kumanovë parashikohet të enjten paradite dhe në Preshëvë të njëjtën ditë rreth orëve të pasdites”, u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
Në autobus u ofrohet ushqim dhe pije freskuese, ndërsa përveç shoferëve, bashkë me ta udhëtojnë edhe një punonjës i zyrës belge të të huajve dhe dy përkthyes.
“Bileta e autobusit është falas dhe brenda tij iu ofrohet ushqim. Do të kenë kështu mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre në kushtet më të mira. Kjo sepse e dinë shumë mirë se në Belgjikë nuk do t’ju jepet azil pasi e kërkojnë për arsye ekonomike dhe në Belgjikë nuk ka azil ekonomik”, sqaroi u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
41 persona, familjarë apo jo, burra, gra e fëmijë, të mashtruar, të zhgënjyer e të dëshpëruar pas disa javësh aventurash aspak të këndshme në vend të huaj mbushën me ngadalë autobusin që i kthen në shtëpitë që braktisën. Një pjesë e mirë shajnë mediat, kamerat, nuk preferojnë të flasin. Vetëm njëri prej tyre tregon çfarë gjeti në Belgjikë ndërsa pyet veten çfarë e pret në vendlindje.
“Rrugëve kemi ndenjur. Unë s’po them që ne nuk jemi mashtruar por edhe këta do kishin bërë mirë të na thonin që në fillim që s’ka azil dhe mos u paraqitni. Tani a do të kemi pengesa prej shtetit tonë nuk e dimë. Është e mundur të kemi pengesa edhe prej shtetit, por kush e di”, tha Sali Sejdia, banor i Luginës së Preshevës.
Sipas autoriteteve belge me kthimin e parë të organizuar nga vetë këta të fundit fenomeni i azilkërkuesve pritet të ulet edhe më shumë. Zëdhënësja Ernould rrëfeu për Alsat M se ndërsa dje ka pasur 11 kërkesa të reja për azil nga qytetarë nga Maqedonia dhe Serbia, sot ka qenë dita e parë e këtij viti kur zyra e të huajve në Bruksel nuk ka regjistruar asnjë kërkesë.
Ernest Bunguri
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



e jo vetem te kritikoje dikan pa kurfar kuptimi
edhe un jetoj ne belgjik edhe e di se si jetohet edhe si punohet ketu . por nuk jan edhe ata njerz tuj ardhur per pik te qefit se fajet jan bash mu tek politikanet tan qe nuk marin masa edhe nuk kerkojn nga qeverit e tyre per permisimin e kushteve te shqiptarve .... po juve a spo ju shofin syt se kemi met si ^palestinezet ne mesin e europes bre e maqedonet e serbet çdo dit manipulojn me neve edhe po futen ne shoqerin e bashkesis europjane duke na diskriminu ne menyr çnjerzore ^po lene pash zotin mos u tallni se gjynaf eshte per ata njerz .... vetem zoti ju ndimoft
te kota a i pat banesat paret shqiptari si te ndegjoje dicka as 2 or nuk rri niset ne ce po ju shkruj nga belgjika keni mendu ce per inatii jo more shqiptar jo po ne e kemi dit ma mir se ata njerez ce spikin llafe si ne kumanove edhe ne preshev po
ISHALLA ZOTI JU NDIHMON ata ce i kan kthyy e mos i ngoni prrallat e njerzve se nuk po bajka a pe shifni
Azili nënkuptohet vetëm si AZIL POLITIK,pra kur në shtetin amë personat janë të ndjekur politikisht dhe iu rrezikohet jeta si dhe iu cenohen të drejtat politike,religjioze,racore,etj,por assesi për arsye politike!!
hajde edhe ti punoje token cka po rri ne belgjike
dy fjale per ata qe po ikin kaq lehte shqiptaret e ketyre viseve kane perjetu vuajtje shume te medha nder regjime kriminale si ato serbe e bullgare po nuk e kane leshu vendin dhe kane shpresu se do vine dite me te mira.
tash nuk na arsyetohet ta shprazim vendin.nese vazhdojme keshtu mbas 10 viteve do te mbetet vendi ne pleq dhe plaka .pas 20 viteve ne do perbejme 10%te popullsise se maqedonise dhe keshtu do te perfundoj stori i shqiptareve te maqedonise.a do te lejojme te ndodhe kjo tragjedi mvaret nga ne nga te gjithe nga politikanet nga mesuset nga hoxhallaret nga zenginet nga fukarate po ma se shumti nga mbajtja gjalle e shpreses per dite ma te mira ne vendin tone
Dërgoni komentin