Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Përplasje midis BDI-së dhe DR-së për Komitetin ndëretnik

Përplasje midis BDI-së dhe DR-së për Komitetin ndëretnik

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kanë vazhduar përplasjet mes Demokracisë së Re, dhe Bashkimit Demokratik për Integrim rreth Komitetit për marrëdhënie ndëretnike i cili nuk ka arritur të debatoj për iniciativat e partisë së Selmanit për projektin ‘Shkupi 2014’ , për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë më raportet ndëretnike. Nga partia e Selmanit thonë se mosfunksionimi i Komiteti është pasojë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritar BDI dhe VMRO-DPMNE.
“Pyesim publikisht BDI-në se vallë a nuk dëshmon kjo se është një skenar i përgatitur paraprakisht mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që pikërisht Komiteti për marrëdhënie ndëretnike të mos funksionoj pranë Kuvendit të Maqedonisë. Pyesim gjithashtu publikisht se vallë me këtë mënyrë të veprimit në Kuvendin e Maqedonisë BDI-ja mbron interesat e popullit shqiptar”, deklaroi Flora Kadriu, kryetare e grupit parlamentar të DR-së.
Por kryetari i Komitetit, Xhevat Ademi hedh poshtë akuzat e DR-së, duke thënë se Komiteti për marrëdhënie në mes bashkësive etnike nuk është institucion që lejon marrëveshje ndërpartiake.
“I porosis propozuesit e këtij ndryshimi se nga 19 anëtarë sa numëron komiteti 10 janë nga lista e VMRO-DPMNE-së, 5 maqedonas dhe 5 jo maqedonas dhe jo shqiptarë. Të gjithë pa përjashtim janë nga lista e VMRO- DPMNE-së. Me gjithë vullnetin e mirë, për të kuptuar motivin për ndryshime, nuk e di se kush në të vërtetë qëndron pas kësaj iniciative. Forumi prej 10 anëtarësh komitetin do ta kishte bërë vegël të VMRO-DPMNE-së, dhe këtë nuk arrij ta kuptoj se si nuk e kuptojnë propozuesit e Demokracisë së Re”, u shpreh Xhevat Ademi, kryetar i Komiteti për marrëdhënie ndëretnike.
Ademi ka njoftuar se për të zhbllokuar punën e komitetit do të realizoj takime me ambasadorin e OSBE-së  Hoze Luis Herero, me atë të BE-së Ervan Fuere dhe të SHBA-vë Filip Riker. Ndryshe në seancën e radhës Ademi tha se ka planifikuar që të ftoj kryeministrin Gruevski, zëvendëskryeministrin Ademi, si dhe ambasadorët e lartpërmendur që të marrin pjesë në seancën e radhës të Komitetit për marrëdhënie ndëretnike.

Bedri Rexhallari   

Subscribe to comments feed Komente (19 dërguar):

zzz më 11/03/2010 14:36:08
avatar
mendoj qe BDI ne kete rast ka te drejt pasi qe propozimi i grupacionit te Imer Selmanit si duket ose nuk e ka analizuar si duhet prpozimin qe e ben ose deshirojn qe te vihet ne sherbim te VMRO-se pasi me kete rast komiteti vihet ne sherbim te plote te VMRO-se,prandaj partite shqiptare para se te japin ndonje propozim duhet qe paraprakisht te njoftohen me regullat e funksionimit te demokracise kosensuale dhe tmos japin propozime me cka bejne vetvrasje...
Shpesojm qe zoterit e DR te japin propozime me te mencura herat tjera...
Thumbs Up Thumbs Down
Imperator më 11/03/2010 08:55:50
avatar
Te gjitha këto jan lojra djallzore per qellime personale.Kta te quajtur pseudopolitikan shqiptar qe moti duhej ta lshoni qeverin qe me pas ndrysh do flitej per popullin shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
T-Jani më 11/03/2010 00:10:56
avatar
ooo ni brum jan te gjitha, kur do ta kuptojme kete o njerez mos beni aq naiv
Thumbs Up Thumbs Down
fatmiri-struge më 11/03/2010 00:06:46
avatar
ME VJEN MIRE QE VETEDIJSOHET POPULLI SHQIPTAR NE IRJM. QE ARRITI TI KRISTALIZOJE FENOMENET QE NDODHIN DHE TE KUPTOJE LOJERAT QE I BEHEN . KUR HYRI BDI NE QEVERI,GRUESKI E KUSHTEZOJI ME MORATORIUM PER QESHTJET SHQIPTARE,KURSE NACIONALIZMIN TE SEMURE MAQEDON NUK MUND TA KALOJE AS SHUMAHERI.FALE ZOTIT ESHTE DR-JA NE KETE MES SE PUNET DO TE ISHIN EDHE ME ZI. TUNG
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 10/03/2010 21:32:33
avatar
o xhevat se di pse po jep keto sqarime, jep doreheqje dhe pike leja Alija le ta udheheqe komitetin se kushedi qe sa muaj ska qene ne vend te punes.... hehe
Thumbs Up Thumbs Down
Arben më 10/03/2010 18:57:08
avatar
Thjesht po habitem nga paaftesia e Pseudopolitikaneve te BDI-se me te vertet jan per te qajt , thjesht qendrojn si kukulla para vitrinave.
Thumbs Up Thumbs Down
Arben më 10/03/2010 18:57:08
avatar
Thjesht po habitem nga paaftesia e Pseudopolitikaneve te BDI-se me te vertet jan per te qajt , thjesht qendrojn si kukulla para vitrinave.
Thumbs Up Thumbs Down
glauku më 10/03/2010 18:18:03
avatar
Komiteti per mardhenie nderetnike eshte formuar per avansimin apo tejkalimin e problemeve nderetnike.Ate funksion ka.
A eshte krijuar vetem proform kinse ne kete shtet populli dominues(shteteformues)-Maqedonasit kujdesen per etnitetet(ne perkthim pakicat) eshte diqka tjeter.
Loja nxehte-ftohte e 2 ekipeve partiake kryesore ne qeveri(Vmro-Bdi-dpmne)tregon qarte se ketu ka pazar.Qka eshte, se shpejti do te kuptohet.Populli bare nuk hane.Ai kerkon BUKE dhe lemoshe per bijt e biat,per niperit e pleqt.Athua nese do u japin Buke, do i harrojme kuajt e ngordhur ne shesh? Epitetin "Egersira" e "kaqak-malsor"te enciklopedise,rrahjet,bastisjet,abortet e nuseve e grave para Policise?Po me keto dudjet-shpernguljet qe qysh ne kohen e A.Rankoviqit ketij populli nuk i ka ndodhur.Por ja qe tani na ndodhi.Po rrahja e femiut e shovinizmi maqedonomadh ne Nerez?
ok.... ka ende...?tjeter here.
Ky komitet keto gjera duhet ti pastron.
Harrova vetem qat gjuhen zyrtare qe filloristet-femite familjeve te deshmoreve duhet qe ta mesojne prej kl. se pare.Keshtu tha AI fare Todori, ani pse tha jo Abdulqimi A.
Me respekt redakcion dhe debatues.
Tungjatjeta-Athua qfare pranvere do te jete kjo?
Thumbs Up Thumbs Down
Fadil më 10/03/2010 18:07:33
avatar
rrofte menduh Taci...KASAPI I POPULLIT SHQIPTAR
Thumbs Up Thumbs Down
Zani IT më 10/03/2010 17:45:52
avatar
Desha qe te them dicka ne lidhje me komentet:
Nuk mundet qe te behet nje gje e till se nuk mund te lejojn ti dalin para ati te parit tjeret se i pari eshte cdo her i par(kjo ndodh vetem tek populli shqiptar se jemi mendje medhej)nuk eshte e para BDI qe e ben nji gje te till po te gjitha partit shqiptare qe kan qen ne qeveri ne cilen do hoh nuk kan dashur qe te marin mendime nga anesh se kan menduar se jan te afte ti bejn te gjitha.
Per kete arsyje pse sundon mendjemadhesija tek na shqiptaret shkojm 1 hap para e 3 mbrapa.
Selam aleikum.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 19 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com