-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Përplasje midis BDI-së dhe DR-së për Komitetin ndëretnik
Kanë vazhduar përplasjet mes Demokracisë së Re, dhe Bashkimit Demokratik për Integrim rreth Komitetit për marrëdhënie ndëretnike i cili nuk ka arritur të debatoj për iniciativat e partisë së Selmanit për projektin ‘Shkupi 2014’ , për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë më raportet ndëretnike. Nga partia e Selmanit thonë se mosfunksionimi i Komiteti është pasojë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritar BDI dhe VMRO-DPMNE.
“Pyesim publikisht BDI-në se vallë a nuk dëshmon kjo se është një skenar i përgatitur paraprakisht mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që pikërisht Komiteti për marrëdhënie ndëretnike të mos funksionoj pranë Kuvendit të Maqedonisë. Pyesim gjithashtu publikisht se vallë me këtë mënyrë të veprimit në Kuvendin e Maqedonisë BDI-ja mbron interesat e popullit shqiptar”, deklaroi Flora Kadriu, kryetare e grupit parlamentar të DR-së.
Por kryetari i Komitetit, Xhevat Ademi hedh poshtë akuzat e DR-së, duke thënë se Komiteti për marrëdhënie në mes bashkësive etnike nuk është institucion që lejon marrëveshje ndërpartiake.
“I porosis propozuesit e këtij ndryshimi se nga 19 anëtarë sa numëron komiteti 10 janë nga lista e VMRO-DPMNE-së, 5 maqedonas dhe 5 jo maqedonas dhe jo shqiptarë. Të gjithë pa përjashtim janë nga lista e VMRO- DPMNE-së. Me gjithë vullnetin e mirë, për të kuptuar motivin për ndryshime, nuk e di se kush në të vërtetë qëndron pas kësaj iniciative. Forumi prej 10 anëtarësh komitetin do ta kishte bërë vegël të VMRO-DPMNE-së, dhe këtë nuk arrij ta kuptoj se si nuk e kuptojnë propozuesit e Demokracisë së Re”, u shpreh Xhevat Ademi, kryetar i Komiteti për marrëdhënie ndëretnike.
Ademi ka njoftuar se për të zhbllokuar punën e komitetit do të realizoj takime me ambasadorin e OSBE-së Hoze Luis Herero, me atë të BE-së Ervan Fuere dhe të SHBA-vë Filip Riker. Ndryshe në seancën e radhës Ademi tha se ka planifikuar që të ftoj kryeministrin Gruevski, zëvendëskryeministrin Ademi, si dhe ambasadorët e lartpërmendur që të marrin pjesë në seancën e radhës të Komitetit për marrëdhënie ndëretnike.
Bedri Rexhallari






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Shpesojm qe zoterit e DR te japin propozime me te mencura herat tjera...
A eshte krijuar vetem proform kinse ne kete shtet populli dominues(shteteformues)-Maqedonasit kujdesen per etnitetet(ne perkthim pakicat) eshte diqka tjeter.
Loja nxehte-ftohte e 2 ekipeve partiake kryesore ne qeveri(Vmro-Bdi-dpmne)tregon qarte se ketu ka pazar.Qka eshte, se shpejti do te kuptohet.Populli bare nuk hane.Ai kerkon BUKE dhe lemoshe per bijt e biat,per niperit e pleqt.Athua nese do u japin Buke, do i harrojme kuajt e ngordhur ne shesh? Epitetin "Egersira" e "kaqak-malsor"te enciklopedise,rrahjet,bastisjet,abortet e nuseve e grave para Policise?Po me keto dudjet-shpernguljet qe qysh ne kohen e A.Rankoviqit ketij populli nuk i ka ndodhur.Por ja qe tani na ndodhi.Po rrahja e femiut e shovinizmi maqedonomadh ne Nerez?
ok.... ka ende...?tjeter here.
Ky komitet keto gjera duhet ti pastron.
Harrova vetem qat gjuhen zyrtare qe filloristet-femite familjeve te deshmoreve duhet qe ta mesojne prej kl. se pare.Keshtu tha AI fare Todori, ani pse tha jo Abdulqimi A.
Me respekt redakcion dhe debatues.
Tungjatjeta-Athua qfare pranvere do te jete kjo?
Nuk mundet qe te behet nje gje e till se nuk mund te lejojn ti dalin para ati te parit tjeret se i pari eshte cdo her i par(kjo ndodh vetem tek populli shqiptar se jemi mendje medhej)nuk eshte e para BDI qe e ben nji gje te till po te gjitha partit shqiptare qe kan qen ne qeveri ne cilen do hoh nuk kan dashur qe te marin mendime nga anesh se kan menduar se jan te afte ti bejn te gjitha.
Per kete arsyje pse sundon mendjemadhesija tek na shqiptaret shkojm 1 hap para e 3 mbrapa.
Selam aleikum.
Edhe me se e vertete se Bdi-ja duhet te mer mesim prej DR-se edhe normal qe idete e mira nuk i pranojne se nuk jane te afte vet edhe... s'thone kote MOS ME TREGO CKA TE BEJ NE SHTEPINE TIME :):)
Dërgoni komentin