-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Myftinia kundër ndryshimit të vendit të ndërtimit të Xhamisë Burmali
Zërat se ‘Xhamia Burmali’ mund të ndërtohet në lokacionin e ish stacionit të autobusëve në Shkup, afër Kishës Ortodokse Shën Maria, janë të papranueshme për Myftininë e Shkupit dhe Këshillin Koordinues për Rindërtimin e Xhamisë Burmali. Këta të fundit thonë se një pazarllëk i këtillë nuk është i mundur pasi vendi i vetëm ku mund të ndërtohet Burmalia, sheshi i Shkupit ku edhe ka ekzistuar m ë par ë.
“Myftinia e Shkupit ka qëndrim të prerë, aty ku Xhamia Burmali ka qenë 500 vite dhe aty përsëri duhet të jetë. Nuk ka asnjë bisedë apo gjëra tjera sa i takon kësaj çështje. Ne kemi qëndrimin se Burmalia duhet të jetë aty ku dhe ka qenë”, u shpreh Skender Buzaku, zëdhënës i Myftinisë së Shkupit.
“Nuk mund të bëhet fjalë për ndryshimin e lokacionit. Ajo që kërkohet është që të ndërtohet Xhamia Burmali në të njëjtin vend aty dhe ku ka qenë dhe në formë autentike. Nuk është ndonjë çështje për të cilën dikush mund të negocioj apo të bëj transaksione të ndryshme. Kështu që nuk duhet pasur asnjë keqkuptim por vetëm duhet pasur durim që ta shohim edhe ne si gjeneratë dhe ta mbërrijmë se si do i kthehet ky nishan Shkupit”, u shpreh Ramadan Ramadani, përfaqësues i Këshillit koordinues për rindërtimin e Xhamisë Burmali.
Autoritetet nuk konfirmojnë e as përgënjeshtrojnë se vallë do të ndërtohet Xhamia Burmali në këtë vend apo ndonjë objekt tjetër.
“Nuk di për këtë, unë kam dëgjuar nga mediat, por unë nuk kam koment për këtë”, tha Vlladimir Todoroviç, kryetari i Komunës Qendër.
As në seancën e sotme të Këshillit të Komunës Qendër nuk u debatua për iniciativën e BFI-së që në Qendër të Shkupit të ngrihet Xhamia Burmali. Kryetari i komunës Todorovic tha se iniciativa mund t ë debatohet n ë nj ë nga seancat e radhës të këshillit. Ndërkohë në sheshin e Shkupit brenda një muajit do të fillojë vendosja e skulpturave të para, pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’.
Valmir Kuçi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin