-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Tërmet në Kosovë, ndjehet edhe në Shkup
Një tërmet më magnitudë rreth 5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi Kosovën rreth orës 14:38 minuta. Lëkundjet, që e kishin epiqendrën 46 kilometra në perëndim të Prishtinës dhe 26 kilometra në jugperëndim të Mitrovicës, u ndjenë të fuqishme edhe në Shkup. Informacioni për tërmetin dhe epiqendrën e tij, është dhënë nga Qendra Sizmiologjike Europiano-Mesdhetare në shërbimin e Internetit. Lëkundjet e tokës, me epiqendër në territorin e Kosovës, i konfirmoi edhe Enti i sizmiologjisë në Maqedoni. Korrespondentët e televizionin ALSAT në Prishtinë thonë se tërmeti është ndjerë në disa qytete të Kosovës, ndërsa nuk ka raporte për dëme dhe viktima. Qytetarët të shqetësuar kanë dalë me shpejtësi nga banesat e tyre. Edhe punonjësit e institucioneve në Prishtinë kanë braktisur për disa minuta vendet e punës dhe kanë dalë në Sheshin “Nënë Tereza”, të frikësuar për mundësinë e përsëritjes së mundshme të tërmetit. Pas lëkundjeve të tokës për disa minuta nuk kanë funksionuar as rrjetet e dy operatorëve të telefonisë celulare në Kosovë.
Ardi Pulaj






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin