Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Sllovenia mbështet integrimin e Maqedonisë

Sllovenia mbështet integrimin e Maqedonisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kontesti dypalësh  rreth emrit me Greqinë nuk duhet të ndikoj në fillimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim në BE, kështu ka deklaruar në Shkup numri një i parlamentit slloven Pavell Gantar pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski. Sipas tij Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE ndërsa kontesti nuk duhet të paraqes pengës në këtë drejtim.  
“Sipas raportit të euro-deputetit Zoran Taler, Maqedonia pa dyshim ka bërë hap të madh drejt demokratizimit të sistemit dhe nuk ekziston asnjë arsye që Maqedonia gjatë kryesimit spanjolle të mos marrë datën për fillimin e negociatave dhe të mos mund ti hap kapitujt e parë të negociatave. Vlerësojmë se kontesti bilateral nuk duhet të ndikoj në këto negociata. Të dyja palëve i rekomandojmë që të bisedojnë dhe të kërkojnë zgjidhje e cila duhet të jetë në shërbim të të dyja shteteve”, tha Pavell Gantar, kryetar i Parlamentit të Sllovenisë. 
Veljanovski nga ana tjetër ka informuar kolegun e tij slloven edhe me problematikën e azilkërkuesve shqiptar në Belgjik dhe për masat që po ndërmarrin institucionet përgjegjëse për të informuar qytetarët rreth liberalizimit të vizave. Ai njëheri ka shprehur falënderim për mbështetjen që Sllovenia ia jep Maqedonisë në drejtim të anëtarësimit të saj në strukturat euroatlantike.
“Në raportin për Maqedoninë që u publikua nga Parlamenti evropian qartë theksohet se Maqedonia në afat të arsyeshëm të merr datën për fillim te negociatave. Në fazën e hapjes së kapitujve, parlamentet kanë rol të rëndësishëm dhe përgjegjës andaj propozova që bashkëpunimi i ardhshëm mes dy parlamenteve të shkoj pikërisht në këtë drejtim dhe atë në të gjitha nivelet”, deklaroi kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
Mesazhet e njëjta kryeparlamentari slloven Gantar i ka përcjellur edhe para deputetëve të Maqedonisë ndërsa ka takuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

Gjyltene Rexhallari  

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com