-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Sllovenia mbështet integrimin e Maqedonisë
Kontesti dypalësh rreth emrit me Greqinë nuk duhet të ndikoj në fillimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim në BE, kështu ka deklaruar në Shkup numri një i parlamentit slloven Pavell Gantar pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski. Sipas tij Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE ndërsa kontesti nuk duhet të paraqes pengës në këtë drejtim.
“Sipas raportit të euro-deputetit Zoran Taler, Maqedonia pa dyshim ka bërë hap të madh drejt demokratizimit të sistemit dhe nuk ekziston asnjë arsye që Maqedonia gjatë kryesimit spanjolle të mos marrë datën për fillimin e negociatave dhe të mos mund ti hap kapitujt e parë të negociatave. Vlerësojmë se kontesti bilateral nuk duhet të ndikoj në këto negociata. Të dyja palëve i rekomandojmë që të bisedojnë dhe të kërkojnë zgjidhje e cila duhet të jetë në shërbim të të dyja shteteve”, tha Pavell Gantar, kryetar i Parlamentit të Sllovenisë.
Veljanovski nga ana tjetër ka informuar kolegun e tij slloven edhe me problematikën e azilkërkuesve shqiptar në Belgjik dhe për masat që po ndërmarrin institucionet përgjegjëse për të informuar qytetarët rreth liberalizimit të vizave. Ai njëheri ka shprehur falënderim për mbështetjen që Sllovenia ia jep Maqedonisë në drejtim të anëtarësimit të saj në strukturat euroatlantike.
“Në raportin për Maqedoninë që u publikua nga Parlamenti evropian qartë theksohet se Maqedonia në afat të arsyeshëm të merr datën për fillim te negociatave. Në fazën e hapjes së kapitujve, parlamentet kanë rol të rëndësishëm dhe përgjegjës andaj propozova që bashkëpunimi i ardhshëm mes dy parlamenteve të shkoj pikërisht në këtë drejtim dhe atë në të gjitha nivelet”, deklaroi kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
Mesazhet e njëjta kryeparlamentari slloven Gantar i ka përcjellur edhe para deputetëve të Maqedonisë ndërsa ka takuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.
Gjyltene Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin