-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Cërvenkovski: Qeveria të japë dorëheqje për shkak të përmbytjeve
Mbrëmë vonë, qindra thasë me rërë ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i vendosën në digën e Drinit të Zi afër Strugës dhe pranë bregut të lumit në zonën qendrore të qytetit. Ndonëse niveli i ujit të Drinit është vërtetë i lartë, autoritetet vendore në Strugë këmbëngulën se nuk kishte nevojë për vendosjen e thasëve në ato vende, pasi atje nuk ekzistonte rreziku për derdhje. Një pjesë të thasëve në mëngjes u shkatërruan plotësisht dhe shumica e tyre përfunduan në lumë.
Është e paqartë vetëm se nga çka do t’i mbrojnë këta thasë struganët kur deri në rrugën lartë ka plotë 2.5 metra. Qytetarët janë të revoltuar dhe mendoj se e gjithë kjo është bërë që të tregohet para opinionit se diçka po punohet.
”Këta thasë në Drin nuk do të na mbrojnë, pasi ai ka mbrojtje. Duhet të pastrohen të gjitha kanalet rreth Strugës. Në situatën e tillë sikurse është Drini, Strugë nuk ka rrezik”, tha një banor i Strugës.
“Nuk ka nevojë për këtë. Shtrati i Drinit është i thellë. Thasët duhet të vendoset në Llukovë ku kalon Drini, ku është gërmuar shtrati i lumit”, u shpreh një banor tjetër i Strugës.
Ndërkaq,sot erdhi në Ohër kryetari i LSDM-së. Ishte deri në Peshtan për të parë se me çfarë problemesh po përballen qytetarët.
”Unë mendoj se nga ana e ELEM është bërë një lëshim i madh. Qeveria ka një milion arsye që të japë dorëheqje. Kjo është arsyeja e një milion e një-të. Këtu nuk ka politikë, këtu ka realitet. Këtu ka probleme reale të këtyre njerëzve. Kjo nuk është politikë, kjo është gropa septike e mbushur plotë me ujë, bodrumet dhe shtëpitë që janë mbushura plotë me ujë”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Nga mbledhja e sotme e Trupit Koordinues të Qeverisë për parandalimin e fatkeqësive natyrore, njoftuan se situata me nivelin e ujit të lumenjve dhe të liqeneve në vend është e qëndrueshme, porse do të vazhdojnë aktivitetet parandaluese në të gjitha rajonet ku është vënë re niveli i lartë i ujit. Niveli i liqenit të Ohrit është sikurse dje, kurse ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim përgjatë bregut po i pastrojnë kanalet dhe shtretërit e lumenjve.
Miki Trajkovski
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin