Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | As nesër komuna Qendër nuk debaton për Burmali Xhaminë

As nesër komuna Qendër nuk debaton për Burmali Xhaminë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

As në seancën e nesërme të Këshillit të komunës Qendër nuk do të debatohet për iniciativën e BFI-së që në qendër të Shkupit të ngrihet Xhamia Burmali. Kjo u bë e ditur nga vetë kryetari i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviç duke shtuar se kjo iniciativë e vjetër gjashtë muaj, do të vihet në rend dite në një nga seancat e radhës. 
“Shumë shpejt do të jetë në rend dite. Njëherë tentova që ta vë, por këshilltarët e LSDM nuk deshën ta pranojnë në rend dite duke u arsyetuar se nuk kanë qenë të përgatitur, kërkuan materiale me shkrim. Unë ju kam thënë se nuk do të ketë materiale të shkruara për një iniciativë, të cilën do të duhet ta shqyrtojmë dhe për të cilën do të duhet të debatojmë. Nuk do të jetë nesër, por me siguri në një nga seancat e radhës", njoftoi Vlladimir Todoroviç, kryetar i komunës Qendër.
Kohëve të fundit përflitet se Xhamia Burmali do të ndërtohet në ndonjë vend tjetër, por jo edhe në qendër, ashtu siç kanë kërkuar Këshilli koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali dhe BFI-ja. Zërat e tilla Todoroviç nuk i pohoi, por edhe as si përgënjeshtroi.
“Nuk di për këtë, unë kam dëgjuar nga mediat, por unë nuk kam koment për këtë", thekson Vlladimir Todoroviç.
Derisa iniciativa e BFI-së pret për t'u debatuar në Këshillin e Komunës Qendër, në sheshin e Shkupit brenda një muajit do të filloj vendosja e skulpturave të para, pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’.
Meral Ismaili

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

Kumanovari më 09/03/2010 23:24:49
avatar
As neser, as pasneser dhe asnjehere nuk do te debatoje Komuna Qender per Burmali Xhamine, sepse keshtu jane marre vesh Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti!!!
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Ahmeti-Uollers: NATO, Maqedonisë nuk i nevojitet ‘Samit’ por ndërrim i emrit
Maqedonisë nuk i duhet samit për tu anëtarësuar ë NATO, Maqedonia do të bëhet pjesë e aleancës në momentin që do të arrihet një zgjidhje ...
image
Ekspertët: ‘Të shfrytëzohet takimi me Nimicin’
Dy ish diplomatët Arsim Zekolli dhe Sllobodan Çashule, vlerësojnë se qëndrimi i ndërmjetësit Nimic në Greqi dhe Maqedoni në prag të samitit të NATO-s dhe ...
image
Artistët: 'Departament shqiptarë kundër diskriminimit'
Formimi i një departamenti shqiptarë pranë Ministrisë së Kulturës është zgjidhja e vetme për dhënien fund të diskriminimi të kulturës shqiptare në Maqedoni. Kështu u ...
image
Spitali i Tetovës nuk posedon ampula kundër tërbimit
Qentë endacak kanë filluar të paraqesin rrezik për qytetarët. Ditë më parë, Esad Rrahmani nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak, dhe nga frika ...
image
Poposki për vizitë në Letoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki sot qëndron për vizitë pune në Letoni, ku do të ketë takim me kolegun letonez Edgar ...
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com