Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | DR pa mbështetje për ndryshimin e ligjit për Komitetin

DR pa mbështetje për ndryshimin e ligjit për Komitetin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Demokracia e Re ka dorëzuar iniciativën për ndryshimin e ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike me qëllim zhbllokimin e punës së këtij organi të bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit. Partia e Selmanit për dalje nga situata e krijuar propozon seancat e Komitetit të mund të filloj edhe me shumicë të thjeshtë të anëtarëve e jo me dy të tretat siç është aktualisht.
“Apelojmë dhe kërkojmë nga të gjitha partitë politike parlamentare, gjithë ata të cilët duan të parandalojnë majorizimin dhe vendimmarrjet, të cilat dëmtojnë interesat e bashkësive etnike joshumicë, shqiptarëve dhe të tjerëve, që të pranojnë këtë iniciativë dhe Parlamenti, Maqedonia, të demonstroj se ka kapacitet të plotë dhe demokratik që të debllokoj dhe të vë në funksion demokracinë koncensuale, si një përfitim shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001”, ftoi Imer Selmani, Kryetar i DR-së.
Por, kryetari i Komitetit Xhevat Ademi konsideron se kjo zgjidhje e ofruara nga Demokracia e Re e degradon autoritetin e Komitetit dhe qëllimin e ekzistimit të tij.
“Nuk është pengesa kuorumi respektivisht norma dy të tretat të pranishëm për të filluar seancat e komitetit, por problemi është te mosardhja e qëllimshme. Andaj zgjidhja e propozuar nga grupi parlamentar i DR nuk është në frymën e ekzistencës së Komitetit, sepse asisoj përjashtohet mundësia e mbrojtjes nga majorizimi", thekson Xhevat Ademi, kryetar i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike.
Por, nga LSDM-ja  edhe më tej mbrojnë qëndrimin e bllokimi i punës së Komitetit është lojë mes parterëve të koalicionit.
“Asnjë ndryshim teknik nuk mund ta zëvendësoj mungesën e vullnetit politik te Gruevskit dhe VMRO-DPMNE që të respektoj dhe zbatoj aktin më të lartë juridik në Maqedoni, kushtetutën, ashtu siç këto iniciativa nuk mund ta ndryshojnë qasjen e VMRO-DPMNE që Marrëveshjen e Ohrit ta trajtojnë vetëm si mjet për pazarllëqe me partnerët e koalicionit e jo si faktor stabiliteti dhe përfitim për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, vlerëson Nikolla Qurçiev, deputet i LSDM-së.
VMRO-DPMNE nuk deshi të komentoj iniciativën e DR-së me arsyetimin se ende nuk e kanë parë propozimet.Në mungesë të kuorumit, Komiteti deri më tani ka dshtuar të debatoj për temat që prekin marrëdhëniet ndëretnike siç është mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë dhe projekti “Shkupi 2014”.
Gjyltene Rexhallari   
 

Subscribe to comments feed Komente (4 dërguar):

ramadan më 09/03/2010 21:20:12
avatar
Tani po verehet se ndonjehere zgjidhjet e ngutshme dhe te interesave te ngushta prodhojne veshtiresi.Prandaj mendoj se zgjidhjet eshte dashur te jene te konsensusit te te ty fituesve, pra fituesit te pales shqiptare dhe fituesit te pales maqedone,pozicioni i yne i definuar ne disa raste me formulime si "bashkesi etnike" nuk eshte gje tjeter veç se pozicion i pakices sepse e drejta nderkombetare nuk njeh formulime te tjera perveç se "komb", "popull" dhe "pakice" prandaj pas formulimeve te tilla ne emer te kompromisit fshihen qellimet je mos te avansohet statusi i shqiptareve ne shtetformues.
Thumbs Up Thumbs Down
xhemali-Struge më 09/03/2010 20:29:58
avatar
Të nderuar është e qartë kështu është marëveshja e arritur mes Gruevskit dhe A.Ahnetit, a nuk ju kujtohet që në fillim të mandatit Gruevski deklaroi se ka rrënë dakord me Ahmetin se gjatë këtij mandati nuk do të hapen tema me karakter etnik dhe kjo pofunksionon më së miri zbatohet "PRERODBA" e Gruevskit, pra këtu nuk ka gjë për tu habitur.Inicijativa në fjalë për të cilën angazhohet I.Selmani është vetëm një përpjekje e tij për të qënë prezent në opinion dhe asgjë më tepër.I nderuari Alban mjerr të ne nëqoftëse I.Selmani dhe DR janë ata që kujdesen për shqiptarët.
Thumbs Up Thumbs Down
Alban më 09/03/2010 18:18:12
avatar
Me sa duket per ne shqiptaret kujdeset vetem Demokracia e Re dhe Imer Selmani. Ku jane ata qe jane pjese e qeverise, ku eshte ai tjetri qe eshte mbyllyr vetem ne Tetove?
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 09/03/2010 18:15:55
avatar
O bre juve te bdi-se nuk di cfar me ju thene me teper sjeni nje gjendje nje ligj me e ndryshu... Turp i madh me siguri gruevski kur ka degju ua ka shkul veshin menjeher, ti Xhevat ske faj, Alija i ka fajet... po edhe kjo ka kosto fatmiresisht.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 4 | shfaqen: 1 - 4
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com