-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
DR pa mbështetje për ndryshimin e ligjit për Komitetin
Demokracia e Re ka dorëzuar iniciativën për ndryshimin e ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike me qëllim zhbllokimin e punës së këtij organi të bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit. Partia e Selmanit për dalje nga situata e krijuar propozon seancat e Komitetit të mund të filloj edhe me shumicë të thjeshtë të anëtarëve e jo me dy të tretat siç është aktualisht.
“Apelojmë dhe kërkojmë nga të gjitha partitë politike parlamentare, gjithë ata të cilët duan të parandalojnë majorizimin dhe vendimmarrjet, të cilat dëmtojnë interesat e bashkësive etnike joshumicë, shqiptarëve dhe të tjerëve, që të pranojnë këtë iniciativë dhe Parlamenti, Maqedonia, të demonstroj se ka kapacitet të plotë dhe demokratik që të debllokoj dhe të vë në funksion demokracinë koncensuale, si një përfitim shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001”, ftoi Imer Selmani, Kryetar i DR-së.
Por, kryetari i Komitetit Xhevat Ademi konsideron se kjo zgjidhje e ofruara nga Demokracia e Re e degradon autoritetin e Komitetit dhe qëllimin e ekzistimit të tij.
“Nuk është pengesa kuorumi respektivisht norma dy të tretat të pranishëm për të filluar seancat e komitetit, por problemi është te mosardhja e qëllimshme. Andaj zgjidhja e propozuar nga grupi parlamentar i DR nuk është në frymën e ekzistencës së Komitetit, sepse asisoj përjashtohet mundësia e mbrojtjes nga majorizimi", thekson Xhevat Ademi, kryetar i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike.
Por, nga LSDM-ja edhe më tej mbrojnë qëndrimin e bllokimi i punës së Komitetit është lojë mes parterëve të koalicionit.
“Asnjë ndryshim teknik nuk mund ta zëvendësoj mungesën e vullnetit politik te Gruevskit dhe VMRO-DPMNE që të respektoj dhe zbatoj aktin më të lartë juridik në Maqedoni, kushtetutën, ashtu siç këto iniciativa nuk mund ta ndryshojnë qasjen e VMRO-DPMNE që Marrëveshjen e Ohrit ta trajtojnë vetëm si mjet për pazarllëqe me partnerët e koalicionit e jo si faktor stabiliteti dhe përfitim për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, vlerëson Nikolla Qurçiev, deputet i LSDM-së.
VMRO-DPMNE nuk deshi të komentoj iniciativën e DR-së me arsyetimin se ende nuk e kanë parë propozimet.Në mungesë të kuorumit, Komiteti deri më tani ka dshtuar të debatoj për temat që prekin marrëdhëniet ndëretnike siç është mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë dhe projekti “Shkupi 2014”.
Gjyltene Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin