- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Përmbytjet, nuk parashihet evakuim nga Radozhda dhe Peshtani
Qeveria nuk mendon për momentin në evakuimin e banorëve të rrezikuar të fshatrave Radozhdë dhe Peshtan. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, pas takimit me autoritetet vendore të Ohrit dhe Strugës dhe trupin koordinues për përballjen me krizat, shtoi se nëse evakuimi, mund të realizohet vetëm nëse do të paraqitej nevoja për një gjë të tillë.
“Aktualisht, nuk kemi arritur marrëveshje për masa të tilla. Për çdo ditë, ne ndjekim situatën dhe nivelin e ujit në të gjitha akumulimet dhe ndaj, do të informoheni për çdo masë që do të negociojë organi koordinues. Ende nuk kemi marrë një vendim të tillë. Nëse marrim një vendim të tillë do t’ju njoftojmë të gjitha detajet”, tha ministri Janakieski.
Ministri paralajmëroi se, duke filluar prej sot fillon pastrimi i një pjese të kanaleve në Strugë dhe të rrethinave të qytetit, që kanë krijuar përmbytje në rajon. Mbrojtja e sistemit të kolektorit në bregun e liqenit do të përfundojë këto ditë.
“Aktualit në lumin e Drinit shkarkohen 62 metra kub ujë për sekondë. Me vendimin që morëm sot, për pastrimin e shtratit të Drinit të Vogël, konsideroj se do të zbrazet më shumë ujë nga diga në Strugë, përkatësisht 64 ose 65 metra kub ujë në sekondë”, deklaroi Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës.
Ministrat e Transportit Janakieski dhe ai i Mbrojtjes Konjanovski vizituan sot Ohrin, Strugën, Radozhdën dhe Peshtanin. Por, në kohën kur qytetarët e Ohrit kanë më shumë nevojë për kryetarin e komunës, Aleksandër Petreski, ai sot udhëtoi drejt Australisë, ku do të qëndroj për 20 ditë. Ndërkohë, nga enti meteorologjik, për nesër parashikojnë reshje dëbore në të gjithë vendin.
Miki Trajkovski
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


