Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë

Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Kryeministri belg Iv Leterm, në Shkup takoi homologun Gruevski

Informatat që po përhapen në pjesët veriore të këtij vendi për politikë emigruese belge janë tërësisht të pavërteta. Vendi im nuk jep azil politik refugjatëve ekonomikë, madje për këtë arsye nuk ka kuptim të udhëtohet nga Maqedonia në Belgjikë që të kërkohet status i refugjatëve politike. Mundësitë për kërkuesit të fitojnë azil në bazë të arsyeve ekonomike absolutisht nuk ekzistojnë.
Këtë mesazh mbrëmë në Shkup e dërgoi kryeministri belg Iv Leterm pas bisedimeve me homologun e tij, kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Leterm vjen për vizitë në Maqedoni pasi u publikuan informata për morinë e kërkuesve të azilit në këtë vend evropian, kryesisht nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës.
Kryeministri i Maqedonisë Gruevski në konferencën e përbashkët theksoi se e ka informuar kolegun belg për masat konkrete që Qeveria i ndërmerr për pengim dhe zvogëlim të numrit të kërkuesve të azilit në Belgjikë të cilët, siç potencoi, tashmë po japin rezultate. Sipas të dhënave të tij, pas liberalizimit të vizave në Belgjikë azil kanë kërkuar 409 qytetarë nga Republika e Maqedonisë. Leterm tha se autoritetet e Maqedonisë dhe Belgjikës në disa prej javëve të ardhshme do të bashkëpunojnë që të ballafaqohen me këtë problem.
"Lajmet e mira janë se gjatë disa javëve të fundit numri i kërkuesve të azilit në mënyrë drastike u zvogëlua dhe në ditët e kaluara do të arrijë pothuajse në zero", deklaroi ai.
Sekretari shtetëror për azil dhe emigracion Melkior Vatle tha se vetëm për dy muaj autoritetet belge kanë marrë kërkesa për azil aq sa kanë marrë nga Maqedonia gjatë dy viteve të kaluara." Vendosëm për fushatë parandaluese dhe për këtë jemi këtu", deklaroi Vatle.
Gruevski dhe Leterm kanë biseduar edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë në kontekst të ndërmarrjes belge të presidencës rotacione të BE-së nga 1 korriku i këtij viti.
"Një prej pikave më të rëndësishme për të cilat bisedohet është çështja për zgjerim të BE-së. Belgjika angazhohet për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe jam i bindur se ardhmëria e vendit tuaj është në BE. Të gjithë e dimë se pse nuk arrihet hap përpara në këtë proces të integrimit", tha Leterm.
Kryeministri i Maqedonisë ka përkujtuar në Raportin pozitiv të KE-së për përparimin e Maqedonisë dhe ka kërkuar mbështetje nga Belgjika. "Kërkuam mbështetje nga Belgjika në angazhimet dhe përpjekjet tona për valorizim adekuat dhe pozitiv të arritjeve tona - kjo është pritja gjatë presidencës së tyre me BE-në, ndërsa pas vendimit paraprakisht të miratuar gjatë kryesimit të presidencës spanjolle, Republika e Maqedonisë do t'i fillojë negociatat inkuadruese", deklaroi Gruevski. Maqedonia, shtoi ai, do të vazhdojë të punojnë në përmbushjen e obligimeve për hyrje në BE në planin e brendshëm, njëkohësisht duke e sendërtuar besimin tek miqtë evropianë.
I pyetur për atë se çka do të mund të bënte Belgjika për zgjidhje më të shpejtë të kontestit për emrin, kryeministri belg Leterm tha se për stabilitetin e rajonit është e rëndësishme që Maqedonia të jetë e suksesshme në reformat dhe se shpreson që kjo çështje nuk do të jetë pengesë afatgjatë për anëtarësim në Union.
"Mundem vetëm të konfirmoj se ne jemi të frustruar nga situata e këtillë. Për stabilitetin e kësaj pjese të kontinentit është shumë e rëndësishme që vendi juaj të jetë i suksesshëm në arritjen dhe realizimin e ardhmërisë së tij evropiane. Për këtë arsye konsideroj se duhet të jepen propozime të caktuara. Shpresoj se do të ketë vullnet nga të dyja palët që t'i shqyrtojnë këto propozime dhe të gjejnë zgjidhje. Shpresojmë se kjo çështje nuk do të jetë pengesë afatgjatë për anëtarësimin në BE të cilin e kërkoni", deklaroi Leterm.
Të dy kryeministrat shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet bilaterale, duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme, por me vërejtje se do të duhet të përmirësohet bashkëpunimi ekonomik. Paralajmëruan nënshkrim të shpejtë të marrëveshjes për evitim të tatimit të dyfishtë dhe firmosje të marrëveshjes për bashkëpunim politik. /mia/

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

amir më 09/03/2010 14:43:56
avatar
po krymenistri maqedonis per at nuk ka kriz sepse aj vet sht nepun po per ne te kumunes likoves cka tebajm nejemi pa pun per ne nuk ka rug dalje ka famije se nuk kan kafshat per me gran per at ata shkojn ne belgjik por nijet matemi sikur ne maqedoni te kishte punsim as kush nuk do e leshon vedin per maqedon nuk asht kriz sepse ato jan ne pun po per neve kumunes likoves cka tebajm ku teshkoj se fmija kerkojn kushte eku meja ugjet askush per neve nuk ka pergjethsi elush bashkimin evropjan sado kudo barempak kushtet ma temira rikena se besoni se jemi me ni kriz shum tekeqe as kush nuk na shikon kumunon ton nakan lan anash krejt kumuna jetojm me nidim sociale ecila ash 3000 denar ne po cmedi jei shum keq elus ki komet letishkoj gruevskit dhe letalexon ai
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com