Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | BFI nuk tërhiqet nga Burmalia, Gruevski bisedon me Ahmetin

BFI nuk tërhiqet nga Burmalia, Gruevski bisedon me Ahmetin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Gruevski edhe sot nuk pohoi e as përgënjeshtroi marrëveshjen me Ahmetin për tejkalimin e dallimeve rreth projektit “Shkupi 2014. Gruevski tha se për të gjitha çështjet e hapura bisedon me partnerin e koalicionit dhe se bisedimet i zhvillon në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme për të dyja palët. Sa i përket objekteve fetare në shesh, Gruevski tha se për ndërtimin e tyre vendosin ata që kërkojnë ngritjen e tyre.
“Që të ndërtohet një objekt fetar vendos ai që do ta ndërtojë objektin. Ne në këtë rast nuk e ndërtojmë, kështu që nuk vendosim. Sa i përket takimeve dhe komunikimit me partnerin tonë të koalicionit, ne shumë shpesh takohemi dhe bisedojmë për shumë çështje, dhe flasim për ide të reja për përmirësimin e disa çështjeve dhe tejkalimin e problemeve e kështu me radhë”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
Nga ana tjetër, nga Bashkësia Fetare Islame sot e përsëritën kërkesën që ti kthehet toka ku më parë ka ekzistuar xhamia Burmali.
“Bashkësia Fetare Islame si organ i vetëm fetar në Republikën e Maqedonisë dhe institucion shpirtëror, vazhdimisht deri më sot e ka ngritur zërin dhe në të ardhmen do të bëj të njejtën dhe do të kërkojë që trualli ku ka qenë Burmali Xhamia ti rikthehet asaj pasi është pronë që i takon dhe në të njejtën kohë ne nuk kemi ndërmend që të largohemi nga iniciativa e tillë”, theksoi Abas Islami, zëdhënës i BFI-së.
Ndërkohë, Alsat mëson se këtyre ditëve është realizuar një takim mes Gruevskit dhe Ahmetit, ku është arritur një marrëveshje që sheshi i Shkupit të reflektoj karakterin multi-etnik të vendit. Jo zyrtarisht meret vesh se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete rreth kishës, por në parim Gruevski dhe Ahmeti kanë ra dakord që të tërhiqet vendimi për kishën, ose në rast se do të ketë kishë, atëherë të ketë edhe xhami. Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për përmendoret dhe se Ahmeti ka kërkuar që disa prej tyre të jenë të personaliteteve shqiptare, megjithatë nuk është precizuar numri i saktë i tyre.
 
Frosina Pandurska – Dramiqanin 

Subscribe to comments feed Komente (5 dërguar):

A.Rustemi më 22/02/2010 20:24:27
avatar
Po po, ka bisedime, kisha po ndertohet me te madhe a bisedimet nga ana e BDI si dhe BFI nuk ndalen, gjithmon edhe do ket bisedime, pasi qe te dyt BDI dhe BFI jan dora e djatht e Gruevski...pra le te vazhdojn bisedimet derisa kisha po ndertohet. Po cka pasi te ndertohet kisha? Vall edhe ather do te vazhdojne bisedimet?
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 23/02/2010 00:19:23
avatar
Bravo te qoft Zr.A.Rustemi se shum mir ke than se ne vetem me bisedime kena mbet.Pra biseda tjeer dot jet kur dot vij ,,Tetova 2014" me kishe treja.Mjer na.Ju prshd
Thumbs Up Thumbs Down
fatmir më 23/02/2010 11:50:33
avatar
po po edhe ater do vatzhdojn bisedimet vllacko...ne sa ne shqiptaret nukcojm zerin qe te bijen kta shizovrena pdsh si bdi si bfi qe duhet te ndroj udhjeqsin.....duhet me se miri tua japim voten shkijeve dhe pastaj nuk do na vije habi ,da kemi me rehat koken....
Thumbs Up Thumbs Down
evzi më 09/03/2010 17:50:11
avatar
saper partia bdi ali ahmetin naka hanger dreci
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupi më 10/03/2010 00:26:08
avatar
Ooo Rrnoft Ali Ahmeti na boni shkupin paris me Gruevskin bravo ali ma tfort jeni ju,,ncncnc ka Zajazi a ki me bo kisha e Aleksandrin a ki me vnu ne zajaz o Ali....
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 5 | shfaqen: 1 - 5

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com