- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Vazhdon largimi i shqiptarëve për në kurbet /video/
Rrugë të zbrazëta dhe shkolla të boshatisura. Kjo është fotografia e qytetit të Kumanovës dhe fshatrave të Komunës së Likovës, pas shpërnguljes së banorëve të kësaj ane. Ata kryesisht janë vendosur në Belgjikë. Edhe pse agjencitë turistike njoftojnë se numri i qytetarëve që kanë udhëtuar për këtë shtet arrijnë shifrën e rreth 5 mijë personave, autoritetet belge njoftojnë se që nga heqja e vizave zyrtarisht në këtë shtet azil kanë kërkuar rreth 450 qytetarë të Maqedonisë. Largohemi se nuk kemi kushte për të jetuar thonë ata. “6 fëmijë i përcjelli, në Francë dhe në Belgjikë dhe nuk di ku do të përfundojnë. Jeta jonë po shkon duke vajtuar, baballarët na kanë vajtuar, gjyshërit na kanë vajtuar edhe ne sot po vajtojmë se deri kur shkon kjo punë nuk e dimë. Shikoni vëllezër çka kam në duar, prej kujt janë tu prit, lotët tona nuk u ndalën. Ata në parlament nuk kujtohen për neve. Le të kujtojnë për neve se duhet të hamë e të jetojmë”, tha një familjar.
Gjendja paraqitet alarmante në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë dhe Likovë. Si pasojë e shpërnguljes, klasat e shkollave mbeten të zbrazta. Në dy shkollat e qytetit të Kumanovës ‘Bajram Shabani’ dhe ‘Naim Frashëri’ numri i nxënësve që kanë marrë fletëshpërngulje arrin në mbi 30. Nga LASH-i njoftojnë se në Kumanovë dhe Likovë deri tani janë shpërngulur mbi 100 nxënës.
“Për momentin deri dje nga shkolla jonë janë larguar me dokumentacion apo me fletshpërngulje 12 nxënës. Por nga informatat dhe bisedat me prindërit presim që pas këtyre ditëve do të ketë edhe një valë tjetër e cila me siguri do të largon nxënës nga shkolla jonë. Nxënësit të cilët mungojnë 30 ditë pune gjatë vitit shkollor, faktikisht nuk mund të marrin dëftesën e vitit”, tha Ylber Limani, drejtor i Shkolllës Fillore “Bajram Shabani”.
“Prej shkollës tonë deri tani kanë emigruar 18 nxënës. Në bazë të gjurmimeve që i kemi bërë ne në shkollë pra numri është diku rreth 18, por pritet shkuarje e nxënësve edhe më tutje. Pjesa më e madhe e shkollës tonë kanë marrë fletëshpërngulje dhe shkojnë në Belgjikë. Faktikisht nga shkolla jonë ka shkuar një klasë apo një paralele e nxënësve”, tha Elmi Rexhepi, drejtor i Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.
Jozyrtarisht siç mësojmë nga autoritetet belge, gjasat që këta qytetarë të përfitojnë nga azili janë shumë të vogla dhe pas disa muajsh ata do të detyrohen sërish të kthehen në vendlindje.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Edhe vota po lipinpolitikanet.
Ju kisha lutur qe te keni kujdes ndaj kesaj dukurie qe eshte shfaqur pas heqjes se vizave, sidoqofte e rendit eshte qe ju si televizion te shtjelloni me shume kete teme dhe te therrisni ekspert te kesaj lemie ne TV-ne tuaj dhe tia bejne me dije popullates se si jane kushtet e azilit dhe mos te genjehen, kjo dukuri u shfaq kur ne Kumanove psh eshte thene se ne Belgjik dhe France po pranohet azili(por per cfare azili askush nuk e din dhe si janellojet e azilit) dhe se nataliteti i ketyre vendeve po bie dhe se numri i racave tjera po shtohet keshtu qe keta dy shtete po pranojn azil qe ta zbusin barazpeshen, megjithate te nderuar qytetare po ua bejeme dije se sipas konventes se kombeve te bashkuara te vitit 1951 per te drejtat e njeriut, diskriminin apo perndjekjen ndaj grupi te caktuar te njerezve si psh diskriminim racor, nacional apo ndonje perkatesie tjeter vendet nenshkruese jane te obliguara te pranojn kerkesen per azil por jo edhe te grantojne ate dhe se kjo ska lidhje me kete qe thuhet keto dite, sa i perket qytetareve te RM nuk ka gjasa teorike te ju pranohet azili perarsye se Maqedonia eshte ne listen e bardhe te shendenit dhe se nuk konstatohet gjendje krize qe te strehohen njerezit e ketij vendi, une e kam parasysh gjendjen e keqe ekonomike te te gjithe juve por kjo eshte e vertea, e di se tash po psojn zonat te cilet psuan edhe ne lufte per kete arsye ata te cilet moren votat e kane per obligim moral qe tua sqarojn popullates kete gjendje dhe te krijojn vende pune per ata e jo ti ekslopatojn ne kete menyr duke e ditur se zona e kumanoves ishte sakrifica dhe krenaria e kombit po ju te nderuar politikan i kenisjellur ne kete gjendje, shpresoj qe ky komenti im spaku te sjell nji sqarim te vogel tek te gjithe ju qe mendoni te shkoni, shqipatert e ketyre trevave i kane perballuar cdo egzodusi dhe do e perballojn edhe kete, nuk ua japim kumanoven askujt sepse eshte kufiri i fundit shqiptare mirepo me vjen keq se kete popullate e late ne rruge pasi e shkaterruat dhe tash po e pregatisni edhe nje grusht te fundit dhe pas kesaj pason lufta te nderuar dhe kumanovaret prap nuk do te zhduken po do te jen aty me shekuj, kalaja e pamposhtur nuk vdese, te lumte Sllupcan rri krenar si cdohere.
ju falemenderit