-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Vazhdon largimi i shqiptarëve për në kurbet /video/
Rrugë të zbrazëta dhe shkolla të boshatisura. Kjo është fotografia e qytetit të Kumanovës dhe fshatrave të Komunës së Likovës, pas shpërnguljes së banorëve të kësaj ane. Ata kryesisht janë vendosur në Belgjikë. Edhe pse agjencitë turistike njoftojnë se numri i qytetarëve që kanë udhëtuar për këtë shtet arrijnë shifrën e rreth 5 mijë personave, autoritetet belge njoftojnë se që nga heqja e vizave zyrtarisht në këtë shtet azil kanë kërkuar rreth 450 qytetarë të Maqedonisë. Largohemi se nuk kemi kushte për të jetuar thonë ata. “6 fëmijë i përcjelli, në Francë dhe në Belgjikë dhe nuk di ku do të përfundojnë. Jeta jonë po shkon duke vajtuar, baballarët na kanë vajtuar, gjyshërit na kanë vajtuar edhe ne sot po vajtojmë se deri kur shkon kjo punë nuk e dimë. Shikoni vëllezër çka kam në duar, prej kujt janë tu prit, lotët tona nuk u ndalën. Ata në parlament nuk kujtohen për neve. Le të kujtojnë për neve se duhet të hamë e të jetojmë”, tha një familjar.
Gjendja paraqitet alarmante në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë dhe Likovë. Si pasojë e shpërnguljes, klasat e shkollave mbeten të zbrazta. Në dy shkollat e qytetit të Kumanovës ‘Bajram Shabani’ dhe ‘Naim Frashëri’ numri i nxënësve që kanë marrë fletëshpërngulje arrin në mbi 30. Nga LASH-i njoftojnë se në Kumanovë dhe Likovë deri tani janë shpërngulur mbi 100 nxënës.
“Për momentin deri dje nga shkolla jonë janë larguar me dokumentacion apo me fletshpërngulje 12 nxënës. Por nga informatat dhe bisedat me prindërit presim që pas këtyre ditëve do të ketë edhe një valë tjetër e cila me siguri do të largon nxënës nga shkolla jonë. Nxënësit të cilët mungojnë 30 ditë pune gjatë vitit shkollor, faktikisht nuk mund të marrin dëftesën e vitit”, tha Ylber Limani, drejtor i Shkolllës Fillore “Bajram Shabani”.
“Prej shkollës tonë deri tani kanë emigruar 18 nxënës. Në bazë të gjurmimeve që i kemi bërë ne në shkollë pra numri është diku rreth 18, por pritet shkuarje e nxënësve edhe më tutje. Pjesa më e madhe e shkollës tonë kanë marrë fletëshpërngulje dhe shkojnë në Belgjikë. Faktikisht nga shkolla jonë ka shkuar një klasë apo një paralele e nxënësve”, tha Elmi Rexhepi, drejtor i Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.
Jozyrtarisht siç mësojmë nga autoritetet belge, gjasat që këta qytetarë të përfitojnë nga azili janë shumë të vogla dhe pas disa muajsh ata do të detyrohen sërish të kthehen në vendlindje.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



P.S - Alsat-M, sikur ju ti qaseshit me shum kesaj problrmatike duke i kushtuar me shum rendesi dhe duke e rritur rezikun nga kjo dukuri fatkeqe. Sidoqoft, ju falenderit per profesionalizmin tuaj ;-)
Kam nje porosi per Shqiptart e Maqedonis.Vellezer te nderuar mos mashtroheni kot nga qarqe te kurdisura antishqiptare,se kinse ne Evropen Perndimore eshte gjith cka mir. Gjermania,Zvicra etj etj nuk jan ma ata vende te cilat kan qen para 20 vjetve, ketu ne Gjermani ka Kriz te rend Ekonomike dhe eshte shum rend per te gjetur pune,Edhe ne Zvicer ka kontrolle te Repta Policore,mendimi jem eshte se ne Shqiptart Liberlizimin e Vizave e keqkuptuam.Allahu na dhasht hajrin.
qe dje ne mbremje kan arritur shtat autobus ne bruksel dhe njerzit kan ngelur ne rrug me fmij ne ket dimen
por keshtu jemi ne shqiptaret mashtrohemi shume leht dhe e paguajm shtrejt let shetiten nja tre muaj maksimum neper kampet e belgjikes dhe si shperblim dot marrin mesepaku nje ndales per 5 vjet dhe do te riatdhesohen masovikisht prandaj ju qe e keni ndermend te vini ta keni parasysh ndalesen qe dot ju jepet si shperblim nga autoritet belge sepse azili ne belgjik nuki mbyell dyert kurr por ku keni pa ju po vini si zotni pa viza e po kerkoni azil kjo eshte nje rren e thjesht qe duhet ta kuptoj çdo njeni nga ju
ju pershendes dhe ju them mendohuni mir para se te niseni se ju pret nje tragjedi qe e pan te tjeret qe arriten para ju
Dërgoni komentin