Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Halimi nuk mohon deklaratën për kishën, shan Alsatin pse e transmetoi

Halimi nuk mohon deklaratën për kishën, shan Alsatin pse e transmetoi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nënkryetari i PDSH-së Iljaz Halimi, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij, se nuk i pengon ndërtimi i kishës në sheshin e Shkupit dhe se kryeqytet i shqiptarëve nuk është Shkupi, por Tetova. Sipas Halimit, deklarata e tij e transmetuar para dy ditësh në TV Alsat në emisionin ‘Rruga drejt...’ është bërë me prapavijë të qëllimshme. Madje, ai ka thënë se kritikuesit e qëndrimeve të tij, vuajnë nga kanceri i quajtur Alsat.
"Pas këtyre sulmeve që mu bënë mua dhe PDSH-së, lidhur me paraqitjen time në Rruga drejtë, shihet se kush vuan nga kanceri, e që ka emrin ALSAT, Ali Ahmeti, Imer Selmani, Bardhyl Mamuti, Artan Grubi dhe Ramadan Ramadani. Pra , këta janë djemtë e Gruevskit, i cili në momente kur është më ngushtë për shkak të trysnisë që ia bën PDSH-ja dhe shqiptarët atij, ai, i aktivizon këta brenda natës për mbrojtjen e kauzës maqedonase", thotë Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.
Duke mos u mjaftuar me kaq, Halimi përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kontrovers lidhur me kryeqendrën e shqiptarëve. Madje sipas tij, të gjithë shqiptarët tjerë, do të mund të shëptojnë vetëm përmes Tetovës, pa treguar në këtë rast se cila është ajo rrugë. 
"Sa i përket Tetovës edhe njëherë ua rikujtoj të gjithë atyre që s'e dijnë se Tetova është zemra e shqiptarisë dhe e PDSH-së. Vetëm nëpërmes Tetovës dhe PDSH-së do të mundë të shpëton Shkupi shqiptarë (ajo pjesë që ka mbetur) dhe vendbanimet shqiptare kudo që gjendet republika e Maqedonisë, nga kolonizimi dhe politika sllavo-ortodokse që aplikon Gruevski dhe argatët e tij të BDI-së me në krye Ali Ahmetin", akuzon Iljaz Halimi.
Por, për të pasur opinioni pasqyrë më të qartë se çfarë kishte deklaruar Halimi në emisionin ‘Rruga drejt...”, e përsërisim atë edhe një herë:
“Meqë atyre nuk u pengon ku 99 përqind, mos të them 100 përqind këndej Vardarit janë maqedonas, mua më së paku mund të më pengon të ndërtohet kishë. Ishalla edhe tre kisha tjera le ti ndërtojnë në sheshin e Shkupit... Atëherë as që është bisedu, as që ka pasë ndonjë propozim, ndonjë ide, ose ndonjë potencim të ekzistimit të Burmali Xhamisë... në mungesë të asaj ne kemi kërku në të njejtën mbledhje të Qeverisë të sillet vendim për rindërtimin e xhamisë në sheshin e qytetit të Tetovës”, ka deklaruar Halimi të enjten në emisionin "Rruga drejt" në Alsat-M.
“Vendimi për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit dhe barazvlera e saj për ndërtimin e xhamisë në sheshin e Tetovës, nuk qëndrojnë”, kishte raguar Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, i cili mori pjesë në të njejtin debat.
"Kryeqytet i shqiptarëve është Tetova, or zotëri, nuk më intereson mu..", pat thënë Iljaz Halimi.
Dje në mbrojtje të Halimit u vu edhe shefi i tij Menduh Thaçi. Madje, kreu i PDSH-së, tha se redaksia e TV Alsat tanimë i ka përmbushur kushtet për t’i shpallur luftë partisë së tij. Deklarata e nënkryetarit të PDSH-së Iljaz Halimit, se nuk i pengon ndërtimi edhe i tre kishave në Sheshin e Shkupit ka shkaktuar reagime të ashpra të Shoqatave të ndryshme shqiptare në vend dhe të gjitha partive politike shqiptare.

Bashkim Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (98 dërguar):

tetov më 06/05/2010 16:56:03
avatar
NUK E DI SE SA I NDIQNI JU LAJMET
POR UNE SA E SHIKOJ SE NJERI REJN KENDI TJETRI ANDI AS SENT NOK JON TU BO PER MAJDONI
a se di pse shkojn ta ofendojn alsatin
kur te dy partit jan kancer
Thumbs Up Thumbs Down
saba - kosov më 20/04/2010 12:44:18
avatar
turp per ali ahmetin po lun me ndjenja te shqiptarve , me voten e tyre, me luften e tyre qe e bene e pse vetem e vetem per karrige ,por ma mir nuk qendron as menduh thaqi
Marre Turp !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Night më 19/04/2010 03:10:48
avatar
Iljaz burri Kryeqyteti Shqiptarve Shkupi o kan sdij cfar note ke pass n histori ti
mshelu diku e mos dil per midani se pa vler ke mbet,nuk vyn mo per kurgjo.
Thumbs Up Thumbs Down
ermal.shkup më 13/04/2010 22:18:09
avatar
pdsh-ja ka qen nje parti e dalluar per mu a po me ket interviste me mir se kisha votu pdsh.shkaku intervista e iljaz halimit
Thumbs Up Thumbs Down
köln më 08/04/2010 11:45:02
avatar
nji *** jan krejt.
Thumbs Up Thumbs Down
bekim më 19/03/2010 11:03:11
avatar
ju pershendese
pdsh gjatte politkese se vette nuk ka punuare pere populle dhe as bdi nuk punon pere populle
pore nese dy partite politike shqiptare jane pere populle duhette te bashkohen dhe te ja jabin nje grushtte gruevskite pa bashkimin e partive politike shqiptare nuk kah te drejtte shqiptareve ne maqedoni
nuk duhette te akuzojem as njerhe partije politike as te tjetre partije politik se partite politike shqiptare nuk jan te afette me gruevskin
kje eshte se shifni tashe me libriazimin e visev te gjithe shqipteartte dolen perendime se mose interesi i partive politike shqiptare
se mendu thaci aop ali ameti apo liderte tjere shqiptare i kane berhhh nga milona ero nuk intereson pere njerzitte qe nuk kajn te hannne buke
Thumbs Up Thumbs Down
nxenesit e tu më 02/03/2010 16:09:51
avatar
TI Iljaz THAE ME MLLEF, ATO SHFRYTEZUAN KUNDER TEJE DHE PDSH, POR MOS KI DERT SHUMICA JAN ME TY SE E DIN SE SA SHUM KE KONTRIBU PER KET POPULL TURP TU VIE ATYRE QE BUKEN UA KE DHAN E TASH HUDHIN ME GUR PAS TEJE. NXENESIT E TU E DIN KONTRIBUTIN TEND TE PERSHENDESIM.
Thumbs Up Thumbs Down
baci gv më 24/02/2010 23:16:58
avatar
oj pdsh bjer ne vete fjalet vete i flisni dhe mandes sulmoni alsatin,nuk tha alsati gje, vet flisni pa kontroll,
ju sinqerishte ju them skeni vende ne ket bote .....ne kemi nje tv si duhet alsatm.edhe pik qe flet drejt dhe nuk anon nga asnje parti pasi cdonate jemi duke e ndejkur bile edhe ate emison qe halim pash toptani deshka te ndroj kryeqendren,kumanova,shkupi,tetova,gostivari dibra,kercova manastiri,jan gjith te shqiptarve,dhe dote mbesin pergjithmon,e ty mos u mundo te ndryshosh vendet se si ke themelu ty e as ke luftu per keto qytete,normal dhe mundohesh ti shesish ,kryeqyteti per ty eshte vetem shtepia jote.
Thumbs Up Thumbs Down
baci,gostivar më 24/02/2010 23:09:38
avatar
sinqerishte habitem habitem si ka mundesi tja tolerojm vetes qe keta njerez te udheqin me voten e shqiptarve,nuk i pengon as kryqi ne shkup,or halim ate kryq maqedonasit e ndertojn me buxhetin e shtetit ku kontribojm edhe na shqiptaret e xhamit qe i ndertojm na i paguajm vete nga xhepat tan,turp te kesh turp,kryeqyteti jon qenka tetova,ah ju vet e tregoni se kush jeni dhe cka meritoniii por nga zoti nje dit denimin dota merni,
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 23/02/2010 22:52:43
avatar
o beso ti po me dukesh si doktor gjilpera i Faik Konices me keto dijagnoza te konstatuara e ,,kaq te qelluara'' por besa eshte dashur te jesh pak me zemergjere per keta te pdsh-se une nuk e di si ka mundesi te mos te duket debil meduhi i cili kur ishte ne pushtet dha token ku duhet te ndertohet sot burmali xhamija.... Valle si i jep ti ketop konstatime????
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 98 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com