Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | DR: Libri “Shoqëria” për klasën e katërt të hiqet nga përdorimi

DR: Libri “Shoqëria” për klasën e katërt të hiqet nga përdorimi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Demokracia  e Re e Selmanit ka kërkuar sot urgjentisht  nga Ministria e Arsimit që të tërheq nga përdorimi librin “Shoqëria”, libër ky  për nxënësit e klasës së katërt. Ngase sipas kësaj partie në këtë libër si fqi verior i Maqedonisë konsiderohet vetëm Serbia dhe jo edhe Kosova.  Nga kjo parti vlerësojnë se pas vendimit për mësimin e maqedonishtes që nga klasa e parë ky hap  paraqet edhe një nënçmim të radhës që vjen nga ky dikaster.
“Para meje  i kam dy tekstet shkollore  në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase nga lënda “Shoqëria” për klasën e katërt të botuar në vitin 2009.  Nëse i hapni në faqen 10 këto dy libra, do të shihni një tekst çoroditës i cili i mëson nxënësit shqiptarë por edhe maqedonas se cilat janë shtetet fqinje të Maqedonisë. Në këtë tekst mund të shihni se fqinj verior i Maqedonisë na qenka vetëm Serbia, dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës. DR-ja kërkon urgjentisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta heq nga përdorimi këtë libër, si dhe tu kërkoj falje të gjithë shqiptarëve për nënçmimin që u ka bërë”, deklaroi Gjylimsere Kasapi, kryetare e Komisionit për arsim të DR-së.

Subscribe to comments feed Komente (16 dërguar):

HISA ARNAQI më 12/02/2010 13:40:57
avatar
O zotri saraj ju nuk e njifni mir imer selmanin apo enjifni.trego nje gje te keqe peer IMER SELMANIN si zakonisht te shqiptaret ma mir ja din i largi sa i ngati.te lutem kur ka qen komuna e sarait ma mir tash apo ather kur ka qen imeri jo pse jam prej arnaqie se hala se kom taku imerin se jam ne gurbet po realiteti ahste kshu. DR perpara DR me hapa te sigurt respekt.
Thumbs Up Thumbs Down
saraji më 12/02/2010 09:03:56
avatar
Vetem nje analize te vogel duhet te beni,si mundet Imer Selmani te humbe ne komunen e vet ne fshatin e vet,atje e njofin shum ma mir se krejt ju per at edhe nuk e votojn,Imer Selmani per gjithcka mundet te punoje vetem per kombin shqiptar nuk punon se nuk eshte vet shqiptar, u deshmua ne zgjedhjet lokale dhe presidenciale krejt kampanjen e realizoi ne maqedonine lindore.
Thumbs Up Thumbs Down
Bayern M më 12/02/2010 02:36:37
avatar
Sdi car te them shifet se kush i dikton gabimet njerez te shkolluar... se ajo zv/ministrja 2 her a ka dal te flet apo jo turp i madh cfar zv/ministre qe lejon nje gje e tille po thash edhe me heret njerez te shkolluar mund te diktojne keshtu gjerash??
Thumbs Up Thumbs Down
bruxelles më 11/02/2010 21:21:40
avatar
po pra ju lumt zonje e nderuar po e tregoni mire se cila eshte partia per shqiptaret ne maqedoni tani shqiptar te nderuar kush eshte shqiptar me zemer e me shpirt e me kush e don kombin me ket duheni te dini se kujt i takon vota shqiptarit rroft DRja un dhe familja jem kem mi bo 2000 km kur te jen zgjedhjet vetem per DR rrosh parti me ndrer
Thumbs Up Thumbs Down
ballisti-tetove më 11/02/2010 20:14:04
avatar
Arsimi skandaloz ne maqedoni, rroft Xheme Hasa.
Thumbs Up Thumbs Down
besarta më 11/02/2010 19:19:25
avatar
Shum jane qesharake dekleratat e juve kur thoni se jeni se dr eshte instrument i gruevskit por jam i sigurt se ato jane vetem shpifje te Thaqit i cili e ka deshmu edhe veten kur ka qen ne qeveri edhe e kemi pa se sa mund te mbroj interesat e shqiptareve por nuk vlen te flitet per te ajo me vec ka shkuar ne histori mendon se ende mund ti manipujoj shqiptaret me shprehje arogante qe nuk i ka hije as njeriut te thjesht e leje me nje liderit te partis por mir e dime se per diplomaci dhe politike eshte z.Imer Selmani perpara DR.
Thumbs Up Thumbs Down
hamit struga më 11/02/2010 19:18:53
avatar
DR-ja e vetme qe cdo dite po mbron shqiptaret me fakte, ku jane te tjeret? turp femijet mos te mesojne se Kosoven e kemi shtet fqinj, turp i atyre qe marrin rroga te kontrollojne librat para botimit, e sigurisht se ka edhe ndonje shqiptar te tille! Bravo DR qe jeni bere mize ne syte e pushtetit!!!
Thumbs Up Thumbs Down
bashkimi më 11/02/2010 19:16:13
avatar
Kur doli DR-ja dhe tha qe do te ndryshoje menyren e berjes se politikes ne skenen shqiptare, sinqerisht nuk ju besova se thash e kane sa per tu promovuar. Pas 1 viti, po them me pak inat ndaj dyshimit tim, PASKENI PAS TE DREJTE! Cdo dite e me teper po bindem se kjo eshte menyra me e mire per te bere politike per shqiptaret! Zoti ju ndihmofte ne rrugen tuaj! Suksese Demokracia E RE, me te vertet E RE!
Thumbs Up Thumbs Down
Rahim Tetova më 11/02/2010 18:16:16
avatar
Ne menyre me te mire po reagon gjithnje DR, eshte parti shume aktive dhe ngre zerin pro popullit shqiptare ne RM-se.
Thumbs Up Thumbs Down
Sabit Tetova më 11/02/2010 18:14:06
avatar
Bravo be DR se vetem ju jeni zeri i vertet i popullit shqiptare ne RM-se. Patjeter duhet qe ato libra te ndryshohen e mandej te ju ipen nxenesve per te mesuar..
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 16 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com