Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Halimi në 'RRUGA DREJT': PDSH-së nuk i pengon kisha në qendër

Halimi në 'RRUGA DREJT': PDSH-së nuk i pengon kisha në qendër

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Për PDSH-në nuk paraqet problem ndërtimi i kishës në qendër të Shkupit pasi në atë pjesë të kryeqytetit 99 për qind e qytetarëve janë maqedonas. Kështu në emisionin “Rruga drejt” në ALSAT që do të transmetohet sonte në orën 20:40 minuta, deklaron Iljaz Halimi duke pranuar se vendimi për ndërtimin e kishës është marë në kohën e qeverisjes së PDSH-së me VMRO-DPMNE-në në periudhën 2006-2008. Po atëherë sipas tij është marrë vendim për ndërtimin e një xhamie në sheshin e Tetovës.
“Meqë atyre nuk u pengon, ku 99 për qind mos të them 100 për qind këndej Vardarit janë maqedonas, mua më së paku mund të më pengojë të ndërtohet kishë, inshalla edhe tre kisha tjera le t’i ndërtojnë në sheshin e Shkupit. Atëherë as që është biseduar, as që ka pasur ndonjë propozim, ndonjë ide ose ndonjë theksim i ekzistimit të Xhamisë Burmali dhe në mungesë të asaj ne kemi kërkuar në të njëjtën mbledhje të Qeverisë të miratohet t vendim për rindërtimin e xhamisë në sheshin e qytetit të Tetovës”, tha Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.
Në reagimin e tij deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi tha: “Vendimi për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit dhe barasvlera e saj me ndërtimin e xhamisë në sheshin e Tetovës, nuk janë të qëndrueshme”.
Më tej Halimi ka thënë se kryeqytet i shqiptarëve nuk është Shkupi por Tetova.
“Kryeqytet i shqiptarëve është Tetova ore zotëri nuk më intereson mua”, tha Halimi. 
Përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva nuk përjashton mundësin që pas rishikimit të kërkesës për Burmali Xhaminë në komunën qendër të pranohet edhe kjo iniciativë, ndërsa nga LSDM-ja konsiderojnë se ndërtimi vetëm i kishës por jo edhe xhamisë rrezikon përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.
“Edhe për ndërtimin e Xhamisë Burmali që përmendet këtyre ditëve, kryetari i Komunës Qendër, mbrëmë e dëgjova kishte deklaratë, se nëse parashtrohet kërkesë, ata janë të gatshëm edhe një herë të shikojnë atë kërkesë, por ajo nuk do të thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe shumica në Këshillin e Qendrës ose e tërë partia sillet në atë mënyrë siç thotë Halimi se ne jemi kundër objekteve fetare të shqiptarëve. Ajo u tha edhe nga Thaçi dhe kjo nuk është e vërtetë”, tha Silvana Boneva, kryetare e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
“Kisha i ka tejkaluar edhe kufijtë e projektit “Shkupi 2014”. Ndërtimi i kishës dhe këmbëmngulaj e tillë dhe jo bisedimet për Xhaminë Burmali dhe ndërtimi i shtëpisë së oficerëve në atë vend, është edhe një sulm serioz ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe është mosnjohje serioze apo mos dashje që të njihet nga kryeministri Gruevski se sa janë delikate marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni”, tha Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
Prezantimi projektit Shkupi 2014 nxiti debate të ashpra në opinion si në mes subjekteve politike ashtu edhe organizatave të shumta joqeveritare. Në kuadër të projektit “Shkupi 2014” është parashikuar vendosja e ndërtesës së administratës së qytetit në vendin e ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali. Në projekt, parashikohet përmendorja e Aleksandërit të Madh dhe figurave të historisë maqedonase si Goce Dellçev dhe Dame Gruev, figura luanësh, por asnjë objekt që simbolizon historinë apo kulturën shqiptare në Maqedoni.

Shkëlzen Aqifi

Subscribe to comments feed Komente (134 dërguar):

Shkupi G më 04/06/2011 07:14:16
avatar
Shqiptar! Mos iveni vesh vojvodave e komitave shqiptar se per ta vota paraqet vetem lek.Lexoni Weakeliksin ku Thaqi i thot Rykerit se keto premtimet para elektoratit i ka sa per temar vota kunder BDI=se dhe asgje tjeter,dmth i ka pallavra.Tubimin e mbajti mbreme para qeverise se se aty i mbajne vllaznia e vet,se tjeter vend nuk ia mban.Vetem me i pas pa se si cireshin per rruge duke be grimasa e gjeste te pahijshme ndaj te gjitheve sidomos ndaj grave.Ata nuk mund edhe te kontrollohen se ishin femije e jo elektorat.Dilnin neper dritare femije 13,14 15 vjecar dhe shyqyr qe nuk iu ka dicka.Ne tv duel nuk erdhi Thaqi qe tregon se ai eshte jasht cdo mareveshjeje mbrendashqiptare dhe se nuk duron duel,por vetem monolog.Le te shofin kush eshte aitash.
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupi Me Ty Artan më 30/05/2011 01:37:26
avatar
o Zot Rujem Pi Njerit Tem Se Pi Shkavit Runa Vet!

Smund ta Kuptoj Ateher Pse PDSH-ja Vjen Mban Tubime Ne Shkup!
Thumbs Up Thumbs Down
jakup më 23/03/2010 22:04:29
avatar
edhe pse ne at pjes te shkupit jetojn maqedon ai eshte perseri shesh i ter shkupit por edhe i tere maqedonis cdo turist i huaj mendoj s viziton sheshin eshkupit e jo te tetoves.kshtu qe te pranosh ne tetov xhami ne vend se te kerkohet njejt ne shkup mendoj se eshte tragjedi dhe se do tket pasoja pre gjith qytetart e maqedonis sepse do te rritet dhuna nderetnike.preshendetje
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 15/03/2010 06:51:52
avatar
O ti i paemer mudd ta numeroni duke mos me numeruar mua dmth i dhjeti me radhe ne faqen 10 te komenatoreve.... Cka don te thuash se ne shkupjanet skemi asgje dhe se kemi dit as per burmali xhamine qe ka ekszistu a....... O juve tetovareve si duket ashtu si te ju konvenon ashtu thoni NE SHKUPJANET TE GJITHA I KEMI DIT TE GJITHA I DIME DHE GJITHCKA KEMI KETU NE SHKUP, A KUPTOVE DHE BENI TE FALA ATIJ ILJASIT LE TE LARGOHET NGA TROJET E SHKUPIT E MOS TE VIJE ME KETU NE PARLAMENT ME PUNU...
Thumbs Up Thumbs Down
kadri më 12/03/2010 21:05:14
avatar
Te nderuar udheheqes te ALSAT me vjen mire qe fjala elire me nefund erdhi
por me vjen shum keq qe lejoni analfabet me ardh en emison e sedin se SHKUPi eshte Kryeqytet i Shqiptaris ndoshta sot jo por neser jams hum i sigurt pasi qe ka qen dje ....................
Thumbs Up Thumbs Down
zzz më 11/03/2010 14:39:58
avatar
vertet e turpshme nga goja e shiptarit te thuhet qe shkupi sna intereson,jam tetovar por per nje gje jam i vetedijshem qe shkupi esht kryeqender
Thumbs Up Thumbs Down
ambi më 09/03/2010 11:10:49
avatar
O shqiptar te PDSHes ju qenkeni te marr,a nuk e dini ju prej nga e keni preijardhjen, mos vall nga Turqia nese keshtu do vazhdoni do humbni niëher e pergjithmon kombin se per ju nuk egziston KOMBI fera.Per ni popull i cili din vetem per fen ashtu si jeni edhe ju ateher nuk mbetet tjter vetem te debohen ne shtetet Islamike se ne Evrop kështu nuk shkohet vetem ne BOSPOROS e ka Azia e harrone EVROPEN as ska KISHA as XHAMIJA feja jon eshte SHQIPTARIA
Thumbs Up Thumbs Down
shkendim më 03/03/2010 16:22:23
avatar
zotri iljaz halimi thot te ndertohen kisha ka ana e maqedonasve ku nuk ka shiqptar por poashtu thot se edhe nese ndertohet kisha patjeter te ndertohet edhe xhamia....edhe pse projekti shkupi 2014 nuk ka mundsi me u realizu.
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 03/03/2010 05:54:32
avatar
O Tetovar kryeqyteti i shqiptareve ka qene eshte dhe do te jete Shkupi a morret vesh, feja e shqiptarise nuk njihet askund ne bote pervec se te kenges e gjergj fishtes, e po te mos kishte qene Turku me ua dhene fene islame ju sot nuk do te kishit me qene ne Tetove po mos u beni edhe ju si ky gruevski.. Zoti ju dhashte mend.
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 02/03/2010 09:56:55
avatar
"Leni kishat e xhamijat, se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria", perderisa kete kane munde ta kuptojn shqipatret para neve ne nje periudhe shume me te hershme si nuk e kuptoj pse nuk arijm ta kuptojm ne tash kur mendojm se jemi me te ngritur ne aspekt te vetedijes dhe te arsimimit,,tempujt ngriten dhe renohen por ato qe na ndohin ne kete koh me pushtetaret tone kena me epagujt me shume vite dhe ne shume breza te ardhshem kjo eshte shume ma famekeqe se sa kisha dhe xhamia,per kete arsye o shqiptar zgjohuni nga gjumi te pakten per nje periudh shume me te shkurte leni interesat e jauaj personale anesh vetem sa ta shpetojm gjith shqiptarin nga ky mistrec gruevski,,me respekt shqiptar
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 134 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com