- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Ramadani: Gruevski nuk i dëshiron myslimanët në Maqedoni
Fakti që ndërtimi i xhamisë Burmali, nuk është parashikuar në projektin “Shkupi 2014”, tregon se kryeministri Nikolla Gruevski ka dërguar sinjal se për të, myslimanët në Maqedoni, nuk janë të dëshiruar.
Kështu vlerëson kryetari i këshillit iniciator për ndërtimin e xhamisë Burmali, Ramadan Ramadani i cili shtoi se këshilli i ka dërguar letër kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e po ashtu, do ti dërgojë letë edhe Qeverisë së Turqisë.
“Myslimanët kanë marrë porosinë e tyre se ky kryeministër nuk mendon për ata. Ne si përshëndetje për këtë porosi duke filluar nga java e kaluar kemi filluar takime intensive me faktorin ndërkombëtar. Sot dita e hënë ne i kemi dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha për ta alarmuar për këtë situatë dhe gjenocid kulturor që bëhet ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve tjerë në Maqedoni. Ne duke filluar edhe nga autoritetet turke edhe më tej do ti informojmë”, deklaroi Ramadan Ramadani – kryetar i Këshillit për ndërtimin e Burmali xhamisë.
Lëvizja qytetare “Zgjohu” duke iu kundërpërgjigjur ministres së kulturës Elizabeta Kançevska Milevska se projekti “Shkupi 2014” nuk është i mbyllur dhe mund të pësojë ndryshime, do të nisin në ministri të Kulturës kërkesën për përfshirjen edhe të heronjve dhe monumenteve shqiptare në këtë projekt, në mënyrë që sheshi të rrezatojë frymën multietnike, multifetare dhe multikonfesionale.
“Organizata qytetare “Zgjohu” e mbështetur nga së paku 20 organizata tjera joqeveritare shqiptare të mbledhura në forumin “Zgjohu” kërkojnë nga ministrja e kulturës dhe qeveria e Maqedonisë të rindërtojnë shtëpinë e lindjes së Nënës Terezë në vendin ku gjendet pllaka përkujtimore, kërkojmë ndërtimin e Burmali xhamisë në vendin ku ka ekzistuar derisa është rrënuar dhe në sheshin e qytetit të ndërtohet një bust, monument, apo përmendore e heroit tonë kombëtar Adem Jasharit”, theksoi Bekim Hoxha – përfaqësues i lëvizjes qytetare “Zgjohu”.
Kërkesën për ngritjen e monumenteve dhe busteve të heronjve shqiptarë, lëvizja qytetare “Zgjohu” pritet ta dorëzojë në ministrinë e kulturës dhe Qeverinë e Maqedonisë, në fund të kësaj jave.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Flm Alsat-m jeni me te miret per ne gurbeqit prej jush informormi më mir.
po pse ore burr i mashtrove luftetaret, e dergove neper burgjet maqedone, per te be tradhti mete rahateshme o tradhtar o te poshterit e botes po luni me popullin. mo haroni se populli nuk ju fal o manikena.
zgjohuni o popull mo fleni se mbarum.
Kemi pritur që BFI ja të jetë më e zëshme për këtë çështje ,por si duket ,populli thot ,pa ngrënë hudra stë vjen era,kam fjalën për BFI
komente shuem dhe fjale plot por vepra ic keta te bfi-se nje dite kercenohen nje dite zbuten njeriu nuk din a tju besoje a jo kurse keta te shumtuarit gabimin me te madhe e kane bere kur ju kane bashkangjitur bfi-se
m.sula eshte fshehur ashtu sikur thote menduhi askund nuk eshte qe sadite nuk e tregon qendrimin e bfi-se..mos u frigo se na ki flliqe me ate trimerine tende sot tregoje.selam