- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Veliu me akuza të ashpra: Gruevski si Millosheviqi /video/
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës njëherësh deputet i BDI Fazli Veliu, i ka dërguar një letër të ashpër kryeministrit Nikolla Gruevski. Veprimet e fundit të tij ai i ka cilësuar si antishqiptare dhe anti-qytetare dhe të njëjtat i ka krahasuar me veprimet e Millosheviqit duke përkujtuar se nëse vazhdohet me këtë mënyrë, do të pësojë fatin e njëjtë me të. Sipas Shoqatës, vendimi i fundit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, është kundër Kushtetutës së vitit 2002 dhe kundër ligjeve. “Mund të veproni si të doni, me forcën e shkopit dhe kamxhikut, por nuk mund të na detyroni të hymë në greminë, ku Ju jeni buzë saj. Asnjë perandori nuk ka mundur të na asimiloj, zhdukë, as kjo që udhëhiqni ju. Nëse ju vazhdoni, njësoj sikur Millosheviqi, ju pret i njëjti fat, atje ku ai vetë shkoi dhe vetë përfundoi”, thuhet ne letrën e ShVL-së, të nënshkruar nga Veliu. “Nxënësit shqiptarë, së pari do të mësojnë gjuhën shqipe, e cila është gjuhë kombëtare, që ka hyrë në gjirin e gjuhëve të pranuara ndërkombëtare, mandej në moshë të rritur gjuhët e huaja, pra edhe gjuhën tënde, të cilën as ti nuk e di siç duhet”, shkruan në letrën e hapur. Edhe pse letra i është drejtuar numrit ‘një’ të Qeverisë, Gruevski tha se nuk ka dijeni për të.
“Çfarë letre? Prej kujt?...Nuk kam parë një letër të tillë”, theksoi Nikolla Gruevski kryeministër.
Por kryetari i SHVL-së pohon të kundërtën e asaj që thotë Gruevski. Ai tha se letra është nisur edhe në adresë të kryeministrit.
‘Jemi duke parë se kryeministri është duke bërë një lojë të rrezikshme, është duke vepruar kokë më vete dhe është duke vepruar në kundërshtim me normat që u takojnë kombeve këtu, me normat që u takojnë qytetarëve dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të veprimit në një shtet mulktietnik siç jemi ne”, deklaroi Fazli Veliu kryetar i SHVL.
Një nga arsyet për dërgimin e letrës, Veliu thekson edhe pa aftësinë e përfaqësuesve shqiptar në Qeverinë ‘Gruevski’ që të ndikojnë në tërheqjen e vendimit të ministrit të Arsimit. Veliu njëherësh ka vënë në pah edhe vështirësitë në të cilat hasin ministrat shqiptarë përfshirë këtu edhe zëvendëskryeministrin Ademi.
“Vështirësia e parë është se subjekti ynë politik në qeveri nuk ka në dorë asgjë, por ka vetëm urdhra, nuk e di se ku dhe si shkojnë mjetet, projektet të cilat vijnë në dorë të përfaqësuesve tanë në qeveri vijnë me vonesë dhe njëkohësisht edhe shtyhen afatet e realizimit të tyre dhe më në fund atje zëvendëskryeministri diskriminohet dhe njëkohësisht edhe kërcënohet që ta lëshoj vendin e punës si zëvendëskryeministër”, shtoi Veliu.
Fazli Veliu bashkë me Rafis Halitin dhe Xhevat Ademin, pas kongresit të partisë, mbeti jashtë Kryesisë Qendrore të BDI.
Gjyltene Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Z.Fali veliu shqiptaret nuke duhet kerkuar te drejtat ato duhet te marim zdon apo don maqedonasit partit politike luajn ne emer te nje populli qe vuan po ju dhe shum yjere dhate kontributin qe nuk mohohet po duhet pranuar se ne nuk mundemi te jemi te barabart perate arsye nuk presim nga ju te prezentoni interesat tona SHqiptare qe jetojne ne trojet e veta--
ne kto te drejta do ti marim edhe pa ju dhe pa gruevskin .. pa fuere--
atto jan te drejtat shqiptare qe duan te jetojne te barabarte e jo te lypim ne bitpazar e ti fazli te kalosh me mercedes te zi tu na plunosur
shporu e tradhtart te popullit
-Nje nate para se te ndodhi Brodeci, Menduh Thaqi deklaroi ne top chanal se pa dijenin tone qeveria nuk guxon te ndermarr diqka kunder shqiptareve.Jo qe nuk i ka pyetur por i ka detyruar qe te deklarohen se aksioni ishte i suksesshem. Pra ky rast ishte poshterimi i pare per shqipetaret qe po thuaj se ram ne gjunje.
-Me vone flamuri u hoq nga festat familjare por te perdoret kur jane ato shteterore. Pastaj u be zhurme e madhe qe shqiperise ti viren vizat kinse ja kerkon BE-ja.Edhe diqka tjeter kishte kur 2 gjykatesit shqipetar dhan doreheqje por nuk me kujtohet egzakt.
-Nga pala tjeter BDI-ja vinin kritikat ndaj PDSH-se dhe mund te them se ishin te arsyeshme.
-Tani do i numeroj bresherit e BDI-se qe me vjen keq te them jo se jemi te gjunjezuar por te degjeneruar nga thashethemet e partive.
-U kujdua disa here gjat zgjedhjeve per nje qytet fantazme se gjoja do ta ndertonte BDI-ja ne mes shkupit e tetoves. Pra siq po e sheh populli ala po ndertohet!!!!
-Dy deputetet e BDI-se sa po filloi qeveria se punuari ja qiti terroriste, nese do i kujtoj keto me te fresketa.
-Gjuha maqedone duam apo jo femit tane do ta mesojne se zben biles ministri u kercenua se do marri masa ndaj mesueseve dhe drejtoreve nese nuk zbatohet ky ligj.Peshqesh nga te zgjedhurit e kemi.
-Populli po ik nga syt kembet nga ;pasuria e tepert; qe na i kan sjell te dyja partite.Bile kjo ne qeveri ka pak me shum merita se do te na pasurokan shkupin me ca buste te herojve maqedonas, se po te mos kishin qen ata, ndoshta maqedonia mund te quheshte shqiperi.
-Peshqesh e kemi edhe enciklopedine, per qudin e madhe se nga enciklopedia mora vesh se gjysherit e mi paskan qen barbar dhe njerez te eger mali. hehehehehehehehe
-Kam edhe shum peshqeshe te dregoj por per momentin sme kujtohe. Pra popull i vuajtur e kemi kot me keta qe i kemi zgjedhur deri tani. Peshqeshet e qeveritareve na vijne si faturat e rrymes po thuaj se gjdo muaj.
-I shkrojta keto se jan hallet e popullit, se edhe une jam ne mesin e tij o ju te politikes. E keni ber popullin si top llastiku.
-Q paska then DAJA o bobo u be kijameti!!;karvani vazhdon thot qeveria; po sa kohe u ben qe kur ka fol daja?
-Pra keto raste si daja qe flasin nji her ne sene shkojne ne vesh te shurdher, biles jam i sigurte se me shum po komendohet ne mes nesh se nga maqedonet.Para 10 diteve thaqi lavderohej po ne top chanal se ishte ai qe shqiperise nuk ja vuri vizat maqedonia.
-Pra desha te them se ne mes vei zihemi biles edhe shahemi kurse kur vjen puna per veti lavderohemi.
-Nuk desha te nençmoj asnjeri por keto jan te verteta ashtu si po i kuptoj une si njeri i thjeshte qe jame.
vepra ben emer;
mos u mer me menduhin po me veten,
mos u mer me PDSH-n po me tradhtin tuaj
ku jan ligjet
ku jan zonat ekonomike
vetem me muzeume je bo.