Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Veliu me akuza të ashpra: Gruevski si Millosheviqi /video/

Veliu me akuza të ashpra: Gruevski si Millosheviqi /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës njëherësh deputet i BDI Fazli Veliu, i ka dërguar një letër të ashpër kryeministrit Nikolla Gruevski. Veprimet e fundit të tij ai i ka cilësuar si antishqiptare dhe anti-qytetare dhe të njëjtat i ka krahasuar me veprimet e Millosheviqit duke përkujtuar se nëse vazhdohet me këtë mënyrë, do të pësojë fatin e njëjtë me të. Sipas Shoqatës, vendimi i fundit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, është kundër Kushtetutës së vitit 2002 dhe kundër ligjeve. “Mund të veproni si të doni, me forcën e shkopit dhe kamxhikut, por nuk mund të na detyroni të hymë në greminë, ku Ju jeni buzë saj. Asnjë perandori nuk ka mundur të na asimiloj, zhdukë,  as kjo që udhëhiqni ju. Nëse ju vazhdoni, njësoj sikur Millosheviqi, ju pret i njëjti fat, atje ku ai vetë shkoi dhe vetë përfundoi”, thuhet ne letrën e ShVL-së, të nënshkruar nga Veliu. “Nxënësit shqiptarë, së pari do të mësojnë gjuhën shqipe, e cila është gjuhë kombëtare, që ka hyrë në gjirin e gjuhëve të pranuara ndërkombëtare, mandej në moshë të rritur gjuhët e huaja, pra edhe gjuhën tënde, të cilën as ti nuk e di siç duhet”, shkruan në letrën e hapur. Edhe pse letra i është drejtuar numrit ‘një’ të Qeverisë, Gruevski tha se nuk ka dijeni për të.
“Çfarë letre? Prej kujt?...Nuk kam parë një letër të tillë”, theksoi Nikolla Gruevski kryeministër.
Por kryetari i SHVL-së pohon të kundërtën e asaj që thotë Gruevski. Ai tha se letra është nisur edhe në adresë të kryeministrit.
‘Jemi duke parë se kryeministri është duke bërë një lojë të rrezikshme, është duke vepruar kokë më vete dhe është duke vepruar në kundërshtim me normat që u takojnë kombeve këtu, me normat që u takojnë qytetarëve dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të veprimit në një shtet mulktietnik siç jemi ne”, deklaroi Fazli Veliu kryetar i SHVL.
Një nga arsyet për dërgimin e letrës, Veliu thekson edhe pa aftësinë e përfaqësuesve shqiptar në Qeverinë ‘Gruevski’ që të ndikojnë në tërheqjen e vendimit të ministrit të Arsimit. Veliu njëherësh ka vënë në pah edhe vështirësitë në të cilat hasin ministrat shqiptarë përfshirë këtu edhe zëvendëskryeministrin Ademi.
“Vështirësia e parë është se subjekti ynë politik në qeveri nuk ka në dorë asgjë, por ka vetëm urdhra, nuk e di se ku dhe si shkojnë mjetet, projektet të cilat vijnë në dorë të përfaqësuesve tanë në qeveri vijnë me vonesë dhe njëkohësisht edhe shtyhen afatet e realizimit të tyre dhe më në fund atje zëvendëskryeministri diskriminohet dhe njëkohësisht edhe kërcënohet që ta lëshoj vendin e punës si zëvendëskryeministër”, shtoi Veliu.
Fazli Veliu bashkë me Rafis Halitin dhe Xhevat Ademin, pas kongresit të partisë, mbeti jashtë Kryesisë Qendrore të BDI.

Gjyltene Rexhallari 

Subscribe to comments feed Komente (116 dërguar):

alush më 25/01/2010 11:31:52
avatar
Ju lumt daj rofsh.
Thumbs Up Thumbs Down
Samiri më 25/01/2010 11:44:46
avatar
Shoqata e veteraneve eshte nendege e BDI,se.... te koruptuar komplet.
Thumbs Up Thumbs Down
mentor më 25/01/2010 12:13:42
avatar
Po a tash tu kujtu more zotri Fazliu....ju me ket vendim te qeviris duhet menjeher qe te ishit larguar nga qeveria por u vin mire karigja e but dhe i perkuleni zevendesit te millosheviqit se te ishit shqiptar do te ishit larguar nga qeveria qe nga muaj i par se ju asgje nuk keni be per kombin ton dhe as per mergimtaret...ju duhet te largoheni meniher se as buxhet per shqiptaret nuk keni munder te siguroni LARGOHUNI....
Thumbs Up Thumbs Down
Ardi më 25/01/2010 12:29:15
avatar
Reagimi eshte shume palidhje, mka habit se si SHVL dhe Fazliu meret me punet qe duhet te meret separi Ali Ahmeti pastaj krejt BDI.
SHVL ka per mision statusin e deshmorve dhe invalideve te luftes dhe familjeve te tyre, kurse mesimi i gjuhes maqedone eshte ne kompetence te zv. kryeministrit dhe zv. ministres se arsimit, Te cilet edhe pse jane te mjerre, duhet te denohen per tradhti kombtare.
Thumbs Up Thumbs Down
uck më 25/01/2010 12:57:35
avatar
O ky eshte marketing politik i bdi a sjeni tu e pa se ekan hup rrugen nobborr.
Thumbs Up Thumbs Down
Krisit më 25/01/2010 13:08:38
avatar
O ju të Uçkës mjaftë më me kto budallëqe ! U kisha këshillu që mos miri me këto punë të shnjëta, turpë tu vije. HAJ DAJO MOS U KËRLESHË KOT!
Thumbs Up Thumbs Down
naim më 25/01/2010 13:17:21
avatar
Qesharak reagimi i "dajes",pa sens,kotë !!! Ky person reagon dhe del ne publik cdohere kur eshte ngushte nipi i tij.Kur e humb rrugen nipi,daja del si shpetimtar.Populli nuk i han keto forra-barcoleta,i ka ngrene shume herr.Nje pyejte ? -Kur daja na qenka kaq i zoti,dhe kaq patriot i madh dhe nese e shef se qeveria ku ben pjese dhe "nipi" i tij (po dhe vet "daja" eshte aty) vazhdojne veprat e Millosheviqit atehre lind pyetja perse valle qendron ne nje tavoline me "nipin" e tij ? perse nuk largohet nga BDI.Shume e thjesht eshte pergjigja :Karikja eshte shume e lezetshme, sidomos kur kthehesh ne vendlindje pas 20 vjetve azliant dhe prej ne lufte clirimtare - direkt ne kariken e ngrohte te pushtetit, te cilet akoma vazhdojne ti quajne terroriste,edhe pse jan ne te njejtin kallep.
Thumbs Up Thumbs Down
teli_69 më 25/01/2010 13:19:24
avatar
O zotri fazli veliu ku i ke ato ushtar neper burge edhe neper rruget e evropes qish mendon ti ti vetem me ali ametin ne nish se ske qeter qe te perkrah tungi nga komandant breza dhe une ju reagim te ashper se ska mu karrike per juve.
Thumbs Up Thumbs Down
shefik më 25/01/2010 13:25:20
avatar
Rrofsh 200 vjet.
Thumbs Up Thumbs Down
Burim më 25/01/2010 13:30:13
avatar
Bravo ju lumt,po ky mistrec esht aq i paafte dhe medioker sa edhe per te keq s`do mbahet mend,se shqiptaret shume me heret kane pa tipa te tille qe rrehin gjokes po kur vjen koha,terhiqen ne ate Vrimen e Miut qe shpesh e permend Menduh Thaci e si duket KY Menduhi ka tapi per ate vrrime,se del e akcionet ne Brodec i etiketon si te suksesshme.Por,ky Gruevski mbase dicka ka harru,se tani nuk ka pune me Menduhin,po ka pune me kryekomandantin e UCK,se Aliut si qendrojn prapa refet elmaza e ernad fejzullaha,po Aliut i qendrojn burra te beses sic jane Fazli Veliu e Izet Mexhiti.Se nuk eshte ne qeveri me Menduhin qe derisa ishte ne qeveri benete si thoshte Gruevski apo me Imer Selmanin qe mori 30000 vota maqedonase,por eshte ne qeveri me njeriun e perbetuar per idealet kombetare te cilin sot e sot maqedonasit e shohin ne zhgender.
TE FITOVA USHTARAKISHT,DO TE FITOJ DHE POLITIKISHT....(Ali Ahmeti qershor 2006,para parlamentit te R.M-se).
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 116 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com