Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Osmani i hedh poshtë akuzat e Bejtës

Osmani i hedh poshtë akuzat e Bejtës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani sot i hodhi poshtë akuzat e Nevzat Bejtës. Ish kreu i Gostivarit, akuzoi dje Osmanin se vitin 2009, banorët e këtij qytetit do ta mbajnë mend për largimet nga puna dhe pengimin e të gjitha investimeve në qytet. Ndryshe nga Bejta, Osmani tha se Gostivari në vitin 2009, është shpallur si komuna më e suksesshme. “Në këtë periudhë kohore zbatuam reformat ë shumta në sektorin e arsimit, urbanizmit tatimeve komunale , administratës komunale, dhe për pasojë të këtyre reformave ne tanimë jemi komuna më e suksesshme në Maqedoni, në arkëtimin e taksave komunale , kjo informatë është zyrtare e Ministrisë së Financave.  Me sukses maksimal me mbi 95 % realizuam buxhetin e vitit 2009, duke paguar një milion e 400 000 euro nga borxhet e trashëguara dhe investuam 600 000 euro në rrugët lokale”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit. Osmani theksoi se një numër i madh i aktiviteteve, nuk ka mundur të realizohen për shkak të obstruksioneve të bëra nga ish kryetari Bejta dhe Qeveria. Por megjithatë, shtoi ai, investimet e bëra në kohën që komuna drejtohet nga ekipi i tij, mund ët vërehen shumë qartë. “ Kush është daltonist politik dhe nuk dëshiron ti sheh këto investime, ne i japim këtë apel, le të urdhërojë inspektorati shtetërorë i financave le të vjen le të kontrollon aktivitetin legal të Komunës, u shpreh Osmani. Ai po ashtu premtoi se së shpejti Komuna e Gostivarit do t’i përmbush detyrimet e veta rreth zgjidhjes së problemit me deponinë Rusino në Tetovë.

Bashkim Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (129 dërguar):

cegroni më 23/03/2010 09:21:06
avatar
O Rufi bjer doni cistern me uje te paster edhe ka Cegroni se edhe ne jemi njerez, edhe ne duam uje te paster te pijme e jo uje te ndoter qe nuk eshte as edhe per kafshet.
Thumbs Up Thumbs Down
gostivaras më 13/03/2010 20:49:54
avatar
a ka mundesi ta lini rahat z.rufi osmanin,se nuk i ka bere askujt keq.mos ju bjere mali per nevzat bejten.te gjith partit shqiptare jane ata parti qe i votoi ki popull shqiptar ne maqedoni.tash eshte koha e z.prof.dr.rufi osmani.larg partit shqiptare nga rufiu.
Thumbs Up Thumbs Down
cajla më 07/03/2010 21:35:27
avatar
mos na turpero.
Thumbs Up Thumbs Down
SERMNOVA më 05/03/2010 15:49:07
avatar
Po leje more udbash se lajte ty, po ma mire leje me kaq se shpejt te dule ngjyr, po ti ske pas ngjyre as nje her.haha
RUFKO IKKK TE THEMI TE GJITHE
Thumbs Up Thumbs Down
GOSTIVARLIU më 04/03/2010 22:50:22
avatar
TURP TJU VJEN JUVE TE CAJLES TE FOLNI PER Z.RUFI OSMANI KUR HIPI NEVZAT BEJTA PER KRYETAR LARGOJ 20 VET VETEM NGA KOMUNA ME RUGEN E CAJLES NUK E KA KOMUNA E GOSTIVARITPOR RUGEN E CAJLES E PENGON ALI AHMETI ME EKIPIN E VET DEBILLA
Thumbs Up Thumbs Down
gv -7 më 04/03/2010 15:12:50
avatar
Rufi osmani asnjë premtim deri tash nuk e realizoi veç i ka fundosur qytetarët e Gostivarit.Gostivari është si fshati i viteve 1990...
Thumbs Up Thumbs Down
baci076 më 01/03/2010 22:30:19
avatar
pershendetje gjithve,deshta te shkruaj lidhje me ket situate qe ndodhi ne gostivar dhe tetove,edhe pse su takoj ketyre dy komunave,kam respekt dhe nder te vecant per keta dy ish kryetar,ben te pamunderen te munder,flas nga fakti qe i njoh mir te dy qytetet,dhe sikur te isha pjestar i ketyre komunave un per vete sdota kisha votuar as vellaun tim sikur te kandidohej per kryetar,pasi punan dhe duhej tju jepej mundesi qe ti perfundojn punet,se per nje mandat nje banes eshte rende te regullohet e ku mbeti nje qytet,sa i perket r osmanit ai nuk erdhi nga hena,vete e votuat dhe tani ju them te drejten si su vi turp te kritikoni,un se kam votu,por ka nja fjal ,mos i bjer me shkelm te mires se te zen haku,kjo vu ka gjetur juve te gv dhe tetoves,tani duroni dhe respektoni keta kryetar qe i votuat,nuk them ket pasi sjam antar i asnje partie,se ne komunen qe banoj un eshte i dyty kryetar nga bdi,ju them te drejten,as qe punojn as qe ekan nder mend te punojn dicka,respkete nga vrapcishti
Thumbs Up Thumbs Down
turpi më 01/03/2010 09:58:21
avatar
Ti zoteri nuk paske fije turpi.
Ta dhane voten dhe mbeshtetjen maksimale gostivarasit, e ti cfare je duke punu per Gostivarin ? - HIC ASGJE.
Nuk ke TURP tash don ti mashtrosh edhe shqiptaret tjere me formim te partise.
Po ti pastroje njeher oborrin tand more zoteri mandej vazhdo me gjere....
TURP
Thumbs Up Thumbs Down
cegrani më 28/02/2010 14:58:54
avatar
mos dhasht zoti ndonji fatkeqsi ose emergjenc se vdes njeriu n rrug t cajles edhe pse vec 2 raste jan .
VOTAT i more VEPRO ose AMARTIZER TRI popullates hehehe TURP
Thumbs Up Thumbs Down
baca më 24/02/2010 23:31:15
avatar
Ka nje proverb te vjeter,i miri punon dhe veten me pun e tregon,kurse zoti osmani nga se ka hy na ka thyyy,me keto ofendime,ma ke prish makinen duke kalu ne ate rug dhe del na can koken,shkooooooooooooooooooo dhe mos u ktheee,na keni lodhe ju qe mireni me politik,gjith rejm nga pak por ju sdini me u ndalllllllllllll sinqerishte shkoni dhe mos u ktheni kurrrrrrrrrrrrrrrrr
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 129 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
image
Ligji i ri për lustrim në seancë kuvendore
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi debatin për Propozim-ligjin për përcaktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasje të dokumenteve ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com