-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Dekada e parë e shekullit 21, më e ngrohta deri më tani
Dekada e parë e shekullit 21 është më e ngrohta deri më tani dhe ajo e tejkalon dekadën e fundit të shekullit 20, theksohet në raportin e përpunuar nga shkencëtarët amerikanë. Sipas autorëve të raportit nga Qendra nacionale për ndryshime klimatike, temperatura e sipërfaqes së tokës vitin e kaluar ishte për 0,54 gradë Celzius mbi mesataren. Me këtë, viti 2009 është viti më i ngrohtë në histori, prej sa maten temperaturat. Viti i kaluar, siç ceket në raport, është karakteristik për kataklizmat klimatike, si vërshimet më të rënda deri më tani në Brazil, shirat e rrëmbyeshëm me pasoja katastrofale në Evropën Qendrore, reshjet më të mëdha të borës në Britani të Madhe gjatë 18 viteve të fundit dhe në Kinë në 55 vitet e fundit, stuhia Klaus në Francë dhe Spanjë, e cila barazohet me uragan të gradës së tretë të shkallës me gjithsej pesë gradë të Safir-Simpsonit dhe tajfunet vdekjeprurëse në Filipine dhe Tajvan.
Temperatura e sipërfaqes së tokës në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2009 ishte për 0,54 gradë mbi mesataren, me çka dekada e parë e shekullit 21 e theu rekordin e dekadës paraprake, kur temperatura ishte për 0,36 gradë mbi mesataren. Viti më i ngrohtë ishte viti 2005, kur temperatura ishte për 0,62 gradë mbi mesataren. Raporti i konfirmon tendencat për rritje graduale të temperaturës globale gjatë viteve të fundit. /mia/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin