-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Studim, të mësuarit i bën mirë zemrës
Të mësosh i bën mirë zemrës. Kush ka kaluar të paktën tetë vjet në banka të shkollës, ka rrezikun më të vogël të infarktit. Kjo mund të duket e çuditshme, por në fakt është rezultati i një studimi të gjerë, i publikuar në revistën "Heart". Studimi ka vendosur përballë, në 52 shtete, rreth 12 mijë persona që vuajnë nga infarktet, dhe 14 mijë njerëz me shëndet të plotë.
Studime të ndryshme kanë zbuluar një lidhje mes statusit social-ekonomik dhe riskut më të vogël të sëmundjeve të zemrës. Një grup shkencëtarësh suedezë ka zbuluar se pavarësisht nga të ardhurat familjare, nga puna apo të mirat që kemi, arsimi është i lidhur direkt me rrezikun e një infarkti në zemër.
Annika Rosengren, kardiologe në spitalin e Goteborg thotë se një nivel studimi, i ngjashëm apo më pak se 8 vjet shkollë, do të thotë një rrezik më i madh i infarktit, rreth 30 për qind më shumë se sa ata që janë më të arsimuar. Kjo lidhje është më e theksuar në vendet e zhvilluara, por e dukshme dhe në vendet në zhvillim. Sipas studimit, normat më të larta të obezitetit, dhe veset si pirja e duhanit, aktiviteti i pakët fizik, konsum i pakët i frutave dhe perimeve, shpjegojnë rreth gjysmën e rrezikut të lidhur me nivelin e ulët të arsimimit.
"Për momentin, rezultatet sugjerojnë që përmirësimi i nivelit të arsimimit në vendet në zhvillim mund të jetë një rrugë e mire për të ndaluar disi përhapjen e shpejtë të sëmundjeve të zemrës edhe në këto vende", vijon Rosengren.
Anisa Braho






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin