Fillimi | Lajme | Shkencë | Paralajmërim për rrezikun nga akullnajat

Paralajmërim për rrezikun nga akullnajat

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh thotë se shtresa e sipërme e akullit në Groenlandë po shkrin me ritme shumë më të shpejta se shtatë apo tetë vjet më parë.
Një nga shkencëtarët i tha BBC-së se më shumë se 1.5 trilionë ton akull ka shkrirë që prej vitit 2000.
Autorët e këtij studimi shpresojnë se ai do të shtojë ndjenjën e urgjencës për të vepruar në samitin për klimën që do të zhvillohet në Kopenhagë muajin e ardhshëm.
Shkencëtarët përdorën të dhëna satelitore, informacionin e shërbimit sinoptik dhe disa modele kompjuterike për të treguar se humbja e masës së akullit në Groenlandë ka patur ritme më të shpejta gjatë dekadës së fundit.
Ata thonë se këtu ka pasur dy procese të veçanta - temperaturat më të larta të ajrit po shkaktojnë shkrirjen e sipërfaqes së akullit në një masë më të madhe dhe po shtohet numri i blloqeve të akullit që shkëputen nga akullnajat dhe shkojnë në det.
Çdo vit niveli i detit po rritet edhe gjysmë here më shumë se ritmet e shtatë apo tetë vjetëve më parë.
Po të shkrihet i gjithë akulli i Groenlandës, niveli i ujit të detit në shkallë globale do të rritet me afro shtatë metra.
Nëse temperatura në zonën e Arktikut vazhdon të rritet, ritmet e shkrirjes së akullnajave do të shpejtohen.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se zhdukja krejtësisht e akullnajave ka pak gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. /bbc/
 

Subscribe to comments feed Komente (4 dërguar):

sekondi më 04/03/2010 00:27:45
avatar
do ju lutem nje kerkes a kishit mundur me ma gjet nje video me akullnajat e me ma dergu me email os me kontaktu me mu me email sepse kam nje punim seminarik per akullnajat do ju falenderoja nga zemra ,,kurr sndalem duke ju shikuar
Thumbs Up Thumbs Down
quiet më 03/02/2010 20:29:38
avatar
gjithashtu e perkrah mendimin e komentuesit te pare dhe ky fakt eshte brengoses por mos harojme se ajo vjen nga vete duart tone ashtu edhe sic thuhet ne librin e shenjte kuranin.
Thumbs Up Thumbs Down
florent më 16/11/2009 18:56:27
avatar
E pelqej mendimin e ekspertit shqiptar qe ka kometuar me larte. Flm qe na hap syte.
Thumbs Up Thumbs Down
tung më 13/11/2009 13:06:55
avatar
O vlla uji e ka token nuk ka pse te brengosemi, si njeriju qe pij uji edhe tokes i duhet, kur ta arij nivelin prej 7 m.sa parashohin ata shkenctaret ajo do te permbys vende dhe shtete te cilat jan afruar detit te goja me ndertim objektesh dhe vendbanime e jo edhe tere boten.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 4 | shfaqen: 1 - 4

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Shkencë
Previous
image
Japonia sjell në Tokë pluhurin e parë nga asteroidi
Sonda kozmike japoneze, e cila këtë vit e përfundoi udhëtimin shtatë vjeçar në gjithësi, për të parën herë solli në Tokë pluhur nga sipërfaqja e ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com