- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Mitrovicë: Shpërthim në ditën e Bajramit
Mitrovica është tronditur sërish ditën e Bajramit të Madh. Në afërsi të konvikteve të studentëve në veri sot në orët e mëngjesit është hedhur një mjet shpërthyes.Nga ky mjet shpërthyes janë dëmtuar disa dyqane dhe automjete ndërsa nuk është raportuar për ndonjë qytetar të lënduar.Televizioni shtetëror i Beogradit RTS thotë se shënjestër e sulmit kanë qenë me siguri veturat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur këtë rast.Një ditë më herët në veri të qytetit të Mitrovicës, në Kodren e Minatorëve është qëlluar për vdekje Hakif Mehmeti. Familja e viktimës dyshon që pas vrasjes qëndrojnë pjesëtarët e strukturave paralele serbe. Tashmë është bërë praktikë që në vigjilje të ngjarjeve të rëndësishme për Kosovën, siç është tani Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, të ndodhin incidente në veri të vendit, ku veprojnë strukturat paralele serbe. Kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe që ta ruajnë durimin dhe të tregohen të pjekur përballë provokimeve për destabilizim të situatës në këtë pjesë.
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


