-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Festa e Bajramit në Kosovë dhe Shqipëri
Besimtarët mysliman në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Ceremonia qendror e faljes së namazit të Bajramit është mbajtur në Prishtinë, në Xhaminë e Madhe ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë. Në pamundësi për t’u futur të gjithë brenda, një pjesë e madhe e tyre namazin e Bajramit të Madh e kanë falur në shesh dhe rrugë prej nga kanë marrë edhe porosit e kryetatit të Bashkësisë Islame Naim Tërrnava për të shtuar dashurin vëllazërore dhe për të qenë sa më të bashkuar që të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë.Festa e Fitër Bajramit është e një rëndësia të veçantë për besimtarin që ka agjëruar muajin e Ramazanit. Vjen pas një muajit të tërë adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit krijues. Sot të mbledhur kështu nëpër xhami e sheshe presim shpërblimet e Allahut, presim kënaqësinë e Tij dhe kërkojmë atë, lutemi për mëshirë e falje, për vetën tonë, familjet tona dhe popujt mbarë, ngase kemi kryer edhe agjërimin, i cili numërohet një nga shtyllat e fesë islame” tha kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.Pas faljes së namazit të Bajramit, Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike si dhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Prishtinë. Një ditë më herët, në urimin e tij për Bajram, Presidenti Fatmir Sejdiu ka lavdëruar Kosovën si shembull i rrallë i bashkëjetesës, tolerancës dhe harmonisë mes të njerëzve të përkatësive të ndryshme fetare. Kjo u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e Myftiut Tërrnava në inaugurimin e Katedralës “Nënë Tereza” por edhe me vizitën e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji në Bashkësië Islame. Festa e Bajramit të madh po shënohet edhe në Shqipëri. Me qindra besimtare myslimane, pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit” ne Tirane per rreth 20 minuta kane kryer ritin e Fiter Bajramit. “ Me të zgjohemi dhe me të ngrysemi, me të madhërojmë zotin tonë, me të therrim kurbanin, me të ecin fëmijët tanë” tha një imam nga Shaqipëria.Me rastin e kësaj feste urime kanë dërguar edhe krerëve e institucioneve shtetërore dhe të partive politike. Kryeministri Sali Beriisha shprehu besimin se Bajramin e ardhshëm, shqiptarët do ta festojnë më të lumtur e të gëzuar, si dhe më të mëkëmbur ekonomikisht.






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin