Fillimi | Lajme | Rajoni | Krasniqi:Serbia mirëpret opinionin e GJND-së

Krasniqi:Serbia mirëpret opinionin e GJND-së

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte pritet të diskutojë propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën. Beogradi ka paraqitur mbrëmë një tekst të ndryshuar të rezolutës,  pas konsultimeve dhe harmonizimit me Bashkimin Evropian. Në propozim tekstin e ri përshëndetet gatishmëria e BE-së për lehtësimin e “dialogut ndërmjet palëve” dhe konstatohet se procesi i dialogut është faktor i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në rajon. Duke komentuar ndryshimin e propozim rezolutës, Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi tha se me këtë hap, Serbia mirëpret opinionin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës. “Rezoluta pothuajse është ndryshuar tërësisht. Përmbajtja e saj afirmon opinionin e GJND-së dhe e thërret Bashkimin Evropian që ta udhëheqë dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende të barabarta, sovrane, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon” tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi.Qeveria e Kosovës thotë se draft-rezoluta e re hedh poshtë çdo mundësi për negociata për statusin politik të Kosovës dhe bën ftesë për bashkëpunim ndërmjet palëve me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe hap perspektivën e integrimeve euro-atlanike. Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi deklaroi sot se draft-rezoluta tani është në përputhje të plotë me realitetin në Kosovë dhe në rajon.“Qeveria e Kosovës e mirëpret tërheqjen e asaj Rezolute. Ne kemi qenë të bindur se ajo Rezolutë nuk do të shkon në AP të OKB-së. Kosova është e gatshme për bashkëpunim ndër-shtetëror me cilindo shtet, për fqinjësi të mirë, për bisedime që kanë për synim bashkëpunimin rajonal, por nuk do të ketë bisedime për statusin dhe çështje e brendshme të Republikës së Kosovës” shtoi zv.kryeministri i Kosovës Hajrdin Kuqi. Qeveria e Kosovës përmes një deklarate ka shprehur keqardhje për deklaratën e bërë publike nga Qeveria e Serbisë, e cila në menyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së re të përpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja. Shkëlzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Zhbogar: ‘JO’, konfliktit të ngrirë në veri
I sapo emëruari përfaqësues special i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për RTK-në, ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duhet ...
image
Greqi, masat e reja nxisin grevë të përgjithshme
Sindikatat në Greqi po fillojnë grevën e re 48 orëshe. Shkak për thirrjen në protesta të dy organizatave më të mëdha sindikale është aplikimi i ...
image
Jep dorëheqjen nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të ...
image
Stefanoviq: 'Tash presionet ndaj Kosovës'
Borislav Stefanoviq, shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Kosovën ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve se kohëve të fundit janë shtuar presionet ...
image
Greqi, shkurtohen pensionet
Kryeministri grek Lukas Papadhimos, nuk e mori mbështetjen nga partnerët e koalicionit për paketën e re të masave ekonomike. Miratimi i propozimit është një kusht ...
image
Kamishi, asnjë fakt për Kurtin
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, nuk ka publikuar as edhe një fakt të vetëm për ” marrëdhëniet e Albin Kurtit me ...
image
Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-ve
Lideri i përparimtarëve serb, Tomisllav Nikoliq nuk mund të hy në SHBA. Emri i tij vazhdon të jetë në listën e personave të cilëve u ...
image
Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot do të mbajë seancën e radhës, në të cilën do të prezantohet raporti i rregullt tremujor i ...
image
Kryeministri shqiptarë Berisha, për vizitë dyditore në Azerbajxhan
Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dyditore në Azerbajxhan. Gjatë qëndrimit atje, Berisha pritet të takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin ...
image
Sondazh: Grekët nuk janë të kënaqur nga Qeveria e Papadhimos
Rezultatet nga anketa e fundit e "Pablik ishu" (Public Issue) tregojnë se PASOK-u ka mbështetje prej vetëm tetë për qind të qytetarëve, përderisa Demokracinë e ...
image
Protestuesit janë munduar të hyjnë në parlamentin grek
Protestuesit janë munduar të hynë sot në parlamentin grek, njofton televizioni grek Antena.Një grup të rinjsh kanë mbajtur flamuj grekë dhe kanë brohoritur kundër ...
image
Thaçi: Nuk ka status special për veriun
Nuk do të ketë kurrfarë statusi special apo autonomi për ndonjë pjesë të territorit të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi lidhur me deklarimin ...
image
Çdo i huaj që investon 100 mijë euro në Shqipëri, merë shtetësinë shqiptare
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Qeverisë, se çdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, ...
image
Serbi, tenton të arratiset vrasësi i ish-kryeministrit Gjingjiç
Tenton të arratiset nga burgu, autori i vrasjes së ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiç. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet serbe të cilat theksojnë se Sretko ...
image
Propozimi i Tadiçit nuk shqetëson Qeverinë e Kosovës
Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim të Qeverisë së Kosovës.Kjo e fundit ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com