-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Serbia do ta ndryshojë rezolutën për Kosovën
Burime nga kabineti i Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton konfirmuan për Alsat M se serbët pranuan të mërkurën pasdite të ndryshojnë në thelb përmbajtjen e projekt-rezolutës për Kosovën që kanë paraqitur për votë të enjten në OKB.
“Nuk do të ketë më referenca ndaj statusit apo shtetësisë së Kosovës. Pritet që fjalia ‘diskutime për të gjitha çështjet e hapura’ do të zëvendësohet ‘me dialog mes palëve’. Si dhe do të duhej të hiqej paragrafi ‘shkëputja e njëanshme nuk është e pranueshme”, rrëfejnë të njëjtat burime t’u kenë premtuar serbët. Ndërsa teksti i ri i projekt-rezolutës pritet të bëhet publik sot në mbrëmje.
Pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik, në favor të pavarësisë së Kosovës, pritet të marrë fund kështu edhe beteja disa vjeçare e serbëve për të mos pranuar realitetin e ri në rajon.
Rezultati erdhi pas disa telefonatave që shkëmbyen sot Catherine Ashton dhe presidenti serb Boris Tadiç, të cilët ruajtën kontaktin edhe pas darkës së një nate më parë e cila u mbyll pa rezultat. Vlen të theksohet se Ashton bisedoi e veproi me mbështetjen e 27 vendeve anëtare të Unionit.
Projekt-rezoluta serbe e cila do të hidhet për votim të enjten në Nju Jork, gjatë Asamblesë së radhës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nëse respekton ndryshimet e mësiperme do të mbajë edhe ‘gjurmën’ e BEsë, si edhe bekimin e kësaj të fundit, gjë që do të çelte një erë të re mardhëniesh mes Serbisë edhe Kosovës, por edhe mes vetë Beogradit dhe Brukselit, duke nisur fillimin e kapitullit të fundit të mosmarrëveshjeve e mos-njohjeve në rajon e më gjerë, me vështrim nga e ardhmja e përkufizuar me perspektivë të njëllojtë evropiane. Ernest Bunguri






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin