-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Lirim Jakupi do të gjykohet në Kosovë, nuk ekstradohet në Maqedoni
Ministria e Drejtësisë në Kosovë nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë për ekstradimin e Lirim Jakupit, i cili u arrestu të dielën nga forcat speciale në Prishtinë.
Astrit Kolaj, zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha për ALSAT-M se as që bëhet fjalë njëherë për ekstradimin e Jakupit në Maqedoni pasi sipas tij ai së pari duhet ta vuaj dënimin në Kosovë.
“Përderisa ai është i dënuar në Kosovë dhe përderisa nuk e kryen dënimin këtu nuk mund të ketë as ekstradim të tij në Maqedoni”, tha zëdhënësi Kolaj.
Lirim Jakupi, i njohur me nofkën Nazisti është rikthyer në Burgun e Dubravës në qytetin e Istogut, prej nga kishte ikur bashkë me gjashtë persona të tjerë në gusht të vitit 2007.
Zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë, Astrit Kolaj tha se Jakupi do të vazhdojë ta vuaj pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të rrëmbimit.
Jakupi dje është marrë në pyetje nga gjykatësi ku ka pranuar veprën penale armëmbajtje pa leje ndërsa ka zgjedhur heshtjen kur është pyetur për dy veprat tjera penale me të cilat ngarkohet e që janë: arratisje nga burgu dhe sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Jakupi do të vazhdoj tani të vuaj pjesën e mbetur të dënimit, në Dubravë prej nga kishte ikur para tri vjetësh, ndërsa për tri veprat tjera penale me të cilat ngarkohet do të zhvillohet procedura e rregullt, megjithëse mbetet e paqartë se ku do të bëhet gjykimi i tij në Gjykatën e Qarkut në Pejë apo në Prishtinë. Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin