-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Eshton dhe Tadiq takohen në Bruksel
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, do të takohet sot në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.
Temë e bisedimeve pritet të jetë harmonizimi i propozim rezolutës së Serbisë për Kosovën në OKB.
Takimi realizohet dy ditë para debatit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan shtypi i Beogradit duke u thirur në burime diplomatike.
Ujdia pritet të formalizohet në takimin e sotëm në Bruksel të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Ketrin Eshton.
Gazetat Blic, Politika dhe Danas, citojnë burime në Beograd dhe Bruksel të kenë thënë se në rezolutën e ndryshuar nuk do të figurojë dënimi i shkëputjes, siç ishte planifikuar, dhe të dyja palët do të ftohen për “dialog”, e jo “për të gjitha çështjet e hapura”, siç ishte formuluar fillimisht.
Përveç kësaj, dialogu për të cilën do të bëhet thirrje, do të duhej të mbahet nën patronatin e Bashkimit Evropian, e jo të Kombeve të Bashkuara, transmeton DPA.






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin