- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Katari njeh pavarësinë e Kosovës, pritet vetëm formalizimi i vendimit
Njohja e pavarësisë i është konfirmuar kryeministrit Hashim Thaci nga princi i Katarit Tamim Bin Hamad Al Thani i cili i ka konfirmuar kreut të Qeverisë së Kosovës se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari nuk është çështje e hapur, është një punë e përmbyllur dhe se pritet shpejt vetëm formalizimi i vendimit .
“Ne e njohim dhe e respektojmë vullnetin e popullit të Kosovës. Ftesa jonë për ju dhe takimi ynë i sotëm është shprehje e vullnetit tonë për të njohur Kosovën dhe shënon fillimin e një kapitulli të veçantë në marrëdhëniet e dy popujve tanë miq”, është shprehur Princi Al Thani.
Njohja kryeministrit Thaçi i është konfirmuar edhe nga kryeministri i Katarit Amad Bin Jassam Al Thani.
“M'u konfirmua nga Kryeministri i Katarit dhe po ashtu edhe nga Princi se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer. Tani vetëm pritet që kjo çështje të formalizohet sipas procedurave që ka Katari”, ka konfirmuar për mediat edhe kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi dhe Princi Al Thani janë pajtuar për thellimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike. Thaçi e ka njoftuar Princin Al Thani për projektet e mëdha në fushën e zhvillimit ekonomik ndërsa ka ftuar investitorët potencialë nga Katari që të jenë prezent në Kosovë.
Princi Al Thani ndërkaq i ka premtuar Kryeministrit Thaçi se së shpejti do të dërgojë një ekip zyrtar në Kosovë për të shqyrtuar mundësitë më të mira për investime në Kosovë.
Kryeministri Thaçi e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Kosovë Emirin Al Thani dhe Kryeministrin Hamad Bin Jassam Al Thani.
Pas njohje nga Katari, kryeministri Thaçi ka thënë se pret njohje të shpejt edhe nga Kuvajti dhe Omani. Shkëlzen Osmani
Komente (2 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


