Fillimi | Lajme | Rajoni | Mitrovicë: Rrahje masive dhe shpërthim

Mitrovicë: Rrahje masive dhe shpërthim

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në veri të Kosovës, në të cilën kanë qenë të përfshirë dy grupe të mëdha të serbëve. Gjatë rrahjes është raportuar edhe për një shpërthim në një furrë të bukës, pronë e një shqiptari ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 
Në rrahjen masive midis serbëve policia thotë se kanë qenë të përfshirë mbi 100 persona, dy prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë përleshjes, policia ka njoftuar edhe për dy automjete civile të dëmtuara. Në pamundësi për ta vënë vetë gjendjen nën kontorll, policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e forcave policore të EULEX-it, të cilat kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjs. Ato janë pritur me gurë dhe gjësende të tjera të forta nga serbët e revoltuar, por pas një kohe të shkurtë kanë arritur ta vëjnë gjendjen nën kontroll dhe ta kthejnë qetësinë në këtë pjesë të tensionuar të Kosovës, të dominuar nga serbët. Nga reagimi i serbëve me gurë policia thotë se nuk është lënduar asnjë pjesëtar i Policisë së Kosovës e as asaj të EULEX-it.Shpërthimi, që besohet të ketë qenë një granatë dore e tipit “M-75” e prodhim jugosllav, policia thotë se nuk ka qenë i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me rrahjen. Sipas një njoftimi të policisë, rrahja masive besohet të ketë qenë e motivuar nga përleshja e një nate më parë në mes të disa të rinjve nga Zveçani dhe Mitrovica, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës ndërsa në atë rast pesë persona, të gjithë të mitur janë arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore. Gjatë kësaj përleshje, dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë trajtuar në repartin kirurgjik të spitalin e qytetit në veri. Shkëlzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

Dritan Asllani më 06/09/2010 14:50:33
avatar
Pershendetije Serbise po i vjen fundi dhe nuk ka ç;te beje por veç qe te nxise dhunen ne prakte te bisedimeve ne OKB por e gjithe bota e di se gjendeja ne Mitrovice eshte e qete dhe te gjitha trazirat i ben Serbia dhe propozoj qe te merren masa dhe ti jepet nje lecjon ketyre politikaneve qe kane per synim te krijojne trazira ne Kosove.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com