-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Mitrovicë: Rrahje masive dhe shpërthim
Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në veri të Kosovës, në të cilën kanë qenë të përfshirë dy grupe të mëdha të serbëve. Gjatë rrahjes është raportuar edhe për një shpërthim në një furrë të bukës, pronë e një shqiptari ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në rrahjen masive midis serbëve policia thotë se kanë qenë të përfshirë mbi 100 persona, dy prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë përleshjes, policia ka njoftuar edhe për dy automjete civile të dëmtuara. Në pamundësi për ta vënë vetë gjendjen nën kontorll, policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e forcave policore të EULEX-it, të cilat kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjs. Ato janë pritur me gurë dhe gjësende të tjera të forta nga serbët e revoltuar, por pas një kohe të shkurtë kanë arritur ta vëjnë gjendjen nën kontroll dhe ta kthejnë qetësinë në këtë pjesë të tensionuar të Kosovës, të dominuar nga serbët. Nga reagimi i serbëve me gurë policia thotë se nuk është lënduar asnjë pjesëtar i Policisë së Kosovës e as asaj të EULEX-it.Shpërthimi, që besohet të ketë qenë një granatë dore e tipit “M-75” e prodhim jugosllav, policia thotë se nuk ka qenë i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me rrahjen. Sipas një njoftimi të policisë, rrahja masive besohet të ketë qenë e motivuar nga përleshja e një nate më parë në mes të disa të rinjve nga Zveçani dhe Mitrovica, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës ndërsa në atë rast pesë persona, të gjithë të mitur janë arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore. Gjatë kësaj përleshje, dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë trajtuar në repartin kirurgjik të spitalin e qytetit në veri. Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin