-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Policia e Kosovës arrestoi Lirim Jakupin
Policia e Kosovës arrestoi sot në Prishtinë, një nga shtatë të arratisurit tre vjet më parë nga burgun e Dubravës Lirim Jakupi, me nofkën ‘nazisti’. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës, e cila saktësoi se arrestimi është bërë nga Departamenti kundër Krimit të Organizuar. Ky departament kishte pasur sinjalizime për vendndodhjen e të kërkuarit, dhe kishte bastisur një shtëpi në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë. Departamenti kundër Krimit të Organizuar i Policisë së Kosovës, i përkrahur edhe nga Njësiti Special i forcave të Ndërhyrjes së shpejtë arrestuan 31 vjeçarin Lirim Jakupin, ndaj të cilit kishte urdhër-arrest të lëshuar nga Drejtoria e Burgut të Dubravës, për veprën penale ‘Arratisje’ më 18 gusht të 2007. Me vendlindje nga Bujanoci, ndaj 31 vjeçarit kishte urdhër-arrest edhe pas dyshimeve si lider i një grupit të armatosur që dy vjet më parë u përlesh me policinë në Brodec, pranë kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës. Gjatë kontrollit të realizuar, policia konfiskoi 2 granata dore, 1 automatik me katër karikatorë dhe 2 revole të llojit TT. Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. alsat-m






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin