- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Sejdiu me shumë optimizëm udhëton për në Nju Jork
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu udhëtoi sot për në Nju Jork ku do të qëndrojnë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në një konferencë të mbajtur në Aeroportin e Prishtinës pak para nisjes për në Nju Jork, Presidenti Sejdiu tha se institucionet vendore dhe mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës kanë bërë punë të mirë që t’i parandalojnë përpjekjet e Serbisë për miratimin e projekt-rezolutës serbe gjatë këtij sesioni.
"Është koha e debatit të mundshëm për projekt-rezolutën e paraqitur nga Serbia për të penguar ecjen tonë të mëtejshme sipas vizionit të saj, por nuk mund ta bëjë dhe të relativizojë qëndrimin e qartë të shprehur të GJND-së, pra mendimin e saj sipas kërkesës atëherë të Republikës së Serbisë, dhe pjesa tjetër do të jetë pjesë po ashtu që lidhet edhe me të parën natyrisht që në kuptimin e angazhimeve për njohje të mëtejshme”, tha Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
Ndërsa ministri i jashtëm Skënder Hyseni tha se ka marrë sinjale për njohje të reja, pas njohjes nga Hondurasi.
“Po priten njohje të reja, tash se kur do të ndodhin para Asamblesë së Përgjithshme apo pas nuk mund ta themi por ka shumë shtete që kanë dhënë indikacione shumë të qarta, që janë duke e trajtuar gjithanshëm kërkesën e Republikës së Kosovës për njohje”,deklaroi Skënder Hyseni, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Delegacionit shtetëror të Kosovës të martën në Nju Jork do t’i bashkohet edhe kryeministri Hashim Thaçi, ku do të kenë një takim me vendet anëtare të Ligës Arabe. Delegacioni i Kosovës do të ketë një varg takimesh gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, ku do të lobojë për njohje të reja për shtetin e Kosovës. Shkëlzen Osmani
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


