Fillimi | Lajme | Rajoni | Sejdiu me shumë optimizëm udhëton për në Nju Jork

Sejdiu me shumë optimizëm udhëton për në Nju Jork

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu udhëtoi sot për në Nju Jork ku do të qëndrojnë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në një konferencë të mbajtur në Aeroportin e Prishtinës pak para nisjes për në Nju Jork, Presidenti Sejdiu tha se institucionet vendore dhe mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës kanë bërë punë të mirë që t’i parandalojnë përpjekjet e Serbisë për miratimin e projekt-rezolutës serbe gjatë këtij sesioni.
"Është koha e debatit të mundshëm për projekt-rezolutën e paraqitur nga Serbia për të penguar ecjen tonë të mëtejshme sipas vizionit të saj, por nuk mund ta bëjë dhe të relativizojë qëndrimin e qartë të shprehur të GJND-së, pra mendimin e saj sipas kërkesës atëherë të Republikës së Serbisë, dhe pjesa tjetër do të jetë pjesë po ashtu që lidhet edhe me të parën natyrisht që në kuptimin e angazhimeve për njohje të mëtejshme”, tha Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
Ndërsa ministri i jashtëm Skënder Hyseni tha se ka marrë sinjale për njohje të reja, pas njohjes nga Hondurasi.
“Po priten njohje të reja, tash se kur do të ndodhin para Asamblesë së Përgjithshme apo pas nuk mund ta themi por ka shumë shtete që kanë dhënë indikacione shumë të qarta, që janë duke e trajtuar gjithanshëm kërkesën e Republikës së Kosovës për njohje”,deklaroi Skënder Hyseni, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
 Delegacionit shtetëror të Kosovës të martën në Nju Jork do t’i bashkohet edhe kryeministri Hashim Thaçi, ku do të kenë një takim me vendet anëtare të Ligës Arabe. Delegacioni i Kosovës do të ketë një varg takimesh gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, ku do të lobojë për njohje të reja për shtetin e Kosovës. Shkëlzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Zhbogar: ‘JO’, konfliktit të ngrirë në veri
I sapo emëruari përfaqësues special i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për RTK-në, ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duhet ...
image
Greqi, masat e reja nxisin grevë të përgjithshme
Sindikatat në Greqi po fillojnë grevën e re 48 orëshe. Shkak për thirrjen në protesta të dy organizatave më të mëdha sindikale është aplikimi i ...
image
Jep dorëheqjen nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të ...
image
Stefanoviq: 'Tash presionet ndaj Kosovës'
Borislav Stefanoviq, shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Kosovën ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve se kohëve të fundit janë shtuar presionet ...
image
Greqi, shkurtohen pensionet
Kryeministri grek Lukas Papadhimos, nuk e mori mbështetjen nga partnerët e koalicionit për paketën e re të masave ekonomike. Miratimi i propozimit është një kusht ...
image
Kamishi, asnjë fakt për Kurtin
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, nuk ka publikuar as edhe një fakt të vetëm për ” marrëdhëniet e Albin Kurtit me ...
image
Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-ve
Lideri i përparimtarëve serb, Tomisllav Nikoliq nuk mund të hy në SHBA. Emri i tij vazhdon të jetë në listën e personave të cilëve u ...
image
Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot do të mbajë seancën e radhës, në të cilën do të prezantohet raporti i rregullt tremujor i ...
image
Kryeministri shqiptarë Berisha, për vizitë dyditore në Azerbajxhan
Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dyditore në Azerbajxhan. Gjatë qëndrimit atje, Berisha pritet të takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin ...
image
Sondazh: Grekët nuk janë të kënaqur nga Qeveria e Papadhimos
Rezultatet nga anketa e fundit e "Pablik ishu" (Public Issue) tregojnë se PASOK-u ka mbështetje prej vetëm tetë për qind të qytetarëve, përderisa Demokracinë e ...
image
Protestuesit janë munduar të hyjnë në parlamentin grek
Protestuesit janë munduar të hynë sot në parlamentin grek, njofton televizioni grek Antena.Një grup të rinjsh kanë mbajtur flamuj grekë dhe kanë brohoritur kundër ...
image
Thaçi: Nuk ka status special për veriun
Nuk do të ketë kurrfarë statusi special apo autonomi për ndonjë pjesë të territorit të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi lidhur me deklarimin ...
image
Çdo i huaj që investon 100 mijë euro në Shqipëri, merë shtetësinë shqiptare
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Qeverisë, se çdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, ...
image
Serbi, tenton të arratiset vrasësi i ish-kryeministrit Gjingjiç
Tenton të arratiset nga burgu, autori i vrasjes së ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiç. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet serbe të cilat theksojnë se Sretko ...
image
Propozimi i Tadiçit nuk shqetëson Qeverinë e Kosovës
Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim të Qeverisë së Kosovës.Kjo e fundit ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com