Fillimi | Lajme | Rajoni | Pahor thërret Tadiçin në Lubjanë për projekt rezolutën e Serbisë

Pahor thërret Tadiçin në Lubjanë për projekt rezolutën e Serbisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Boris Tadiç dhe Borut Pahor

Vazhdojnë përpjekjet diplomatike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Beogradit për gjetjen e një kompromisi për ndryshimin e pr/rezolutës serbe për Kosovën e cila do të diskutohet më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Bisedimet janë përqendruar në ndryshimin e qëndrimeve të Beogradit zyrtar ndaj mendimit të GJND-së dhe në veçanti bisedave me Prishtinën. Presidenti serb Boris Tadiç udhëton sot drejt Sllovenisë për të takuar kryeministrin slloven Borut Pahor në një darkë private.Media serbe shkruajnë sot se fokusi i bisedimeve do të jetë ajo se çfarë Lubjana mund të bëjë për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqte numrin më të madh të shteteve të Bashkimit Europian. Kryeministri slloven Pahor është cituar të ketë thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia ka perspektivën evropiane dhe se Sllovenia do ta mbështesë atë.Kabineti i presidentit Tadiç deklaron se do të jetë një vizitë zyrtare pune në Lubjanë, ndërsa zyra e kryeministrit Pahor thotë se vizita është private dhe parashikohet shkëmbimi i opinioneve në lidhje “me disa çështje aktuale ndërkombëtare në një bashkëbisedim miqësor”.Edhe pse kabineti i Pahor nuk ka specifikuar se cilat do të jenë temat e diskutimit, vizita vjen pas presionit nga shtete që kanë njohur Kosovën, mes tyre dhe Sllovenia, ndaj Serbisë të heqë dorë ose të ndryshojë draft rezolutën që do të jetë në agjendën e diskutimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork më 9 shtator. Autoritetet serbe kanë bërë me dije se janë të gatshme për kompromis, por kanë këmbëngulur në qëndrimin e tyre se Rezoluta nuk mund të shkelë “vijat e kuqe” për Serbinë. Një presion diplomatik është bërë mbi Beogradin ditët e fundit, përmes ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, që i kanë bërë me dije Serbisë se rruga e saj drejt BE-së mund të vështirësohet në rast të mosarritjes së një zgjidhjeje me Brukselin për rezolutën. Balkanweb

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com