-
(138)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Thaçi: Rezoluta e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të dështojë
Një delegacion i lartë i shtetit të Kosovës, i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu do të udhëtoi së shpejti për në Nju Jork për të qenë sa më afër zhvillimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet rezoluta e paraqitur nga Serbia kundër pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi, shprehet i bindur se Kosova do të arrijë sukses edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku së bashku me Presidentin do të qëndrojë edhe ai dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni.
“Varësisht nga rrethanat, por me gjasë delegacioni i lartë shtetëror do të jetë prezent në Nju Jork, Presidenti Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme dhe ekipa paraprake që është tani atje dhe që është duke punuar maksimalisht me të gjithë partnerët dhe miqtë tanë me zotimin për sukses të ri të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Ndërkohë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparks e ka vlerësuar si kthim prapa për perspektivën evropiane të Serbisë projekt-rezolutën e paraqitur nga ky shtet në Kombet e Bashkuara. Pas një takimi që zhvilloi sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ambasadori britanik tha se vendi i tiji ka kërkuar Serbisë që të tërheqë këtë rezolutë dhe të vijmë te një tekst i cili do të ishte neutral dhe i cili do të hapte rrugën për atë që ne duam, pra bisedime konstruktive mes Serbisë dhe Kosovës, si shtete fqinje të pavarura, për shumë çështje të cilat do të ishin në interes të përbashkët. Ndërsa shefi i diplomacisë kosovare Skender Hyseni tha se ne po mundohemi që kjo iniciativë të dështojë, e cila është destruktive jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë dhe unë kam besim se do të dështojë. Shkelzen Osmani
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin